Thashetheme-Biel: Me Justin këndoj vetëm në dush

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Thashetheme-Biel: Me Justin këndoj vetëm në dush

I vetë-kënaquri Daniel Craig
Ylli i filmave James Bond, Daniel Craig, thotë se ai ka gjithçka çfarë atij i nevojitet në jetë. Aktori, i cili pritet ta përsërisë rolin e spiunit në filmin e ri, “Quantum of Solac”, thuhet se ka nënshkruar marrëveshje të vlefshme rreth 60 milionë dollarë, për të bërë katër filma 007. “Kam gjithçka më nevojitet. Materialisht jam mirë. Sinqerisht nuk kam nevojë për asgjë. Ekonomikisht bota është në telashe vërtetë të mëdha, prandaj kush e di nëse do të jemi në gjendje të bëjmë edhe një film mbi Bondin së shpejti?”, - ka thënë Craig.

Biel: Me Justin këndoj vetëm në dush
Aktorja Jessica Biel thotë se ajo kurrë nuk do të këndojë në duet me të dashurin e saj, yllin e muzikës pop, Justin Timberlake, duke theksuar se kjo mund të ndodhë vetëm nën dush. Dyshja thuhet se planifikon të bashkëpunojë në fushën e muzikës, por Jessica, 26-vjeçare, e cila sapo ka bërë debutimin në këndim duke realizuar këngën për filmin e ri të saj, “Easy Virtue”, thotë se i vetmi rast kur ajo dhe Justin do të ndajnë talentin e tyre të këndimit do të jetë në dush. “Më pëlqen të këndoj, por jam më shumë për vende më të mbyllura, një tip që këndon në dush. Nuk mendoj se do të nxjerr ndonjë album me Justin. Ndërsa të bëj ndonjë vijë melodike ose muzikë filmi, kjo do të ishte më tërheqëse”, - ka thënë aktorja.

Theron: Burrat, më të ndershëm se gratë
sktorja seksi, Charlize Theron, thotë se ndihet shumë mirë falë të dashurit të ri, aktorit Stuart Townsend, të cilin ajo e quan “burri im”. “Ai është njeriu i vetëm që ishte në gjendje të më kuptonte se çfarë unë jam në të vërtetë, se sa brishtësi ka brenda meje”, - thotë Charlize për Stuart. Theron rrëfen se për të është shumë e lehtë të flasë si me femrat ashtu edhe me meshkujt, por se meshkujt janë më të sinqertë. “Megjithatë, shpesh gratë bëhen armiket më të mëdha dhe flasin shumë pas shpine. Në këtë sens, meshkujt janë më të sinqertë dhe më të ndershëm”, - thotë Theron.

Moss dëshiron të jetojë në Karaibe?
Supermodelja Kate Moss thuhet se është duke planifikuar të blejë një shtëpi në Karaibe dhe ta ndajë atë me të dashurin e rikthyer tek ajo, Jamie Hince. Dyshja kanë pasur një lidhje me ngritje dhe ulje, madje duke u ndarë në muajin e kaluar, por duke u ribashkuar sërish më pas. Pavarësisht lidhjes së tyre jo aq të fortë, modelja thuhet se dëshiron të investojë në një pronë në Puerto Rico, që të mund ta heqë nga qendra e vëmendjes lidhjen e saj me frontmenin e grupit ‘The Kills’. “Kate i pëlqen Karaibet dhe po hulumton të blejë shtëpi të saj në Puerto Rico. Ato tani po e vendos në aksion planin e saj. Ajo dëshiron një vend shumë privat dhe llogarit se ajo dhe Jamie mund të gjejnë paqe dhe qetësi në ishull. Ky do të ishte një vend i veçantë, ku ajo mund të shmanget nga vëmendja”, - ka thënë një burim për ‘The Sun’.

Pink: Tall ish-burrin në këngë, kryeson klasifikimin
Pink ka kërkuar nga fansat e saj të mos e lexojnë shumë singlin e saj “So What”, që kryeson listat, pasi çdo varg në të është shaka. Hiti i ri i këngëtares, i pari që shkon në vend të parë në klasifikim, tall ndarjen e saj nga burri Carey Hart, dhe pastaj hedh shaka mbi Jessica Simpson. Por Pink thotë se i ka shkruar vargjet për ta bërë atë më qesharake, dhe ka thënë se e ka shkruar Simpsonin për shkak të përputhjes me rimën. “Kjo këngë ishte shaka kur e kam shkruar. Mendova, ‘Oh, kjo do të jetë vërtet argëtuese: Mendoj se e humba burrin, nuk e di ku shkoi’. Dhe pastaj vazhdova më tej, nga këtu dhe çdo varg ishte më qesharak se i mëparshmi”, - ka thënë Pink. “Gjithkush mendon se e shaj Jessica Simpsonin, por nuk është aspak kështu. Thjesht them se ajo është më ‘cool’ se unë”, - shton Pink.


Gazeta shqiptare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top