Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Thaçi: Vetëvendosje po vetëfundoset

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi e ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare, duke e quajtur këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërkaq Aleancën Kuq e Zi që mbështet këto aktivitete si “Faqezi”.

Kryeministri i vendit pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.

Patriotizmi sot, siç tha Thaçi, është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, pas akuzave ndaj Vetëvendosjes, e quajti këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërsa Aleancën Kuq e Zi, që mbështet këto aktivitete i quajti faqezi.

Ai tha se pushteti në Kosovë nuk do të merret me dhunë por përmes votës së lirë.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës nga ana e Policisë së Kosovës në rast se kjo do të provokohet nga protestuesit.

Ai tha se Policia e Kosovës nuk do t’i lejojë as afër pikave kufitare protestuesit, e as përgjatë rrugës që shpie te këto pika.

Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha se bllokimi i pikave kufitare përpos që kufizon lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve, e dëmton edhe buxhetin e Kosovës.

Ajo bëri të ditur se nga këto dy pikat kufitare, gjegjësisht nga pika kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, brenda ditës alokohen 50-60 mijë euro.
 
Titulli: Thaçi: Vetëvendosje po vetëfundoset

Kur u be dhe ky...ah si nuk i bie noj infrakt. Idioti dreqit qe po e shet vendin pjese pjese, me keq se Berisha. I marrte lumi i marrte.
 
Titulli: Thaçi: Vetëvendosje po vetëfundoset

Them se u tregua tamam shqiptar i pajekur :(
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back