Kresha
A pretty face can never trick me
Pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të vendit.
Thaçi këtë e bëri të ditur në një konferencë për media.
“Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës”, tha ai, raporton Telegrafi.
“…Për të mbrojtur integritetin e Presidencës, shtetit të Kosovës, qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës dhe duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Thaçi më tej tha se ndihet krenar me përgjegjësitë që ka bartur në tri dekada në pozicione të ndryshme institucionale.
Ish presidenti Thaçi kërkoi nga forcat politike që në këto rrethana të reja të dëshmojnë maturinë që kërkon koha, në mënyrë që vendi të mos thellohet në krizë kushtetuese e institucionale.
“Interesat e shtetit të jenë mbi ato personale dhe partiake”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të ruhet orientimi euro-atlantik i shtetit dhe shoqërisë. /Telegrafi/