Tetraplegjikia 4 muajshe shtatzënë, përdhunimi misterioz

ida angel

:)
V.I.P
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qarkun Fier ku një tetraplegjike nga fshati Lapulec i rrethit Mallakastër, ka ngelur shtatzënë pas abuzimeve që janë bërë ndaj saj. Fakti është bërë i ditur nga drejtues të spitalit Fier.

17-vjecarja me iniciale A.Z. me aftësi të kufizuara mendore të shkallës më të rëndë, është sjellë në spitalin e Fierit për vizitë mjekësore nga nëna e saj.
spital1.jpg


Pas vizitave dhe konsultimeve të mjekëve vajza është dërguar në maternitetin e Fierit dhe pas kontrolleve të mjekëve specialistë në këtë maternitet ka rezultuar katër muajshe shtatëzënë.

Drejtuesit e Spitalit të Fierit kanë deklaruar se do të kryehet një ndëhyrje kirurgjikale për të ndalur shtatzaninë, pasi sipas mjekut specialist Robert Luto zhvillimi i shtatzanisë në trupin e tetrapelgjikes do të ishte i pamundur dhe fatal për shëndetin e 17-vjeçares.
Menjëherë pas konstatimit të këtij fakti, mjekët kanë vënë në dijeni policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të personit që ka kryer aktin seksual me vajzën, e cila nuk është në gjendje të veprojë e të flasë.

Dosja tashmë ndodhet ne organin e akuzës në Prokurorinë e rrethit Fier. 17-vjeçarja jeton me nënën dhe vëllanë e saj 15 vjeçar, në fshatin Lapulec Mallakaster ndërkohë që babai i saj dhe njëri prej vëllezërve prej kohësh punojnë në Greqi.time.al
 
Titulli: Tetraplegjikia 4 muajshe shtatzënë, përdhunimi misterioz

Ku shkon Zoti e ju bie barre tek te varferit e shkret ...Si eshte e mundur qe ky popull spaska as gjak as dinjitet
 
Titulli: Tetraplegjikia 4 muajshe shtatzënë, përdhunimi misterioz

Ne fakt dyshohet per te vellain e saj, me te vogel ne mosh por qe dhe ai ne kushte te tilla shendetsore me aftesi te kufizuara....te pakten kjo eshte nje nga pistat kryesore qe po hetohet, pritet te behet ADN per ta vertetuar...kshu lexova ne nje info ne fb
 
Titulli: Tetraplegjikia 4 muajshe shtatzënë, përdhunimi misterioz

Mekat..njeriu kalon edhe kafshen...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top