Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

Tetova llogaritet si ndër qytetet më të ndotura jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë Ballkanin, duke qenë përkrah Sarajevës.

Përveç Tetovës, me ndotje të madhe në vend paraqiten edhe Shkupi, Velesi dhe Manastiri.

Ndotja arrin 500 deri në 1.000 mikrogram grimca PM 10 për metër kub./albeu.com/


tetova8.JPG
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

zona me e ndotur ne gjithe ballkanin mbetet kryqezimi 21 dhjetorit tirane, jealous tetovarians :P
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

Qyteti mè i ndotur èshtè Elbasani me uzinen qè ka ni teknologji shumè te prapambetur .
Jo qè e dija por sipas lajmeve ne TV .
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

Tetova ka vite se po perballet me ket problem.Tani vende te ndotuar ka cdo vend edhe ne ks.. psh.. ne obiliq eshte sh problem te jetohet aty.... por askush nuk merr me kete problem deri tani.
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

Cudi sepse ne Ballkan ka qytete me industri shume me te zhvilluar se qe ka Tetova.
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

1396016_731872093569935_9075403194092999719_n.jpg
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

ndotja-582x330.jpg


Ajri i ndotur po ngulfat shumë qytete të vendit. Të dhëna alarmante vijnë nga Tetova, Kërçova dhe Shkupi. Në Tetovë ndotja e ajrit ka arritur maksimumin e mundur, duke shënuar kështu 1000 mikro gram grimca PM10 për një metër kub. Aktivistë të shoqatës ‘EcoGuerilla’ madje këtë e cilësojnë si helmim dhe jo ndotje. Xhelal Neziri nga kjo Organizatë thotë se nëse ministri i ekologjisë nuk mund të detyrojë metalurgjikun e Jugohromit të vendos filtra, atëherë ai duhet të dorëhiqet.
‘Të jesh në një ambient ku niveli i ndotjes është 18 deri në 20 herë më i lartë se sa i lejuari atëherë më nuk bëhet fjalë për ndotje – ky është helmim. Nëse ministri i ekologjisë është i pafuqishëm që ta detyrojë një kombinat të thjeshtë që të vë filtra dhe të mbrojë shëndetin e 340 000 qytetarëve që jetojnë në këtë rajon atëherë hapi më i logjikshëm në këtë rast është dorëheqja. Ne në të ardhmen do të kërkojmë edhe më zëshëm edhe dorëheqjen e ministrit nëse ai nuk merr hapa konkret që këtë helmues të madh të qytetarëve ta detyrojë të vendos filtra’, tha Xhelal Neziri – ‘Eco Guerilla’.
Nga ‘Eco Guerilla’ shfaqin dyshime për marrëveshje të fshehtë Qeverisë dhe Jugohromit.
‘Bëhet fjalë për një pafuqi totale të ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi. Shteti qeveria dhe ministri i ekologjisë heshtën dhe kjo heshtje është shumë misterioze dhe një ditë do të vijë kohë që të gjitha marrëveshjet ndër tavolinë të dalin në shesh. Unë mendoj se vazhdimi i lejes së punës pa filtra ka një prapavijë që ne vetëm mundë të supozojmë se çmundo të jetë, mundë të jetë marrje me kontrata jo ligjore, dhe për këtë një ditë dikush duhet të jap përgjegjësi’, deklaroi Xhelal Neziri – Eco Guerilla.
Nga kjo organizatë paralajmëruan se protesta e paralajmëruar ku
ndër ndotjes së ajrit, para qeverisë dhe ministrisë së Ekologjisë do të mbahet muajin e ardhshëm.

Bashkim Sulejmani
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

100 foshnja vdesin nga ajri i ndotur në Tetovë

Mjekët e Tetovës po heshtin zbulimin më makabër që po ndodh në historinë e këtij qyteti. Vetëm gjatë vitit të fundit në këtë qytet mbi 100 foshnja kanë vdekur nga gratë shtatëzëne shqiptare, raporton Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”. Këta foshnja kanë vdekur nga abortet spontane pa dëshirën e nënave shtatëzëne.
Disa mjekë të kontaktuar nga “Zhurnal” për shkak të reperkusione nga institucionet shtetërore nuk dëshirojnë të publikojnë emrin dhe këta shifra, po pranojnë se shkak kryesor për abortet spontane është ajri tepërt i ndotur në Tetovë.
“Paramendoni një nënë shtatëzane thithë ajrin ku më shumë ka monoksid karbon, me atë ajr e ushqen foshnjën në mitrën e saj. Dihet si është përfundimi. Foshnja vdes para kohe që ne si mjek i shohim çdo javë me eho aparat”, citohet një mjek nga Tetova.
Mjekët nga ky qytet pranojnë se ka raste të shumta të aborteve spontane. Mirëpo askush nuk ka evidencë të saktë zyrtare sa sa aborte janë, pasi pacientet vendosin personalisht se ku të bëjnë kiretazhin(pastrim të fetusit) nëpër spitalet shtetërore apo në ato private.B tetova
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin

Kjo eshte ne nje qytet tjeter te Maqedonis, Kercove....
[video=youtube;uI8zfZV3-G0]https://www.youtube.com/watch?v=uI8zfZV3-G0[/video]
 
Titulli: Tetova, rekord ndotje në të gjithë Ballkanin



ajri_i_ndotur1.jpg
1 350 persona vdesin çdo vit në Maqedoni nga ajrit i ndotur


Rreth 1 350 persona humbin jetën në Maqedoni çdo vit si pasojë e problemeve që shkakton në shëndetin e tyre ndotja e ajrit.

Në raportin e Bankës Botërore të publikuar tre vitë më parë, thuhet se, nëse Maqedonia i arrin standardet evropiane të ekologjisë dhe nëse do të ulë përqendrimin e grimcave PM10 dhe PM25 në ajër, atëherë do të shpëtoheshin mbi 800 jetë njerëzish në vit, transmeton "Almakos".

Pavarësisht këtyre shifrave të publikuara nga BB, Instituti i Shëndetit Publik pretendon se në vitin 2011 numri i të vdekurve në Maqedoni, si pasojë e ajrit të ndotur, është vetëm 300. /albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back