TEST-Sa i njihni reagimet dhe zhvillimin e fëmijës tuaj

braziljania

Anëtar i Nderuar
Të qenit prindër nuk është një detyrë e lehtë. Por nënat dhe baballarët sot ballafaqohen më gjëra të reja dhe sjellje të ndryshme të fëmijëve, të cilat prindërit e tyre nuk i kanë hasur.

Fëmijët e sotëm nuk preferojnë më ushqime të çfarëdollojshme, por e përzgjedhin atë. Në ditët e sotme fëmijët kalojnë orë të tëra para televizorit dhe kompjuterit. Mbi të gjitha është e rëndësishme që këto informacione të realizuara nga studimet dhe eksperimentet e ndryshme t’i përcillen publikut, në mënyrë që gjithsecili të përvetësojë një stil jetese që të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e tij.

Për këtë arsye gazetat e revistat e ndryshme publikojnë çdo ditë rezultatet e studimeve dhe zbulimeve më të fundit në fushën e shkencës së mjekësisë. Kështu sipas një testi të thjeshtë të të rejave mjekësore, bazuar në studimet më të fundit në fushën e mjekësisë, të publikuara nga e përditshmja amerikane “New York Times”, ju mund të provoni njohuritë tuaja.

Cilat janë ushqimet më të dobishme për fëmijët, s’i ndikon televizori në sjelljen e fëmijëve dhe adoleshentëve, si të shmangni problemet e pagjumësisë te fëmijët, mbipeshën dhe obezitetin, edukimi i tyre dhe disiplina, etj. Pasi t’u përgjigjeni pyetjeve, shikoni se sa përgjigje të sakta keni arritur të gjeni. اdo përgjigje e saktë është edhe një njohuri plus mbi arritjet më të fundit të mjekësisë. Provoni sa të mirinformuar jeni mbi ndryshimet dhe zhvillimet në shëndetin e fëmijës suaj.

1.Adoleshentet të cilët ndjekin shumë programe televizive të ngarkuara me materiale seksuale, janë dy herë më të predispozuara për të ngelur shtatzënë në moshë më të re, sesa ato adoleshente që i ndjekin më pak ato. Pos sipas një studimi më të fundit, adoleshentet të cilat ndjekin në televizion programe seksuale, janë:

a. Tre herë me të predispozuara për të pasur shtatzëni të hershme se ato që i ndiqnin më pak këto programe.
b. Dy herë më të predispozuara për të pasur shtatzëni të hershme.
c. Më pak të predispozuara për të pasur shtatzëni të hershme.
d. Nuk ka ndikim ndjekja e programeve seksuale televizive dhe shtatzënisë gjatë adoleshencës.
E sakte c.


2.Të nxitur nga një shtim të dukshëm në peshë tek pjesa më e madhe e fëmijëve, çka shkakton obezitet, zyrtarët nëpër të gjithë vendin kanë vendosur që të ndalohet shitja e pijeve të ëmbla në shkollat fillorë publike. Një studim i ri tregoi se në ato shkolla ku u ndalua konsumimi i pijeve të ëmbla, studentët pinin:

a. Kryesisht më pak soda, gjatë kursit të javës mësimore.
b. Vetëm shumë më pak soda.
c. Pak më shumë soda.
d. Kryesisht më shumë soda.
E sakte b.
 
Titulli: TEST-Sa i njihni reagimet dhe zhvillimin e fëmijës tuaj

3.Në ditët e sotme njerëzit i kushtojnë më tepër vëmendje ushqimit për veten dhe fëmijët e tyre në mënyrë që merren lëndët e nevojshme për organizmin. Por një pjesë e të rinjve, sidomos nxënësit e shkollave preferojnë se tepërmi ushqimet e thata dhe fastfood-et. Përdorimi i këtyre produkteve:

a. Nënvlerëson sasinë e kalorive që ata marrin me këto ushqime.
b. Mbivlerëson ushqimet jo të freskëta dhe kaloritë e dëmshme.
c. Zgjedhjen e produkteve më pak të shëndetshme.
d. Ndikojnë në dobësimin e imunitetit.
E saktë a.

4.Multiple skleroza prek trurin dhe shtyllën kurrizore, duke shkaktuar dhimbje të përgjithshme, të dridhura, etj; çka ndikon në dobësimin e organizmit, të fortësisë së krahëve dhe këmbëve. Ky çrregullim i mistershëm, akoma i paidentifikuar qartë, dhe i paparashikueshëm më shpesh prek:

a. Afro-Amerikanët
b. Latino-Meksikanët
c. Meshkujt
d. Femrat
E saktë d

5.Në vitin 1940 pas një studimi i tregua se pjesa më e madhe i shohin ëndrrat e tyre bardh e zi. Kjo gjë është vërejtur kohët e fundit edhe te një studim i realizuar tek fëmijët. Sipas studiuesve ende kjo shifër tek personat nën 25 vjeç nuk është shumë e lartë. Kjo gjendje vjen si pasojë e përhapjes së gjerë vitet e fundit të:

a. Televizorëve me ngjyra.
b. Celularëve.
c. Lojërave kompjuterike.
d. Ilaçeve të dëmshme dhe drogave.
E saktë a.

6.Sipas parashikimeve për zhvillimet ekonomike në 20 vitet e ardhshme shumica e prindërve kanë menduar të sigurojnë familjet e tyre. Një fakt i tillë do të ishte pozitiv për fëmijët të cilët i pret një e ardhme studimesh dhe surprizuese. Por cili është ai vend në botë që ka harxhimet më të larta për kujdesin për shëndetin:

a. Norvegjia.
b. Britania.
c. Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
d. Japonia.
E saktë c.



0-2 përgjigje të sakta
Ju nuk jeni të mirinformuar rreth zhvillimeve më të fundit të shkencës mjekësore. Provoni përsëri për të zgjeruar njohuritë tuaja.

3-4 përgjigje të sakta
Njohuritë tuaja janë të një niveli mesatar, por mund të përmirësoheni. Shëndeti është primar.

5-6 përgjigje të sakta
Jeni të mirinformuar rreth zbulimeve më të fundit shkencore në fushën e shëndetit dhe mirëqenies tuaj.


Elberta Spaho
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top