Tespishte

Kresha

A pretty face can never trick me


Përbërësit:


1/2 kg gjalpë,(ose ¼ gjalpë,1/4 vaj)
1/2 lit qumësht,
1/2 lugë çaji sodë buke me 2-3 pikë lëng limoni,
3 vezë,
700-750 gr miell,
1 kg sheqer,
1/2 litër ujë,
1/2 limoni,
1 sheqer vanilje.


Në tenxhere vlohen qumështi dhe gjalpi.Largohet ena nga zjarri.Kësaj mase të nxehtë i hidhet sodë dhe aq miell,sa të gatuhet një brumë i butë. Ena vihet në zjarr të ulët,përzihet vazhdimisht gjersa brumi të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet pak brumi,hidhen vezët një nga një duke e përzier brumin vazhdimisht gjersa të kompaktsohet.Në tepsi të lyer me yndyrë,sheshohet brumi,pritet në formë delimash dhe futet në furrë me temperaturë 170*c për t’u pjekur gjersa të skuqet njësoj nga të gjitha anët.
Vlohet uji me sheqer dhe ½ limoni i prerë në flegra, gjersa të vlojë.Ulet temp.për të vazhduar të vlojë sherbeti edhe 5-6 min.Hidhet 1 sheqer vanilje e 1 filxhan i v.ujë i ftohtë dhe përvëlohet tespishtja e nxehtë. Pasi të ftohet mirë,shërbehet./receta e embelsirave/
 
Titulli: Tespishte

Sa e mir u dukerka kjo...goja leng!
 
Titulli: Tespishte

Provoje, vertet eshte shume e shijshme :D Qe kur kam qene i vogel e qe mbaj veten mend, mbaj mend edhe kete embelsire :p
 
Titulli: Tespishte

Edhe une hera e pare qe e degjoj kete emer... keshtu e lezetshme duket, na nxorre pune o Lover :D
 
Titulli: Tespishte

Shum e mire duket lover,po pate mundesi ta shpjegosh sa me thjesht,sepse ka njeres qe se kuptojne receten flm :)
 
Titulli: Tespishte

Uiii,sa shishme eshte kjo ...ma kujton kohen e femiris kur e gatunin..vetem se ishte i cik me pak perbers qe ka tani.:)
 
Titulli: Tespishte

ne i themi samali
 
Titulli: Tespishte

Shum e mire duket lover,po pate mundesi ta shpjegosh sa me thjesht,sepse ka njeres qe se kuptojne receten flm :)

Kjo recete mu duk me e thjeshte per t'u kuptuar, mqns kosovarqe e di receten lool, pertova ta shkruaj ne detaje, ja receti i ngjajshem, mos te them identik:

Perberesit:

6 gota te ujit miell
1 gote miell misri dhe 1 pluhur paste

Pergatitja:
Te gjitha keto i perziejme bashke .

Nje margarine e shkrijme ne avull dhe i hedhim nje gote kos, nje gote vaj dhe dy te verdha te vese... i perziejm te gjitha dhe ja hedhim ne miellin e perzier me pluhur paste dhe e ngjeshim me duar e lyejm tepsijen me yndyre dhe e vendosim brumin ne te e rrafshojm dhe e prejme ne katrore ose cfare do forme qe deshironi...

Sherbeti:
4 gota sheqer,
3 gota uje dhe nje pjese te limonit ,

Sherbetin e vendosim qe te vloje qe nga momenti kur e fusim tespishten ne furre. Tespishten e pjekim ne filllim temperatura e lart 200 e pastaj e zvoglojm ne 150 grade pjekja duhet te zgjate afer nje ore.

Tespishta duhet me qene e vaket e sherbeti i vale. Ju befte mire :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top