Terroristët kërcënojnë popullin grek: Në pijet freskuese kemi hedhur helm

cent

...Lontano
Agjencia e lajmeve greke “Zougla.gr” ka marrë një pako me përmbajtje të rrezikshme nga një oraganizatë terroriste FAI/IRF. Pakoja, e cila kishte një shishe Coca Cola 500ml dhe një video që zgjat rreth 2.5 minuta ka mbërritur të hënën pasdite në zyrat e redaksisë.
2v0omps.jpg
Në video organizata kërcënon dy kompani të mëdha shumëkombëshe të prodhimit të këtyre pijeve, të cilat fitojnë shuma marramendëse në kurriz të popullit. Mësohet se shija e Coca Cola-s ishte e mbushur me acid klorhidrik. Sipas policisë greke, lënda helmuese është e aftë të shkaktojë vdekjen e kujtdo që do t’i konsumojë këto pije. Por, në mesazh sqarohej se kjo lëndë nuk kishte për qëllim të helmonte askënd, por pakoja ishte një kërcënim për qeverinë greke dhe kompanitë shumëkombëshe. Organizata paralajmëron se ka futur helmin në disa shishe pijesh, të cilat do të vendosen në supermarketet e Athinës dhe Selanikut.

Terroristët thonë se shishet e infektuara nuk mund të identifikohen, sepse helmi nuk ua ndryshon ngjyrën produkteve. Antiterrori ka marrë në dorë hetimin e këtij sulmi, që është i pari i këtij lloji në Greqi.

/Shekulli
 
Titulli: Terroristët kërcënojnë popullin grek: Në pijet freskuese kemi hedhur helm

kto i bajn vet me qellim shteti qe me u shit produktet vendore ma shum se ato t'jashtme ashtu kshtu llom osht greqia per momentin.
 
Pe: Terroristët kërcënojnë popullin grek: Në pijet freskuese kemi hedhur helm

Nuk e besoj qe te jete e vertet qe te helmojne popullin me duket kjo eshte per te hap panik, Qe te shiten pijet e vendit. Po te jete e vertet eshte shume shqetsuse deri ketu ka arritur "TERRORIZMI"?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top