Terroristët e parë në emër të fesë

Lauri

Anunnak
Paraqiten kharixhitët, një sekt radikal nga shekulli I i islamit i ndodhur në Irakun jugor dhe Iranin, që adoptoi një interpretim ekstrem të Kuranit, taktika të pamëshirshme dhe iu kundërvu lidershipit politik të trashëgueshëm

Lufta ideologjike për sovranitet

Paraqiten kharixhitët, një sekt radikal nga shekulli I i islamit i ndodhur në Irakun jugor dhe Iranin, që adoptoi një interpretim ekstrem të Kuranit, taktika të pamëshirshme dhe iu kundërvu lidershipit politik të trashëgueshëm. Pasi i ka shkaktuar shekuj problemesh kalifatit, ata mbijetojnë në një formë më të qenë në Afrikën lindore dhe në Oman. Komplotuesit i përkisnin një sekti të ri, kharixhitëve, që kishin ardhur në jetë katër vjet më parë. Kur kalifi Osman u vra në vitin 656, Aliu, i cili ishte kushëriri dhe dhëndri i Profetit, u njoh në Medinë si kreu i ri i komunitetit islamik, por jo nga çdo njeri. Ai ndeshi menjëherë kundërshtimin e muavijave, që kërkonin hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij Osman, (të dy qenë anëtarë të familjes së fuqishme Umajade që do të themelonte dinastinë e parë të islamit pas vdekjes së Aliut). Menjëherë pasoi lufta. Kursi i konfliktit të vetëm të armatosur të saj, beteja e Sifinit e vitit 657, qe i paqartë, por dukshëm që po shkonte kundër sirianëve, kur ata e ngritën Kuranin në ushtat e tyre dhe i çuan luftimet në një ngërç, duke kërkuar arbitrazh nga autoriteti i tekstit të shenjtë. Aliu pranoi, por rezultati i kësaj marrëveshjeje rezultoi të jetë fatal. Një palë e ndjekësve të Aliut, që shkonin në rreth 12000 vetë, refuzuan që ta pranojnë idenë e arbitrazhit nga njerëzit, me arsyetimin se vetëm Zoti mund të vendoste. Ata shpallën la hukma illa li-llah-në, "gjykimi i përket vetëm Zotit" dhe u tërhoqën nga fusha e betejës. Megjithëse, Aliu arriti që t'i bindte që të ktheheshin paqësisht në bazën e tij të Kufas në Irak, zemërimi mori një kthesë serioze kur rezultatet e arbitrazhit, që qenë jo të favorshme për Aliun, u shpallën në vitin 658. Një grup njerëzish intransigjentë, të bashkuar nga mbështetës të ardhur nga Basora, më pas e lanë Kufan-in, zgjodhën vetë kalifin apo liderin shpirtëror dhe u pozicionuan në Irakun qendror. Ata u bënë të njohur si "larguesa" (arabisht khariji, shumës, nga kharaja "largim"). Në rrugën e tyre, ata vranë myslimanët që nuk e mbështesnin pozicionin e tyre të pakompromis, duke i konsideruara ata më keq se të pabesët. Ushtria e Aliut i sulmoi rebelët në korrik, vrau liderin dhe shkatërroi pjesën më të madhe të forcave të tyre. Megjithatë, kjo nuk shënoi asnjë përfundim, por vetëm fillimin e një lëvizjeje që do të shkaktonte trazira për shekuj më radhë në botën islamike. Qysh nga vdekja e Profetit në vitin 632 A.D., komuniteti islamik është ndeshur me një problem serioz, dhe siç ka rezultuar, të pazgjidhshëm: kush duhet të ishte kreu i tij? Vetë Muhamedi ka zbuluar një fe e cila ka siguruar një fazë të re për formimin e një komuniteti dhe një shteti të sapolindur. Kur emigroi nga Meka në Medinë në vitin 622, ai u bë njëherazi kreu i shtetit dhe i fesë, duke krijuar një pozicion që duhej të mbushej. Sigurisht, askush nuk mund të ishte Profet tjetër, por islami kishte nevojë për një Komandant të Besimit që do ta udhëhiqte atë në lutje, luftë dhe qeverisje. Nuk ekzistonte asnjë ide e ndarjes së fesë nga qeverisja. Dy pasuesit e parë të Profetit kishin qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij dhe i treti, Osmani, qe zgjedhur nga një këshill, por ai përfaqësonte klasat e vjetra sunduese të Mekës që e kishin kundërshtuar Profetin në fillim dhe u konvertuan në islam vetëm në momentin e fundit. Lufta civile që shpërtheu midis umajadëve muavijë dhe Aliut pasqyronte dy pikëpamje të papajtueshme: a duhej një familje e fuqishme ta drejtonte islamin apo ai duhet të ishte në duart e të afërmve dhe trashëgimtarëve të Profetit? Ndjekësit e muavijasve filluan të quheshin sunitë (ata që ndjekin shembullin, sunna, e Profetit), ndërsa idhtarët e Aliut shiitë (nga shi'at Ali, partia e Aliut). Shumë kohë pasi umajadët qenë larguar nga skena, diferenca mbeti për të frymëzuar një sektarizëm që u bë i përjetshëm dhe shpesh armiqësor. Kharixhitët kishin pikëpamjen e tyre lidhur me çështjen.

Pas vrasjes së Aliut, mbeturinat e kharixhitëve filluan të organizohen, duke zgjedhur liderë që zakonisht morën titullin amir al-mu'minin "Komandant i Besimit" të kalifit. Doktrinat e tyre radikale tërhoqën një numër të madh ndjekësish, sidomos në Irak. Ata qenë egalitarë që i toleronin jomyslimanët dhe shikonin në mënyrë të favorshme ndaj të konvertuarve, të cilët shumë prej arabëve të pastër i shikonin me përbuzje. Islami kishte filluar në një mjedis pastërtisht arab, por pushtimet e mëdha të brezit pas Profetit kishin inkorporuar popullsi të mëdha të huajsh, kryesisht sirianë, egjiptianë dhe persianë, në mbretërinë e tij. Si të përballeshe me ta? Shteti i ri i la ata të veçuar si një popullsi subjekt pagimi taksash, por ndërsa të huajt filluan të konvertoheshin në islam, filluan të ngriheshin pikëpyetje rreth statusit të tyre. Arabët i pranuan të konvertuarit e rinj si "klientë", që zakonisht nënkuptonte një pozicion inferior në shoqëri dhe të drejta të kufizuara. Kharixhitët besonin në barazinë absolute të të gjithë besimtarëve, duke theksuar se çdo mysliman që ndiqte urdhërimet e Kuranit, edhe sikur të ishte skllav abisinas, ishte i kualifikuar për të drejtuar komunitetin. اdo lider që devijonte nga besimi i vërtetë ose zhytej në korrupsion apo tirani duhej të hiqej. Kjo qe kundër doktrinës normale islamike që sunduesit, sado të këqinj, duhej të bindeshin derikur të urdhëronin shkeljen e ligjit të shenjtë. Kharixhitët refuzonin çdo parim trashëgimie apo supremacie të bazuar mbi origjinën etnike, fisnore apo familjare. Kjo nënkuptonte se ata i refuzonin njëlloj pretendimet e kurajushëve (vetë tribuja e Muhamedit) dhe të umajadëve. Pikëpamjet e tyre, që pasqyronin një sistem të lashtë fisnor të bazuar mbi konsensusin, qenë shumë më demokratike se çdo pikëpamje mbizotëruese në komunitetin më të gjerë mysliman. Si rezultat, kharixhitët u bënë një fokus për elementët e pakënaqur dhe ata që i kundërviheshin çdo forme autoriteti të vendosur. Ata tërhiqnin të rinjtë, të lënit pasdore dhe shumë ish-skllevër dhe të konvertuar. Kharixhitët kishin një ide të veçantë se kush ishte mysliman. Duke ndjekur në mënyrë strikte urdhërimin, Kuranin për të "komanduar të mirin dhe ndaluar të keqin", ata qenë puritanë të pakompromis për të cilët një mysliman përcaktohej jo vetëm nga besimi, por edhe nga praktikimi i tij. اdo njeri që devijonte nga ajo që kharixhitët e konsideronin si rrugën e drejtësisë qe një apostat, më keq se një i pabesë dhe meritonte çdo ndëshkim. Më ekstremët qenë përgatitur të sakrifikonin jetën për besimin dhe të vrisnin çdo mysliman që e konsideronin si mëkatar dhe heretik, edhe me gratë e fëmijët e tyre. Ata pranoni vetëm dy kalifët e parë, Abu Bakrin dhe Omarin, dhe i shpallnin liderët e tyre si krerë të të gjithë komunitetit mysliman. Duke vepruar kështu, ata insinuonin që të gjithë të tjerët që pretendonin supremaci qenë të paligjshëm. Kundërshtimi ndaj kalifit Ali u transferua lehtësisht tek pasuesi i tij Muavija (mbretëroi në vitet 660 - 680), kundër të cilit kharixhitët u rebeluan vazhdimisht në Basora, Kufa dhe në rajonet rrethuese; 16 revolta u regjistruan gjatë mbretërimit të tij. Ata formonin zakonisht banda të vogla që përdornin taktika guerrilase, duke goditur papritmas dhe në befasi në qytete dhe fshatra, për t'u tërhequr më pas në moçalishtet rreth Basoras apo në pjesën malore në lindje të lumit Tigër. Guvernatorët muavijistë në Irak reaguan në ashpërsi, duke vrarë mijëra, duke i përzënë nga Kufa dhe duke vendosur stabilitetin. Si rezultat i kësaj, shumë kharixhitë në Basora kaluan në ilegalitet, duke i mbajtur besimet e tyre fshehurazi dhe duke krijuar një rrjedhë të re të zhvillimit kharixhit. Kur Jazidi, djali dhe pasuesi i zgjedhur i Muavijës, vdiq papritmas në vitin 683, ai u pasua nga një djalë i tij në moshë të re që zgjati vetëm disa javë. Pushteti suprem mbeti i hapur për pretendim. Abd Allah ibn Zubayr u shpall kalif në Arabi, por iu desh të ndeshej me kundërshtimin e umajadëve në Siri, të udhëhequr nga kalifi i tyre Abd al-Malik (mbretëroi në viti 685 - 705). Dekaca pasuese e luftës civile i dha kharixhitëve mundësinë që të ngriheshin në një seri revoltash trashëgimtare. Qendrat kryesore qenë në Arabi, Irak dhe Mesopotaminë veriore. Në vitin 683 dy kharixhitë të njohur, Nafi ibn al-Azraq dhe Najda ibn Amir shkuan në Mekë për t'u bashkuar me Zubayr, në një kohë kur forcat umajade po rrethonin qytetin. Megjithatë, ata e kuptuan menjëherë se ibn Zubayr qe larg nga ndarja e pikëpamjes së tyre, kështu që i lanë luftimet dhe u kthyen në Basora, ku të dy liderët u grindën dhe arritën të drejtonin dy lëvizje të veçanta. Në vitin 684, një grua kharixhitës e la Mekën për t'u vendosur në veri të Arabisë qendrore. Najda ibn Amir iu bashkua atyre dhe u zgjodh si kalifi i tyre. Ai futi me shpejtësi në dorë një rajon të gjerë që përfshinte Bahreinin, Jemenin dhe Hadramautin. Kudo që shkoi, ai emëroi guvernatorë dhe mblodhi taksa, duke u bërë një rival serioz i ibn Zubayr, kontrolli i Arabisë i të cilit u dobësua në mënyrë të ndjeshme. Për pasojë, pelegrinazhi në Mekë i vitit 687 paraqiste jo më pak se katër liderë potencialë të umma (komunitetit) islamik dhe pasuesve të tyre: ibn Zubayr, Umayyad Abd al-Malik, Ibn al-Hanifiyya (një djalë i Aliut) dhe Najda ibn Amir. Kharixhitët po pretendonin autoritet të njëjtë me atë të dy kalifëve të tjerë rivalë. Në atë kohë, Najda kishte dërguar një prej ndjekësve të tij, Atiyya ibn al-Aswad, për ta nënshtruar Omanin. Megjithëse përkohësisht i suksesshëm atje, ai shpejt u prish me Najda dhe e lëvizi bazën e tij në Iranin lindor, të cilin e dominoi gjatë viteve 690. Suksesi i Najda, pavarësisht se spektakular, nuk zgjati gjatë, për arsye tipike të kharixhitëve. Ndjekës akoma më striktë se ai u revoltuan në vitin 691 dhe zgjodhën një lider të ri, i cili fitoi mbështetje beduine. Por vitin tjetër, kharixhitët e Arabisë u shpartalluan prej një forcë të kombinuar nga Kufa dhe Basora. Ndjekësit e Najda mbijetuan në errësirë, por me një tipar të veçantë: ndryshe nga komunitetet e tjera islamike, ata nuk besonin në një lider të fuqishëm. Kreu shekullar i tyre zgjidhej nga i gjithë komuniteti, me një mandat që mund t'i revokohej në çdo kohë; sundimi thelbësisht bëhej me konsensus. As nuk kishin nevojë për një imam apo lider fetar, pasi të gjithë najdistët qenë njëlloj të kualifikuar për aq kohë sa dinin dhe ndiqnin urdhërimet e Kuranit. Asnjë njeri i lirë nuk ishte subjekt i një tjetri, në atë çka është përshkruar nga historiania, Patricia Crone si, "pohimi më radikal i lirisë intelektuale dhe politike në shekujt formues të islamit". Një doktrinë e tillë, megjithëse e përshtatshme për një komunitet të vogël homogjen, nuk qe kurrë kontribues në formimin e një shteti të fuqishëm. Ndërkohë, Nafi ibn al-Azraq, i cili ishte kthyer nga Meka në Basorë, filloi një revoltë në pranverën e 684. Ndjekësit e tij, të njohur si azrakitë, vranë guvernatorin e kapën qytetin. Ata shpallën publikisht politikën që i identifikoi ata si krahu më ekstremist dhe më i dhunshëm i kharixhitëve: se të gjithë myslimanët, edhe kharixhitët e tjerë, që nuk qenë dakort me interpretimin e tyre strikt të doktrinës dhe praktikës qenë më keq se të pabesët dhe e kishin hak vdekjen e menjëhershme. Ata e mbajtën Basorën derikur forcat e ibn Zubayr i përzunë ata në Iranin jugperëndimor ku u shpartalluan dhe Nafi'ibn al-Azraq u vra në janar të vitit 685. Nga këtu, azrakitët e mbijetuar u përhapën larg në lindje, duke përdorur kuaj të shkëlqyer, armë dhe parzmore që i morën nga Irani. Në vitin 687, ata zbritën edhe njëherë akoma në zemër të Irakut, duke sulmuar dhe shkatërruar al-Mada'in, kryeqytetin e vjetër sasanid. Ata masakruan gra e fëmijë të palëve kundërshtare dhe bile u akuzuan për rrjepje grash shtatzëna. Megjithatë, kur një ushtri u afrua nga Kufa, ata sërish u larguan në Iran, (pasi ata qenë gjithmonë shumë të pakët për të përballuar një ushtri të rregullt), ku lideri i tyre u vra. Në vitin 688 apo 689, azrakitët zgjodhën një kalif të ri, Qatari ibn al-Fujaa, që do të ishte kampioni më i mrekullueshëm i tyre. Qatari përdorte plaçkitjen dhe taksat nga Irani jugor për të rritur forcat që udhëhoqi drejt Irakut, duke u ndeshur dhe shpesh duke i mundur milicitë e guvernatorëve lokalë për 4 vjet radhazi. Megjithatë, tani një luftë civile më e gjerë qe në përfundim dhe Abd al-Malik fuqimisht në drejtim të mbretërisë së madhe islamike. Në vitin 694, guvernatori mizor i Irakut, al-Hajjaj, lëvizi kundër azrakitëve, duke i zmbrapsur dhe duke e siguruar vendin me një seri kampesh të fortifikuara. Megjithëse, Qatari arriti disa fitore në sulme të befasishme nate, atij iu desh që ta braktiste Iranin qendror në vitin 697 dhe të tërhiqej në juglindje, ku qëndroi në mënyrë të suksesshme për 18 muaj. Fuqia e tij iu nënshtrua jo ushtrisë kalifore, por prirjes tipike kharixhite për t'u përçarë. Kur forcat e tij u ndanë rreth një grindjeje lidhur me vrasjen e një kharixhiti, Qatari mori fund. Al-Hajjaj dërgoi një ushtri siriane kundër Qatari-t i cili kishte ngjallur zemërimin e popullsisë vendase për grumbullimin strikt të taksës për frymë ndaj jo myslimanëve; ai ra në një pritë dhe u vra në vitin 698 apo 699. Koka e tij iu dërgua kalifit në Damask, dëshmi e dukshme e mundjes së armikut mizor të tij. Ndjekësit e tij shpejt u spastruan dhe kërcënimit nga azrakitët më së fundi i erdhi fundi. Në atë kohë terrorizmi i kish bërë kharixhitët jashtëzakonisht jopopullorë me islamin mbizotërues. Në vitin 686 një shiit i përshkruante ata si "feja më e keqe midis nesh" dhe tri vjet më pas një kharixhit që shpalli la hukma illa l-illah-në gjatë pelegrinazhit në Mekë u vra në vend nga njerëzit. Kryengritja e fundit e madhe kharixhite e kësaj periudhe filloi në vitin 695 në Mesopotaminë veriore, ku sufritët u ngritën në revoltë. Ata qenë kharixhitë të moderuar të cilët, (ndryshe nga azrakitët ekstremistë), i shikonin myslimanët e tjerë jo si të pabesë për t'u vrarë, por si njerëz të keqdrejtuar me të cilët ishte e mundur të bëje kompromis. Revolta e tyre u provokua nga persekutimet e al-Hajjaj, i cili nuk kishte asnjë lloj tolerance për kharixhitët. Pasi forcat e tyre u shpartalluan nga al-Hajjaj, sufritët iu drejtuan taktikave guerrilase. Lideri i tyre Shabib ibn Yazid al-Shaybani arriti sukses të mahnitshëm në Irak falë lëvizjeve të shpejta dhe të papritura të forcave të vogla të tij dhe ndihmës që mori nga kristianët vendës. Fitorja pasoi fitoren, duke u kulmuar në vitin 696, kur Shabib hyri në Kufa, në mungesë të al-Hajjaj, vendosi një dryn të hekurt në derën e pallatit të tij, sulmoi xhaminë dhe vrau njerëzit që i gjeti duke u falur. Pastaj u tërhoq në male ku u bashkua nga shumë që e kundërshtonin regjimin e egër të al-Hajjaj. Kur u kthye prapë në fushë, Shabib jo vetëm shpartallonte ushtritë e dërguara kundër tij, por kapi edhe qytetin al-Madain. Al-Hajjaj, i cili qe i zënë në të njëjtën kohë me luftën kundër azrakitëve, më së fundi i bëri thirrje 'Abd al-Malik, i cili i dërgoi një forcë siriane të stërvitur me beteja. Kjo ushtri e detyroi Shabib të tërhiqej në Iran, ku u mbyt në një lumë në fund të 697 pasi e kish terrorizuar Irakun për më shumë se një vit. Al-Hajjaj kishte punuar në mënyrë aq të detajuar saqë kalifati gëzoi një gjysmë shekulli frymëmarrje të lirë nga trazirat serioze kharixhite. Kur pushteti umajad filloi të shkërmoqej në mesin e shekullit VIII, revoltat u përhapën, dy prej tyre të drejtuar nga kharixhitë që gëzuan sukses spektakolar, edhe pse momental, në Mesopotami dhe Arabi. Në të dyja rastet, elementi fetar u bashkua me atë revolucionar dhe kharixhitët e gjetën veten në krye të një force të armatosur të konsiderueshme. Këto revolta qenë produktet e dy sekteve kharixhite të moderuara, sufritëve dhe ibaditëve. Sufritët kishin mbijetuar në Mesopotami dhe ibaditët qenë mistikë të vërtetë, të cilët besonin në akomodimin paqësor me myslimanët e tjerë, midis të cilëve qenë të gatshëm të jetonin, duke i fshehur besimet e tyre të vërteta. Revolta më e madhe sufrite shpërtheu në vitin 744. Nën lidershipin e studiuesit fetar Dahhak ibn Qays al-Shaybani, sufritët lëvizën nga Mosuli kundër bazave arabe në Irak, të përforcuar nga mijëra ndjekës të armatosur nga Kurdistani dhe në veri, ku doktrina e tyre kishte hedhur rrënjë. Dahhak komandonte forcën më të madhe që kharixhitët kishin nxjerrë ndonjëherë në terren. Në prill të 745 ai mori Kufan dhe emëroi guvernatorin e tij, pastaj rrethoi bazën kryesore ushtarake të Vasitit, guvernatori i së cilës, për habinë e përgjithshme, i premtoi besnikëri atij. Vitin e ardhshëm, Dahhak u kthye në Mosul dhe ngriti një forcë të madhe me banorë vendës. Megjithatë, tani kalifi umajad Marvani II, (mbretëroi në vitet 744 - 750), i kish nënshtruar kundërshtarët e tij në Siri dhe mund ta kthente vëmendjen e tij nga Dahhak, të cilin ai e shpartalloi dhe vrau në fund të vitit 746. Megjithëse, sufritët vazhdimisht u rebeluan gjatë shekullit IX, ata nuk qenë më kurrë ndonjë kërcënim i madh për qeverinë qendrore. E ardhmja i përkiste ibaditëve, të cilët kishin jetuar paqësisht në komunitetin mysliman, duke gëzuar marrëdhënie miqësore edhe me vetë al-Hajjaj. Megjithatë, pas vdekjes së 'Abd al-Malik në vitin 705, al-Hajjaj filloi që t'i persekutojë, duke i detyruar shumë që të emigrojnë në Oman dhe duke arrestuar të tjerë. Midis tyre qe studiuesi dhe (siç rezultoi më pas) organizatori i madh Abu Ubayda Muslim, i cili u bë lider i ibaditëve të Basoras kur u lirua në vitin 714. Duke mos dashur të riskojë politikën avetureske azrakite të tërheqjes për të ngritur një ushtri jashtë Basoras, ai grumbulloi para nga simpatizantë të pasur dhe e përdori atë për të krijuar një rrjet misionarësh që do ta përhapnin sektin dhe predikonin revolucionin në të njëjtën kohë. Ideali i tij qe që të krijoheshin baza për revolta që do të shkatërronin kalifatin umajad dhe do të çonin në një shtet ibadit universal. Fshehurazi trajnoi ekipe të përhapur nëpër botën islamike dhe gëzuan sukses të madh. Një ekip arriti Arabinë, ku ndihmuan rebelin Abd Allah ibn Yahya që të organizonte një regjim, duke themeluar kështu shtetin e parë ibadit në vitin 746. Abd Allah e kapi menjëherë të gjithë Arabinë jugore. Ai ngriti një administratë të rregullt që përmbante shumë zyrtarë të regjimeve të mëparshme dhe shpalli se kharixhitët dhe myslimanët e tjerë mund të jetonin në paqe. Shumë kharixhitë nga rajone të tjera erdhën për t'iu bashkuar lëvizjes së tij. Forcat e tij morën pjesë në pelegrinazhin e atij viti dhe bile kapën qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës. Megjithatë, kërcënimi i tij ndaj zemrës së kalifatit provokuan një reagim të fuqishëm: Marvani II dërgoi një ushtri të fortë siriane që rivendosi kontrollin umajad nga fundi i vitit 748.

Një tjetër qendër e aktiviteteve misionare të suksesshme qe Afrika veriore, ku ibaditët u ngulën në shekullin VIII dhe u përhapën tek berberët, duke avancuar shumë midis fiseve që qenë armiq ndaj sundimit arab. Pas një konflikti të fortë me sufritët vendës, ibaditët vendosën dinastinë e tyre rustamide, (776 - 909) zotërimet e së cilës shkonin nga Algjeria në Tripolitani, me shumicën e Tunizisë jugore. Imamët e sundonin këtë shtet që ishte i njohur për tolerancën e tij, kristianët u ngjitën në pozicione të larta, dhe rrjetin e tregtarëve të tij që e përhapën doktrinën ibadite gjatë e gjerë në Afrikën veriore dhe në jug të Saharasë. Besnikë ndaj parimit të tyre të barazisë, ibaditët zgjidhnin liderë që nuk qenë arabë. Rustamidët eventualisht iu nënshtruan dinastisë shiite fatimide (që më pas pushtoi Egjiptin), duke i dhënë fund çdo shprese për krijimin e një imamati ibadit në Magreb, megjithëse revoltat sporadike nganjëherë ia arritën që të pushtojnë territore të vogla në fundin e shekullit X. Megjithëse, regjimi i Abd Allah në Arabi qe shkatërruar, ndjekësit e tij patën sukses të madh në Oman, ku në vitin 793 ata krijuan një shtet të pavarur që u bë selia qendrore e lëvizjes ibadite. Ata i zgjidhnin liderët e tyre nëpërmjet një sistemi elektoral kompleks, duke i refuzuar kërkesat e trashëgimisë. Megjithëse të mundur nga abasidët në vitin 893, ibaditët e ruajtën kontrollin lokal dhe e rifituan pavarësinë, ndërsa qendra e kalifatit degjeneronte. Nga Omani, ata e përhapën doktrinën e tyre në Afrikën lindore, ku ajo lulëzon akoma. Ibaditët modernë të Omanit, Afrikës lindore dhe Magrebit kanë evoluar larg nga dhuna dhe armiqësia e paraardhësve të tyre kharixhitë. Në vend që t'i shikojnë myslimanët e sekteve të tjera si "qafirë" që meritojnë vdekjen, ata i konsiderojnë si mosmirënjohës ndaj zotit dhe që duhet të mbahen brenda rrezes së krahëve. Kjo nënkupton të shmangësh miqësinë, por jo shoqërimin me ta. Ibaditët dhe të tjerë mund të luten në të njëjtat xhami. Ibaditët, përgjithësisht, shikohen si anëtarë paqësorë të komunitetit dhe larg nga të qenit fanatikë. Megjithatë, ata kanë diferenca substanciale me myslimanët e tjerë: ata dënojnë kujtimin e kalifit Osman, Ali dhe Muavija dhe besojnë se nuk ka asnjë mundësi ringjalljeje nga ndëshkimi i përjetshëm në ferr për ata që e meritojnë. Ashtu si kharixhitët e hershëm, ata ndjekim një parim demokratik në zgjedhjen e liderit të tyre i cili emërohet nga pleqtë e komunitetit sipas moralit, fesë dhe aftësive drejtuese të tij. Imami i tyre Ahmad ibn Said, (mbretëroi në vitet 1754 - 1783), e bashkoi të gjithë Omanin nën lidershipin e tij fetar, duke themeluar dinastinë aktuale sunduese Bu Sa'id, megjithëse sunduesit e tij tani pretendojnë vetëm lidership shekullar. Në fundin e shekullit XIX, fiset e pjesës së brendshme u ndanë me ata të bregut, duke vendosur një sundimtar të cilin ata e quanin imam të myslimanëve. Ata mbetën të pavarur deri në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, duke formuar shtetin e fundit të pastër kharixhit. Sulltanati që omanitët ngritën në Zanzibar në vitin 1832 u bë, gjithashtu, një post i rëndësishëm i doktrinës dhe i mësimit ibadit, megjithëse sunduesit e tij nuk pretendonin të ishin imamë.

Atëherë, kharixhitët kanë një histori po aq të gjatë sa ajo e vetë islamit. Ata u derdhën në skenë në mënyrë spektakolare në fundin e shekullit VII dhe shkaktuan kaos të përgjithshëm gjatë luftërave civile arabe të fundit të shekullit VII dhe mesit të shekullit VIII. Ata lulëzuan në kohëra paqëndrueshmërie, duke tërhequr ndjekës të shumtë dhe duke minuar sundimtarët ekzistues. Në disa raste, ata krijuan shtete të rregullt, me një kalif dhe një ushtri që kontrollonte një territor nga i cili ata mblidhnin taksa. Ky qe rasti i Najda ibn Amir në Arabi dhe i Qatari në lindje. Qatari dhe Atiyya ibn al-Aswad arritën deri sa të prisnin monedha, një simbol i sigurtë sovraniteti të pretenduar, siç bëri Dahhak në Mesopotami dhe disa prej shteteve të vegjël të Afrikës veriore, por asnjë prej këtyre shteteve nuk zgjati. Ata mund ta shfrytëzonin trazirën dhe luftën civile, por ekstremizmi i tyre i egër dhe kërkues qe me sharm të pakët në kohë paqeje. Demokracia e tyre minonte lidershipin e fuqishëm, ndërsa fanatizmi shpesh çoi në përçarje brenda komunitetit, me fraksione që vazhdimisht ndaheshin apo ngriheshin në revoltë nëqoftëse lideri i tyre dështonte që të mbante standardet e larta që kërkonte komuniteti, dhe një lider potencial akoma më ekstremist qëndronte gati në pritë. Ekstremistët tërhiqnin të gjithë llojet e ndjekësve, sidomos nga myslimanët jo arabë, por kurrë nuk e tërhoqën një klasë të tërë të popullsisë dhe kështu që nuk arritën kurrë të hedhin rrënjë në rajon. Vetëm ibaditët, që mësuan të prisnin momentin e duhur dhe të bënin kompromis, zgjatën deri sot. Terrorizmi dhe ekstremizmi dështuan. E ardhmja i përkiste atyre që mund të përshtateshin dhe të bashkëpunonin.

Përgatiti
ARMIN TIRANA
 
Titulli: Terroristët e parë në emër të fesë

mbytja e Jezusit nga hebrejt ! ne emer te kujt ka qene !?
 
Titulli: Terroristët e parë në emër të fesë

mbytja e Jezusit nga hebrejt ! ne emer te kujt ka qene !?

Pse, te krishteret per 300 vjet me rradhe, ne cilin emer u vrane? Mos po merr drejtim atesit Ado..:) mos u merzit, me mire ateist se mysliman...:p
 
Titulli: Terroristët e parë në emër të fesë

Pse, te krishteret per 300 vjet me rradhe, ne cilin emer u vrane? Mos po merr drejtim atesit Ado..:) mos u merzit, me mire ateist se mysliman...:p

po i bie qe nuk qenkan te paret terrorist ne emer te fes ata qe permenden ne kete shkrim :D nuk jam dyftyres si ti qe her je ateist e her ma katolik se papa :D
 
Titulli: Terroristët e parë në emër të fesë

Bindjet e mia religjose jane komplet personale, dhe nuk ka nevoj t'i bej publike, pasi pa dyshim s'kane asnje vlere e interes per asnjeri se c'besoj une. Jo si ju qe derdellisni per besimin me shume se c'jeni.

E lexove komplet Ado..?

“....Në vitin 687, ata zbritën edhe njëherë akoma në zemër të Irakut, duke sulmuar dhe shkatërruar al-Mada'in, kryeqytetin e vjetër sasanid. Ata masakruan gra e fëmijë të palëve kundërshtare dhe bile u akuzuan për rrjepje grash shtatzëna...”

Dhe pak me poshte: “..Në vitin 686 një shiit i përshkruante ata si "feja më e keqe midis nesh"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top