Tërmeti shkund sërish Shqipërinë, panik tek qytetarët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tërmeti shkund sërish Shqipërinë, panik tek qytetarët

termetttt.jpg


Një tjetër tërmet ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shqipëri.

Tërmeti i cili është llogaritur 3.3 ballë ka tmerruar sërish banorët të cilët prej ditës së djeshme kanë përjetuar dhjetra lëkundje të frikshme.

Ashtu si tërmetet e tjera, edhe ky tërmet e ka epiqendrën në Gjirin e Lalzit.




Priten lëkundje të tjera, mësoni si të mbroheni nga tërmetet

Ditën e sotme disa termete tronditët shqiptarët të cilët braktisën me shpejtësi banesa e zyra e dolën në rrugë.

Duke u nisur nga kjo gjendje e frikshme, ju sjellim në vëmendje disa këshilla se si të mbrohemi nga tërmetet.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të futeni poshtë tavolinës, në rast se nuk keni një të tille afër, atehere uluni në gjunjë dhe mbroni kokën dhe qafën me krahët tuaj.

Shmangni padyshim, muret, pasqyrat, mobiljet e larta (dollapët) dhe objektet me shumë xham.

Në rast se jeni në krevat qëndroni aty pa lëvizur dhe mbrojeni kokën me jastëk.

Nëse jeni në karrocë, kyçni rrotat e saj dhe qëndroni në vend. Ndërkohë që kokën dhe qafën uleni dhe mbrojeni me duar.

Nëse jeni jashtë shtëpie, gjeni një vend të sigurt ku mos ketë afër pemë, ndërtesa, automjete, etj.

Nëse jeni në makinë, ndaloni.. ndizni bllokazhin, vetëm siguroheni që nuk keni parkuar poshtë ndonjë peme, apo në zona të tjera rreziku.

Në rast se ndodheni në ndërtesa të larta, qëndroni aty dhe mos përdorni ashensorët. Qëndroni sa më larg dritareve dhe zonave të tjera të rrezikut.

Në rast se ndodheni në stadium ose teatër, qëndroni ulur në stolin tuaj dhe mbroni kokën me duar. Qëndroni ashtu derisa lëkundjet të kenë përfunduar. /albeu.com/
 
Edhe k'te kishin mangut ... nuk bien andej nga epiqendra e parlamentit, por tek njerezit ne pike te hallit.
 
Sa e çuditshme, edhe toka kerkon ta shembi Shqiperine ne ditelindjen e Rames, fatkeqesi.

Darius
 
Mua me duket si kokrra e molles, Shqiperia ne kohen e Rames, dhe me termet po e po...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top