Tërmete të forta në Durrës e Tiranë, 22 lëkundje të lehta ndjehen, Kavajë e Krujë

cent

...Lontano
DURRES - Lëkundje të pazakonta sizmike janë ndier sot në gjithë zonën perëndimore të vendit. Tërmetet janë ndier që herët në mëngjes dhe deri pasditen e së hënës dhe kanë qenë relativisht të forta duke tronditur Durresin e Tiranen.
359z4w0.jpg
Tërmeti me i fundit ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter dhe ka pasur si epiqendër zonën mes Tiranës dhe Vorës, 20 km në veri-perëndim të Tiranës, 5 km pranë Vorës. Lëkundjet e tërmetit me thellësi 10 km u shënua në orën 15:40. Paniku ka mbërthyer banorët e zonës perëndimore të vendit të cilëve u janë tundur themelet e banesave nga një lëkundje sizmike gjatë pasdites.

Kurse dy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, të cilat janë pasuar nga 22 lëkundje të lehta që janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Krujës.

Mësohet se tërmetet që janë ndjerë në më pak se dy orë, kanë qenë me magnitudë nga 2.6 deri në 4.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 8 km larg Durrësit dhe detin Adriatik.

Në një komunikim telefonik në “News 24”, sizmiliogu Rrapo Ormeni shpjegoi se tërmeti i parë është regjistruar në Durrës në orën 07:00 të mëngjesit, me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është pasuar nga një tjetër goditje me të njëjtin intensitet. Më pas janë regjistruar 22 lëkundje të lehta, që janë ndjerë në Durrës, Tiranë, Kavajë dhe Krujë.

Momentalisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale.

Disa shkolla në Durrës kanë ndërprerë mësimin për shkak të lëkundjeve të shpeshta. Mësohet se mësimi është ndërprerë në gjimnazet “Naim Frashëri”, “Leonik Tomeo” dhe “Gjergj Kastrioti”

Në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave janë raportuar 9 tërmete, konkretisht: I pari në orën 06:00, me magnitudë 4.2, epiqendër në Durrës dhe thellësi 10 km.

Tërmeti i dytë në orën 06:17, me magnitudë 2.6, epiqendër deti Adriatik 5 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7km.

Tërmeti i tretë është regjistruar në orën 06:20, me magnitudë 2.8, epiqendër deti Adriatik 4 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7 km.

Tërmeti i katërt në orën 06:26, me magnitudë 3.9 ballë dhe epiqendër në Durrës, me thellësi 11 km.

Tërmeti i pestë është regjistruar në orën 06:29, me magnitudë 2.7 ballë dhe epiqendër në detin Adriatik 6 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7 km.

Tërmeti i gjashtë është regjistruar në orën 06:31, me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 11 km në verilindje Durrës dhe thellësi 7 km.

Tërmeti i shtatë u regjistrua në orën 07:15, me magnitudë 4.1 ballë, me epiqendër Berxulle,12 km në veriperëndim Tiranë, me thellësi 11 km.

Tërmeti i tetë u regjistrua në orën 07:39, me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër Sukth 12 km në verilindje Durrës dhe thellësi 18 km.

Tërmeti i nëntë është regjistruar në orën 08:43, me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër Katund i Ri, 11 Km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 13 km.

/BalkanWeb
 
Titulli: Tërmete të forta në Durrës e Tiranë, 22 lëkundje të lehta ndjehen, Kavajë e

Edhe a po keni frikë:p
 
Titulli: Tërmete të forta në Durrës e Tiranë, 22 lëkundje të lehta ndjehen, Kavajë e

Allahu ka ne dore gjithcka
 
Titulli: Tërmete të forta në Durrës e Tiranë, 22 lëkundje të lehta ndjehen, Kavajë e

kur ra termeti une po flisja me mamin, por cik gota levizi e mami tha, do kem leviz une tavolinen, Lol.. pra sbesoj tken qene kaq te medha,,,
 
Titulli: Tërmete të forta në Durrës e Tiranë, 22 lëkundje të lehta ndjehen, Kavajë e

Ne fakt statistikisht jemi shume afer , pra pritet nje termet i fuqishem historik si rezultat i levizjes se struktures te pllakave Euro-Aziatike. Ta tundi ihere urren e Lanes lool.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top