
Gjashte viktima, 50 te plagosur dhe dhjetëra ndërtesa te shndërruara ne gërmadha. ثshtë ky bilanci i tërmetit 5.9 balle me epiqendër ne Emilia ne veri te qytetit te Bolonjës. Lëkundjet e tokës rëne ne orën 02:00 te mëngjesit dhe janë ndjere edhe ne një rreze 5 km duke prekur edhe Lombardinë, Veronën, Modenan dhe Rovigon. Menjëherë pas kësaj, banoret ne alarm kane lënë banesat e tyre dhe kane dale ne rruge. Zjarrfikës, ambulanca dhe policia kane mbërritur menjëherë ne vendngjarje, ndërsa kane ndihmuar ne largimin e shpejte te banoreve. Kërkimet për te tjerë persona nen rrënoja po vijojnë. Ndërkohë, te lënduarit e tërmetit, te cilët përllogariten te jene 50 vete ndodhen ne spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vizion Plus