Gjashte viktima, 50 te plagosur dhe dhjetëra ndërtesa te shndërruara ne gërmadha. ثshtë ky bilanci i tërmetit 5.9 balle me epiqendër ne Emilia ne veri te qytetit te Bolonjës. Lëkundjet e tokës rëne ne orën 02:00 te mëngjesit dhe janë ndjere edhe ne një rreze 5 km duke prekur edhe Lombardinë, Veronën, Modenan dhe Rovigon. Menjëherë pas kësaj, banoret ne alarm kane lënë banesat e tyre dhe kane dale ne rruge. Zjarrfikës, ambulanca dhe policia kane mbërritur menjëherë ne vendngjarje, ndërsa kane ndihmuar ne largimin e shpejte te banoreve. Kërkimet për te tjerë persona nen rrënoja po vijojnë. Ndërkohë, te lënduarit e tërmetit, te cilët përllogariten te jene 50 vete ndodhen ne spital, jashtë rrezikut për jetën.
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm veriun e Italisë. Raportohet për të paktën 3 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave të institucioneve sizmologjike italiane, tërmeti ka pasur magnitudë 5.9 deri 6 të shkallës riter.
Viktimat janë në zonën e Emilia Romanias, në provincën e Ferraras dhe janë shkaktuar nga rrëzimi i një fabrike çimentoje dhe një ure të vjetër. Mendohet se mund të ketë viktima të tjera. Lëkundjet kanë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Sipas të dhënave lëkundjet e tërmetit kanë qenë në një thellësi prej 5 kilometrash.
Në zonën e Modenas ka pasur rreth 50 të plagosur lehtë, të cilëve u është dhënë ndihma e parë nga ana e karabinierëve. Ndërkohë që njerëzit kanë dalë nga banesat që gjatë lëkundjeve të para. Disa prej ndërtimeve historike në zonën e Emilia Romanias kanë pësuar dëme serioze./gazetajone/
Italia vazhdon që të jetë nën ankthin e tërmeteve, duke qenë se toka vazhdon që të dridhet ende në veri. Rreth orës 3 dhe 4 të mëngjesit të së hënës në zonat Mirandola, San Felice dhe Finale Emilia, qytezat që u goditën më fort nga tërmeti i 24 orëve më parë dhe që shkaktoi 7 viktima, janë ndjerë sërish tronditje dhe dridhje të tokës. Banorët, nga frika e madhe, e kanë kaluar natën e djeshme jashtë. Alarmi për kalimin e rrezikut nuk ka kaluar ende dhe tensioni e ankthi vazhdon që të jetë prezent mes banorëve.