Terapi mjekuese për leukeminë!

Erblinaa

Anëtar i ri
Terapi mjekuese për leukeminë

Shkencëtarë kinezë kanë arritur ta mposhtin leukeminë me terapi, e cila është një kombinimi i toksinave dhe derivateve të vitaminës A, njofton "Makfaks".

Një ekip i shkencëtarëve kinezë nga Universiteti i Shangait, të kryesuar nga Ministri aktual i Shëndetësisë i Kinës, Chan Xhu, pas dy dekadash të punës hulumtuese erdhi deri te rezultatet inkurajuese duke kombinuar terapinë që përmban arsen dhe acid retinoik.

Profesori Chan ka treguar se nga 85 pacientë të sëmurë nga leukemia, te të cilët është zbatuar kjo terapi, 80 prej tyre janë shëruar.

Thelbi i terapisë është që qelizat e sëmura të shërohen dhe të vazhdojnë të zhvillohen, ndërsa qelizat normale të mos dëmtohen.

Derivati i vitaminës A nxitë pjekurinë e qelizave, ndërsa arseni vepron kundër qelizave malinje.

Leukemia është një kancer i qelizave të bardha të gjakut, ku rritja dhe zhvillimi i këtyre qelizave është anormal.
telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top