Tenton vetvrasjen per here te tret

arber b_fier

Anëtar i ri
DURRثS – Një grua 43-vjeçare u përpoq t’i japë fund jetës në mënyrë të dhimbshme, duke u vetë-therur me një thikë. Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht, jashtë rrezikut për jetën. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se se B.Gj., është 43-vjeçarja, rreth orës 07.15 të ditës së hënë ka tentuar ti japë fund jetës, teksa ndodhej e vetme në banesë, duke përdorur një thikë. Paraprakisht mendohet se shkak për ngjarjen është depresioni pasi kjo shtetase ka tentuar edhe dy herë të tjera vetëvrasjen. Burimet hetimore, tregojnë se gruaja që vuan nga depresioni e kishte kryer përpjekjen e parë për vetëflijim, më 29 mars të vitit të kaluar, duke përdorur fostoksinë. Të njëjtën përpjekje ka bërë edhe më 31 dhjetor të vitit të kaluar, pak orë para ndërrimit të viteve, natën e Vitit të Ri, sërish duke pirë lëndë helmuese. Në të dy rastet, policia kishte filluar procedimin penal që më pas e kishte pushuar. Në lidhje me përpjekjen e fundit për ti dhënë fund jetës, policia tha se në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar thika me të cilën ka tentuar vetëvrasjen. Të dëmtuarës iu dha ndihma e parë mjekësore në Spitalin e Durrësit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

G. Albania
 
Po keta njerez qe me tentativen e pare per vetevrasje,duhet ti nenshtrohen kontrollit mjekesor........ca duan familjaret qe ta gjejne te shtrire gjithe gjak,pastaj te veprojen???????
nejse gjynah per kete ,po me vika vertet keq!
 
po mir amon kjo ka tentu 3 her me vra veten, pse askush nuk e ka ndihmu?!!!??...mu sheru nga depresioni kom fjalen, kjo qysh nga e para her osht dasht mu mbyll n'asi far centro qe jon per ksi gjonash..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top