Tensioni veçohet si faktori kryesor për goditje në tru

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shiko fotografinë 1784696

strokeStatistikat tregojnë se 1 në çdo 3 persona ka gjasa për t’u bërë i paaftë para se të dalë në pension. Dhe disa nga kushtet që e shtyjnë njeriun të humbasë punën janë:

- artriti
- dhimbjet në shpinë
- sëmundjet e zemrës
- kanceri
- depresioni
- diabeti

Kohët e fundit, ekspertët përfshinë në këtë listë edhe goditjen në tru – që është gjithashtu shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve pas sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve kronike të mushkërive. Thuajse 800 mijë amerikanë pësojnë çdo vit 1 goditje në tru dhe në çdo 4 minuta, një amerikan vdes nga një goditje e tillë.

Tani, Shoqata Amerikane e Zemrës ka dalë me atë qe e quan “7 këshillat e thjeshta”, duke iu referuar 7 faktorëve shëndetësorë që ndikojnë në uljen e rrezikut për goditje në tru.

Shkencëtarët shqyrtuan për 5 vjet informatat mjekësore të rreth 23 mijë personave të moshës 45 vjeç e sipër dhe krijuan një lloj sistemi për shmangien e rrezikut bazuar në 7 kritere:

- Kontrolli i Tensionit të gjakut
- Kontrolli i Kolesterolit
- Të qenit fizikisht aktiv
- Kontrolli i sheqerit në gjak
- Kontrolli i peshës trupore
- Ngrënia e një diete të shëndetshme
- Mos pirja e duhanit

Nga vëzhgimet doli se faktori më i rëndësishëm për parandalimin e goditjes në tru, ishte kontrolli i tensionit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top