Tension brenda ne KQZ hapen 14 kuti, 21 fletë për Bashën,10 për Ramën

WxP

Staf në FV.AL
Komisioni Qendror Zgjedhor miraton ne parim aktin normativ, i cili synon të vlerësojë si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të gjendura në kutitë e gabuara. Fletët e votimit janë cilësuar si të kontestueshme nga KZAZ. Ndërsa KQZ vijoi mbledhjen, jashte, para godines qëndruan me ore te tëra deputetë dhe simpatizante të PS-së. Ndërkohë që policia blindoi KQZ me dy kordonë policor. Paraditja u shoqerua me tensione. Deputetët PS s'u lejuan të hyjnë në mbledhjen e KQZ. Kaluan gardhin policor dhe hyne ne oborr te KQZ, por s'u lejuan ne mbledhje. Xhafaj: Populli te mbroje voten e tij. Numërohen 14 kuti në KZAZ 47, 21 vota i kalojnë Bashës, 10 Ramës. KQZ po vendos vetem me votat e mazhorances.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 85/1, 1 VOTث BASHA, 1 RAMA
Ora 21:01 Hapet kutia 17 85/1 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 85/1 thuhet se është konstatuar 3 fletë votimi e kontestuar. Ristani: E vlefshme 1 votë për PS për këshill bashkiak, 1 fletë për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një 1 për kandiatin e PS Edi Rama.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Ju nuk keni nga procesverbalet asnjë 1 fletë votimi e kontestuar . në procedurë për votët e kontestuara mbahet procesverbal i vecantë dhe është konstestuar.’

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 84, 1 VOTث BASHA, 1 RAMA
Ora 20:44 Hapet kutia 17 84 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 84 thuhet se janë konstatuar 3 fletë votimi 1 për këshillin e bashkisëqë i shkon PS ndërkohë 2 fletë votimi të kontestuara për kryetarin e bashkinë e Tiranës të cilat janë të kontestuara. Ristani: ‘1 fletë për këshillin e bashkisë i shkon PS, 1 fletë për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një 1 për kandiatin e PS Edi Rama.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Cila është procedura. Tabela 17 84 nuk ka asnjë kontestim do të thotë se ky grup numërimi nuk i është drejtuar KZAZ por e ka vlerësuar këtë tabelë dhe ka ashpallur të pavlefshme 17 fletë votimi.’
Ristani: ‘Ne po klërkojmë të dijmë se cila kuti ka fletë votimi që i përkasin kutive të tjera dhe nëpërmjet materialit zgjedhor ne vendosim se cilën kuti të hapin’.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 83, 3 VOTA BASHA, 1 VOTث RAMA
Ora 20:25 Hapet kutia 17 83 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 83 thuhet se janë konstatuar 5 fletë votimi, 3 për bashkinë e Tiranës dhe 2 për këshillin e minibashkisë . Ristani: 1 fletë e pavlefshme për njësinë bashkiake se ka dy shenja. 3 për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një 1 për kandiatin e PS Edi Rama., 1 vote per minibashkine per PS.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Në tabelën e numërimit nuk ka në asnjë kontestim për të hapur kutinë se grupi i numërimit nuk ka pasur asnjë kundërshtim për kutinë. Ku u gjetën këto fletë votimi. Këto fletë në procesverbal thuhen se janë në zarfin e procesverbalin e fletëve të pavlefshme.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 82, 2 VOTA BASHA, 1 RAMA

Ora 20:13 Hapet kutia 17 82 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4 për kryetarin e njësisë bashkiake. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 82 thuhet se janë konstatuar 3 fletë votimi që nuk I përkasinë kësaj kutie. 2 për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një për kandiatin e PS Edi Rama.
Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Janë 19 fletë të pavlefshme.Të hapet për fletët e pavlefhsme këtë thotë procesverbali ’. Ristani: ‘Ta k’cyrim. Janë fletë votimi të panumëruara’

BalkanWeb
 

Attachments

  • kqz-deputetetps.jpg
    kqz-deputetetps.jpg
    12.5 KB · Shikime: 99
Pe: Tension brenda ne KQZ hapen 14 kuti, 21 fletë për Bashën,10 për Ramën

Ncncnncnc ... turp per mbare Shqiperine ... ptuuuu
 
Titulli: Tension brenda ne KQZ hapen 14 kuti, 21 fletë për Bashën,10 për Ramën

Ashtu te duket tu Love , kurse mua me ngjan shume e drejte .
Ju kuptoj , pasi te humbesh per pak eshte revoltuse , por duhet pranuar realiteti .
 
Pe: Tension brenda ne KQZ hapen 14 kuti, 21 fletë për Bashën,10 për Ramën

ℒℴ⋁ℇ;272604 said:
Ncncnncnc ... turp per mbare Shqiperine ... ptuuuu [/

Paske mesuar te peshtysh edhe me ze drejt vendit tend. lol
 
Pe: Tension brenda ne KQZ hapen 14 kuti, 21 fletë për Bashën,10 për Ramën

me duket mese e drejte hapje e kutive pasi jan vota te popullit te pa numeruara. tani keto fletet jan te gjitha te LULZIM XHELAL BASHES kjo dmth qe demokratet paskan qene nje cik injorante, budallenje fare, te trash se perderisa paskan gabuar kaq shume...edhe nejse ky problem korigjohet tani se njerez jemi gabojme, po ai problemi i mijera kutive te panumeruar ne 2009 nuk u zgjidh eh?

Shqiperia ka marr vizat per te shkuar ne Europe kurse Europianet do marrin viza per te shkuar ne Shqiperi.

degjova nje kor ne ato mitingjet e ca budallenjve para KQZ-se sot eshte ai i famshmi "POLICIA ESHTE ME NE" akoma me rrengjeth mishin ky kor qe nga 97 kur isha femije...eshte njesoje si ato kenget qe bente fisi ZULU ne Afrike rreth zjarrit perpara luftrave me fisa te tjere, dhe fisi ZULU ka qene fisi me i fuqishme ne gjithe Afriken Jug-Lindore, njesoje si u be populli Shqiptar nga Jugu ne Veri ne 97.

Po eshte e kot te shkruar se Demokrateve u intereson te fitoje Lulzim Basha kurse Socilisteve te fitoje Edi Rama, por po u cua babaxhani u pa qe nuk pyet as PS as PD.
 
Pe: Tension brenda ne KQZ hapen 14 kuti, 21 fletë për Bashën,10 për Ramën

Nuk arrij ta besoj dot.
Ata qe numeronin votat nuk besoj te kene qene aq te mefshte sa te mos numeronin votat e Bashes.
Eshte bere dicka e papranueshme... Po, nejse, mire e kane... Jemi apo sjemi popull demokrat... Rrofte Demokracia!
 
Pe: Tension brenda ne KQZ hapen 14 kuti, 21 fletë për Bashën,10 për Ramën

Nuk arrij ta besoj dot.
Ata qe numeronin votat nuk besoj te kene qene aq te mefshte sa te mos numeronin votat e Bashes.
Eshte bere dicka e papranueshme... Po, nejse, mire e kane... Jemi apo sjemi popull demokrat... Rrofte Demokracia!

Jemi popull injorant jo demokrat ... Jemi shume larg demokracise
 
Titulli: Tension brenda ne KQZ hapen 14 kuti, 21 fletë për Bashën,10 për Ramën

Ehhh sa u zgjaten keto zgjedhje..Po mbajne nje Shqiperi te tere ne tension dhe ankth…Vete zgjedhjet dhe numerimi i votave besoj se ishte nje loje me nerva. Do i quaja si nje lufte ndermjet te kaluares dhe se ardhmes. Nje kandidat qe hap perspektiv per te ardhmen e tij politike, dhe nje kandidat qe mund ta humb te ardhmen e tij politike. Ende vazhdojne te dyja palet te festojne fitore.E tmerrshme! .. Per nje shtet anetare e NATO-s dhe pretendente per ne BE, do te pranojme se ishte nje turp…

Fitore qe dhjete vota e bejne Ramen fitues, apo dy vota qe e bejne Bashen fitues .Nese Basha do te fitoje, ajo do te thote fundi i nje garniture te vjeter te PD-se, dhe fillimi i nje gjenerate te re. Nese Rama do te humb besoj se do kete nje gare te brendshme partiake ne PS. E bukura e demokracise eshte se arbitri i fundit eshte populli. Ai kesaj radhe foli. Deshi dikush ta pranoje apo jo, ai gjykoi shume drejt. Nese analizohen rezultatet, kjo eshte porosia. Pothuajse ne te gjitha vendet ku kampanja perkrahej nga Berisha, fitoi Partia Socialiste. Ne gjitha vendet ku nuk ishte Rama ne kampanje, fitoi partia e ti. Atje ku ai eshte aktor kryesor, ai humbi. Humb ne bastionin e tij. Ne krenarine e tij. Ne qytetin qe ia hapi dyert e karrieres.. E di se ky konstatim dhe ky qendrim i imi mund te kundershtohet nga ata qe çdo fitore edhe me dhjete vota e quajne fitore, por une nuk dua ti analizoj dhjete votat, por fenomenin. Basha, eshte nje prurje e re, nje kualitet i ri, pse jo edhe nje model i ri.

Mendoj se koha eshte e mjaftueshme per konsolidime brenda partiake dhe per analiza. Supozoj se edhe njera edhe tjetra parti ka kohe per ndryshim dhe konsolidim. Popullariteti i Partise Socialiste eshte solid, asaj i duhet vetem nje lider i ri. Lider, i cili do ta udheheq partine gjer ne zgjedhjet parlamentare. Partine Demokratike ne baze te asaj se cfare thote populli, duhet te behet gati te dorezoje pushtetin. Dorezimi jo vetem i pushtetit, por edhe udheheqjes partiake! Lul Basha nga pozita e "kryetarit te Tiranes" do te kete mundesi ta mbaje partine, ti beje ndryshimet e duhura, te beje nje nderrim te gjeneratave, si dhe ta pergatis ate per zgjedhjet ne vijim. Asaj do ti duhet nje kohe ne opozite per higjiene partiake dhe pastrimi i partise cdohere behet me se miri ne opozite .Nese kjo ndodhe do te mund te ndikoj edhe ne partite tjera shqiptare, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove dhe Maqedoni. Urroj sidoqofte me te miren per Shqiperine dhe per qytetaret e saj. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top