Tendencat e pranverës 2014

Sweetie

Anëtar i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ngjyrat pastel dhe shumë të çelura do të jenë protagonistet e veshjes këtë pranverë.

Sfumaturat e bojëqiellit dhe të violetës janë baza e 10 tonaliteteve që duhet patjetër të jenë në garderobën tuaj. Nuanca delikate, romantike dhe shumë femërore janë parë në pasarela të ndryshme dhe mbi të gjitha si bazë e shumë veshjesh, si fustane mbrëmjesh, aksesorë, këpucë, çanta etj.

Sfumaturat e ngjyrës kafe të çelur, të karameles, ngrohin “look”-un, tyli me lule fal një pamje romantike, ndërsa e kuqja e përdorur në mënyrë të moderuar ndez dhe rizgjon garderobën.

Gjithashtu, do të shohim një rikthim të ngjyrës portokalli, por më pak e theksuar. Ngjyra e rërës do të jetë një tjetër nuancë e preferuar, një ngjyrë elegante dhe natyrale e cila i shkon të gjithave. Nuk mund të qëndronte larg listës dhe ngjyra bojëqielli e cila të fal një ndjenje freskie në ditët kur temperaturat do të jenë të larta dhe shumë nuanca të tjera të cilat do të bëjnë gardërobën të shkëlqejë.

Edhe pse jemi ende në stinën e dimrit, është koha e duhur për të menduar për gardërobën e pranverës.

/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top