Tendencat e modës mashkullore vjeshtë 2008

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tendencat e modës mashkullore vjeshtë
Tendencat_e_modes_mashkullore_vjeshte.jpg
Mbizotërimi i toneve të errëta, pothuajse krejtësisht e zezë. Pak prekje ngjyrash ekscentrike dhe të metalizuara.

stil_569.jpg
stil


Kështu do të paraqitet burri i kësaj vjeshte që është protagonist i materialeve të teknologjisë së lartë dhe inovativë, të përdorura si për veshjet e ditës por edhe për ato të mbrëmjes. Nëse për femrat rehatia është fjala kyç, për mashkullin e këtij viti, janë xhaketat e shkurtra deri në bel dhe pantallonat e ngushta në kavilje.

stil_567.jpg
stil


Nga xhentëlmeni i kollarisur te pamja e yllit të muzikës rrok. Nga babai i respektueshëm i familjes te pamja prej astronauti. Tendencat dhe stilet për vjeshtën janë shumë, por kanë një gjë të përbashkët: cilësinë dhe elegancën. Kudo dhe kurdoherë. E reja? Përdorimi i materialeve tekno si plastika, pëlhura të llakuara dhe veshje të argjendta. Look-u prej xhentëlmeni: dopiopeti është rikthyer, pardesyja është klasike dhe nuk shkon përtej gjunjëve.

stil_568.jpg
stil


Ndikimi i rrokut: Grija është e zeza e re: gri në të gjitha nuancat si për meshkuj ashtu edhe për femra. Xhaketa e rehatshme dhe e ngrohtë. Pulovra të gjata: pulovra dhe triko me kopsa edhe për meshkujt. Look-u i ardhshëm: materiale të preferuara në tonalitete të argjendta për një pamje sikur keni zbritur nga një e ardhme e largët. Stil kalorësi: çizme të gjata edhe për meshkuj për t’u mbajtur mbi pantallona. Lëkurë e butë: lëkura e butë dhe elegante për një stil më të sofistikuar, por nuk mungojnë as elementët fetish apo ato sado-mazokistë.Cdodite
 
tek foto e par ajo veshja e 3 me pelqen kombinim i bukur .. do kisha qejf ta blija nje veshje te till :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top