Tecet Dhe Petroliferat Në Vlorë, Fosil Apo Muze

WxP

Staf në FV.AL
TECET DHE PETROLIFERAT Nث VLORث, FOSIL APO MUZE

prof. asc. Sazan GURI

Dhe më në fund qeveria e poqi idenë se së shpejti do të ngrejë TEC-et dhe petroliferat në Vlorë, sikundër dhe komuniteti i këtij qyteti, sot e ka më tepër se kurrë të qartë se vetëm aty, ato nuk mund të ngrihen, jo për kërshëri me vendimmarrësit, as për kokëfortësi labi, por sepse qëndresa e tyre mbart argument, argumenti i tyre mbart logjikë dhe kjo e fundit mbart alternativë. Kësisoj, ata paraqiten sa të pashëm dhe të qartë, sa të zgjuar dhe të matur, sa xhentilë dhe largpamës. Përkundrazi, me keqardhje detyrohemi të shprehemi për vendimmarrësit, që për tetë vjet i dëshiruam të na vinin së bashku me ndryshimin, (madje jo pak kemi luftuar që këtë ndryshim të mund ta preknim), se po tregohen më tepër kokëfortë se sa vizionar, më shumë kryeneç se sa vullnetmirë, më tepër të pabindur se sa me dëshirë për të bindur.
Më se njëherë kemi shtruar argumente, madje ato janë sistemuar në fiks 40 të tilla, që si për çudi i qëndrojnë Vlorës si mburojë dhe deri më sot nuk po shohim argumente apo shigjeta të kolegëve koordinatorë shtetërorë, që ta godasin këtë mburojë, pa lë të diskutosh se askush nuk ka arritur ta shpojë apo ta çajë këtë mburojë. Ne do të na vinte mirë që këto mburoja të goditeshin, që të merrnim masa për të trashur spesorin apo madhësinë e tyre. Megjithëse, shpeshherë ato sulmoheshin dhe po aq shpesh na duhesh si thermopilas të luftonim nën hijet e tyre. Shpeshherë ato kërcënoheshin, nëse (if) një ditë veprat me naftë do të ndërtoheshin, nëse një ditë mburojat tuaja do të shpoheshin dhe ne aq shpesh na duhesh t’i përgjigjeshim “if” do të ndërtoni një TEC, do të shkelni një ligj. Cilin ? Atë të mbrojtjes së mjedisit. Nëse do të ndërtoni një petroliferë, do të shkelni një legjislacion. Cilin ? Atë të mbrojtjes së shëndetit njerëzor. Nëse do të ndërtohen dy a tri TEC-e, do të grisni një kontratë. Cilën ? Atë të blertë me natyrën. Nëse do të ndërtohen disa petrolifera (rafineri, petrokimi), do të shkelni një kodik të tërë. Cilin? Atë të së drejtës mbi një Komunitet. Dhe nëse do të ndërtohen dhe ca si terminale, do të shkelet një moral i tërë. Cilin? Atë të kanunit shpirtëror. Por çuditërisht, mjedisi, shëndeti njerëzor, kontrata e gjelbër e komuniteti mbrohen nga 40 argumentet, si me qenë 40 shenjtor.
Më se njëherë kemi thënë nëse arrin të kundërshtohet një nga 40 argumentet, le të ndërtohen 40 TEC-e e po aq petrolifera, madje në qendër të Vlorës. Por më parë të shpjegohet se 1. Kujt i duhen kaq TEC-e? 2. Se kujt do t’i shërbejnë kaq Petrolifera? 3. Pse pikërisht në Vlorë, dhe as një centimetër më tutje? 4. Pse pranë detit. 5. Pse në rërë. 6. Pse pa testuar? 7. Pse dy a më shumë zona territoriale bregdetare për shërbime nafte e nënprodukte të saj. 8. Pse tri porte në Vlorë, në 5 km profil bregdetar. 9. Pse disa a shumë porte nafte në bregdetin shqiptar? 10. Pse në një zonë erozive bregdetare si Vlora? 11. Pse në një zonë sizmike si Vlora? 12. Pse në një zonë si Vlora me biodiversitetin më të pasur në vend? 13. Pse në një gji të mbyllur si akuarium, si Vlora? 14. Pse në një zonë me ajër të kufizuar si Vlora? 15. Pse në një zonë kur era fryn kahershëm drejt qytetit Vlorë? 16. Pse kaq shumë vepra në një vend të vetëm si në Vlorë? 17. Pse pa studim strategjik mjedisor? 18. Pse pa llogaritur më parë kostot mjedisore dhe përfitimet sociale? 19. Pse nga grupi studimor i jepet vendimmarrësve vetëm një alternativë si Vlora? 20. Pse nuk mendohet shërbimi i karburanteve e tëra në Porto Romano? 21. Pse në një inventar të pasur si Vlora e jo në një inventar të varfër si Porto Romano? 22. Pse nuk ka një plan të menaxhimit lokal mjedisor për Vlorën? 23. Pse nuk ka më parë një vlerësim të rreziqeve për zonën e Vlorës? 24. Cili është masterplani i zhvillimit të qytetit të Vlorës, po i bregdetit të saj, po i ishullit të saj, po i gadishullit të saj, po i lagunës së saj? 25. Cili është plani i çkontaminimit nga soda e zhiva në ish-zonën e fabrikës së saj? 26. Pse me cinizëm shkencor se terri i dritave do të zhduket po të kemi një TEC dhe pikërisht në Vlorë? 27. Pse me abuzimin shkencor se TEC-et do të japin energji më të lirë se HEC-et? 28. Pse me mashtrimin se aty do të ngrihet vetëm një TEC, pastaj dy, tre….., ? 29. Pse me intrigën se aty do të kemi ca depozita me nën produkte nafte, pastaj ca rafineri, pastaj aktivitet të plotë nafte. 30. Pse me premtimin se TEC-i do të shtyhet më në veri e pastaj si ndërtesa në rërë? 31. Pse pothuajse me përfundimin se parku industrial energjetik do të zëvendësohet me park industrial dhe pastaj si “parale vuole”? 32. Pse nuk thuhet që kablli elektrik nëndetar do të përcjellë energji drejt Italisë dhe jo siç u lajmërua nga Cooperacione Italiane, se gjoja Italia do t’i sjellë energji Shqipërisë, në një kohë kur ajo vetë importon. 33. Pse nuk parashikohet teknologjia sekondare e desulfurimit dhe e DeNOx ku në botë, në TEC-et mbi 13 MW janë të detyruar të përdoren? 34. Pse jepet temperatura e shkarkimit të ujërave të nxehtë herë 0,870, herë 1,70 herë 2,70 dhe kjo në buzë të zonës detare të zgjedhur për shkarkim dhe nuk thuhet se sa do të jetë kjo temperaturë në qendër? 35. Pse nuk thuhet që për marrjen e energjisë nga një TEC do të kemi 20,0 milionë USD humbje në vit? 36. Pse në një zonë si Vlora, që nga 50 kritere me 5 pikë merr 128 pikë, duke zënë vendin e fundit ndër tri sheshet e tjera, si Porto Romano, Pishë Poro etj.? 37. Pse në një zonë me lagështi absolute të lartë (13,5 milbar), ku avujt e lirë e të shumtë të ujit janë të gatshëm për reaksion kimik me fraksionet hidrokarbure? 38. Pse në një zonë subsidente si Vlora, çka ndodhet nën darën e dy mal-formimeve, si atë të Sazanit dhe të Vlorë-Panajasë? 39. Pse nuk flitet për rreth 5 000 tonë acid sulfurik që do të hidhet për një TEC në ajër, e mandej si shi acid do të zbresë në tokë? 40. Pse nuk llogariten mbetjet toksike, që nuk do të jenë 7 elementë +7 + 7 +........., por 7 x 7 x 7 x......., pra shtatë në fuqi “n”?
E dimë që është e vështirë. E dimë që Banka Botërore ia ka vënë këmbët në një këpucë këtij populli, ku do të duhen breza që të çlirohemi nga kjo. E dimë që FMN-ja e ka në mengenen e saj këtë vend, çka kërkon burra që ta mbrojnë atë, e dimë që fqinjët na e duan bregdetin copë e çikë, çka kërkon mendje që ta zhvillosh vetë atë. E dimë që një gjobë do na rëndojë në kurriz, çka kërkon punë që ta shlyesh atë, por ama dimë që do të vijë një ditë ku na duhet të shpëtojmë nga këto zgjedha, çka kërkon guxim intelektual. E dimë që e keqja na erdhi e mbarsur dhe në një ditë dhe ajo do të ikë çalë-çalë, por dimë dhe këtë që fjala “po” e koordinatorëve dhe këshilltarëve, sjell rreziqe dhe fjala “jo” e aleancës nuk të çon tek e keqja
Si mund të besohet që energjia e prodhuar prej TEC-eve me naftë do të zgjasë, kur ai do të rezultojë jo më pak se 16 cent/kv orë, kur edhe energjia e erës po arrin 4 cent/kv orë. Si mund të besohet që petrolifera na duhet për shërbime me nën produkte nafte, kur 60 km (rrugë detare) larg saj në Durrës po ngrihet një shërbim i tillë. Si mund të prodhohet energjia me naftë, në një kohë kur ekonomistët e botës porosisin për zgjidhje të tjera jo kur nafta të shterojë, por të ketë alternativa kur ajo të ketë filluar dekadencën e saj. Si mund të besohet që energjia e prodhuar prej TEC-eve me naftë do të jetë e qëndrueshme, kur kompani gjermane arrijnë dhe kërkojnë të ngrenë me investimet e tyre në Shqipëri HEC-e të vegjël e të mesëm për të prodhuar energji me lartësi të padëgjuar për ne deri në 50 cm., ose të kenë ferma ere për të prodhuar energji me shpejtësi 2,5 m/sek dhe jo 7 m/sek sa shkruhet në strategjinë kombëtare të energjisë.
Në këto kushte na bie të besojmë se TEC-et dhe petroliferat, edhe nëse do të bëhen, do të ngelen muze, por ndryshe nga muzeu që vizitohet, ato në këtë rast do të braktisen. Në këto kushte, na bie të besojmë se TEC-et dhe petroliferat, edhe nëse ndërtohen, do të ngelen fosil, por ndryshe nga fosili që dokumenton një vlerë gjeologjike, biologjike e plot çfarë, ato në këtë rast do të jenë pa vlerë. Ato do të ngelen si muze pa objekte, edhe sepse nuk do të kenë miratimin e komunitetit të Vlorës. Ato do të ngelen si fosili pa guaskë, edhe sepse nuk do të kenë bekimin e mëmës natyrë.
Prandaj, nuk është kurrë vonë të ndreqet një gabim, aq më tepër kur është në një vend të gabuar si Vlora apo të pranohet një dështim aq më tepër kur kryhet në një kohë të gabuar si sot (TEC-et me naftë janë jashtë qarkullimit), apo të merret një plan i ri veprimi, aq më tepër kur kemi të bëjmë me projekte të cunguara dhe përfundimisht të vendosen ura të reja bashkëpunimi, aq më tepër kur prej kohësh në Shqipëri kanë qenë të munguara.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top