TEC-i i Vlores, blihen 30 milione litra nafte

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TEC-i i Vlorës, aq shumë i diskutuar për impaktin që mund të sjellë në mjedis, i ka gati të gjitha mundësitë për të nisur normalisht punën. Pas disa testeve me rezultat pozitiv, TEC-i, i cili në fakt duhet të ishte gati në qershor të këtij viti, sapo ka përfunduar zhvillimin e tenderit për blerjen e rreth 30 milionë litrave naftë. Tashmë është bërë e ditur që termocentrali me kapacitet 100 megavat do të funksionojë me lëndë të parë, naftën, por që KESH garanton impaktin në minimum për kabinetin. Drejtues të TEC-it garantojnë se cilësia e naftës do të jetë ndër më të mirat. Një tjetër avantazh për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare do të jetë sigurimi i sasisë, vetëm në rastet kur do të kërkohet, edhe pse kontrata mund të jetë lidhur para 2-3 muajsh. E gjithë kjo masë bëhet për të shmangur luhatjet e çmimit në bursat ndërkombëtare.

Pak ditë më parë, në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha foli me superlativa për TEC-in e Vlorës. Kreu i qeverisë e cilësoi si projekt ambicioz, ndërsa garantoi një pastërti për mjedisin, edhe pse lënda e parë që do të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, do të jetë nafta. Megjithatë, plani i KESH-it në të ardhmen mbetet zëvendësimi i lëndës së parë nga naftë në gaz natyror. Tashmë që ligji i ri ka hyrë në fuqi, qeverisë nuk i mbetet veçse të lidhë marrëveshje me kompani private për furnizimin e vendit me gaz natyror.

E gjithë vlera e investimit për ndërtimin e TEC-it arriti në rreth 100 milionë euro, ku pjesa më e madhe u sigurua nga kredia e marrë në bankat private, por edhe nga donatorë. Me çmimin aktual që ka sot tregu i karburanteve në botë, rezulton se kostoja mesatare e një megavati të prodhuar nga TEC-i të jetë rreth 75 euro, diçka më shtrenjtë sesa mund ta gjesh në treg të lirë.
*SHQIP*
teci.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top