Teatri kthehet nأ« protestأ«, publiku hedh thirrje antikomuniste

Amar1

Anëtar Aktiv
Një shfaqje teatrale në Elbasan u kthye në një protestë politike. Spektatorët në sallë reaguan me thirrje antikomuniste duke debatuar edhe me aktorët realizues të pjesës teatrale me titull, “Ata hynë pa trokitur”.

Ambasadori i OSBE-së, i pranishëm në këtë shfaqje, tha se i gjithë projekti është për të nxitur dialogun dhe kjo ndikoi edhe në reagimin qytetar.

“ثshtë nismë e OSBE e mbështetur nga ambasada gjermane dhe të flasim për të kaluarën. Ne kemi bërë një nismë që shqiptarët të flasin për të kaluarën, diskutojnë, kundërshtojnë, por të hapin një dialog të sinqertë. OSBE jep mbështetjen, por nuk e diskuton”

Ndërsa më i drejtpërdrejtë u tregua Alfred Trebicka, i cili u bëri thirrje qytetarëve të ruhen nga ata që hyjnë pa trokitur sot.

“Një nga pikësynimet tona nuk ka qenë sjellja e një panorame për vitet e komunizmit, por një apel për ata që hyjnë pa trokitur, hynë dje, hyjnë sot dhe do të hyjnë edhe nesër pa trokitur”, tha ai.

Vepra e paraqitur në teatrin Skampa me autor dhe regjisor Armand Borën, është reflektim i së shkuarës komuniste në Shqipëri. Ajo vjen nën interpretimin e aktorëve Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani dhe pritet të udhëtojë në disa qytete.

Teatri kthehet ne proteste - Top Channel Albania - News - Lajme - YouTube
 
Titulli: Teatri kthehet nأ« protestأ«, publiku hedh thirrje antikomuniste

Duket si parapergatitje per hapjen e dosjeve.
 
Titulli: Teatri kthehet nأ« protestأ«, publiku hedh thirrje antikomuniste

Ne fakt jo rralle teatri i ka paraprire perditshmerive te nje populli. Thone qe aktoret (regjisoret e skenaristet), ndoshta arti ne pergjithesi, ka shqisen e parandjenjes.

Mu be qejfi dhe do me behet qejfi sa here te degjoje se dikush ka shkund ndryshkun me hapjen e deres se teatrove ne trojet shqipe.

Dikur, nga vendi ku vi une, shtepi kulture ( si lloj teatri) kishte dhe ne fshatin tim te eger malor. Besoni shfaqeshin filma e veheshin shume pune serioze ne skene.

Ka vite e dekada qe jo ne fshatin tim, e shemben ate, por as ne qytezen ku jetoje, ne skenen e teatrit s'eshte vene gje ne skene.

Ne skenat e teatrove tona keto decenie jane vu ne skene vetem tragjikomedi te ketij populli. Po pra! Vetem partite politike aty kane mbajte tubime.:chh
 
Titulli: Teatri kthehet nأ« protestأ«, publiku hedh thirrje antikomuniste

Edhe ku kammlindur un kitrra por me clexojme keto kohe teater behet ne rruge..ne jeten e perditeshne... ne shoqerin e sotme.. ne deklaratat sikur te kishte cliruar boten deklaron orjentimin seksual...apo lidhjet me deputet apo "si shen thomaj" lejojn ti vertetojn ne jan te verteta apo te bera buzet apo "parashtesat dhe prapashtesat"....
Arti esht trasfirmuar ne "kush krijon cudi apo publivitet me sh" ...
Per te ardhur keq qe sh pak estrada jan funksionale dhe ju uroj mos te ndalen kurr e te ket sa me sh biletabletes.. njetez qe detyrojn cdo artist te vihet ne moto..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top