Teatri grek në skenën e Teatrit Kombëtar

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
50109_3.jpg

TIRANث- Teatri Shtetëror i Greqisë së Veriut do të sjellë mbrëmjen e nesërme në skenën e Teatrit Kombëtar dramën "Dybbuk", shkruar nga Brus Majers, me regji të Sotiris Haxakis.

Një burrë dhe një grua tronditen nga goditjet e fuqishme të dashurisë. Të dy kërkojnë bashkimin sipas betimit të vjetër të prindërve të tyre. Por ky betim prishet. Burri vdes nga trishtimi, por shpirti i tij, që nuk gjen drejtësi, hyn në trupin e së dashurës së tij dhe nuk denjon të dalë prej andej, duke sfiduar kështu ligjet që ndajnë të vdekurit nga të gjallët. Kështu fillon historia e Dybbukut, një histori rreth prezencës së fuqishme të dashurisë dhe Perëndisë dhe jo një histori rreth mungesës së tyre.

Në rolin e burrit interpreton Dhimitris Papanikolau, ndërsa në atë të gruas Dhespina Kurti. Vepra vjen në shqip nga Luiza Miçaku, me skenografi të Sotiris Haxakis, kostume të Ersi Drinit, muzika Savina Janatu.

Drama do të ngjitet në TK në datat 2 dhe 3 mars, ora 19:00.
(ma.ar/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top