Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të rregullosh njeriun, ke rregulluar botën

Ishte ditë e shtunë dhe ai po lexonte një revistë, që herët me mëngjes. Kur ngrinte kryet nga revista, në mendje i vinte ideja se atë ditë e kishte pushim, ishte fundjavë. "Nuk do të lejoj askënd të ma prishë këtë ditë pushimi” tha me vete.

Por, pas disa çastesh, i vjen i biri i cili i thotë:”Babi, kur do të dalim për shëtitje dhe ku do të na çosh sot?”

I ati e pa me vëmendje dhe në çast iu kujtua se një javë më parë, i kishte premtuar se do të dilnin për shëtitje bashkë në një vend të bukur. Por, sot ai kishte vendosur të mos e bëjë qejfin qeder, të mos dalë fare nga shtëpia, ta shijonte çdo çast të asaj dite pushimi. Pa ditur ç’të bëjë, i hodhi një vështrim revistës që po lexonte dhe në një nga faqet, dalloi hartën e botës. Menjëherë, e grisi faqen ku ishte harta dhe e bëri copa-copa të vogla, të cilat i hodhi lart në ajër para të birit. Pasi ranë përtokë, i tha të birit:”Para se të dalim për shëtitje, duhet ti mbledhësh këto copa letre dhe ti bashkosh ashtu siç ishin, të bashkosh hartën e botës. More vesh? Ky është kushti!” dhe iu kthye leximit të artikujve brenda revistës. Me vete mendoi:”As profesori më i madh i gjeografisë nuk do të mund ti bashkojë copat e letrës, e jo më ky buzëqumështi im.”

Por, dhjetë minuta më vonë, i biri e befasoi. Ai iu afrua pranë dhe i tha:”Ja ku e ke hartën tënde! A të bëhem gati për të dalë tani?”

I ati u shtang nga ajo që i shihnin sytë dhe si i hutuar e pyeti të birin:”Si arrite ti mbledhësh copat e letrës kaq shpejt?!”

Djali i vogël ia ktheu:”Kur ti babi më dhe letrën mbi të cilën ishte printuar harta e botës, unë e ktheva nga ana tjetër dhe pashë që në anën tjetër ishte printuar imazhi i një njeriu. Me vete mendova:

"Nëse unë rregulloj njeriun, për rrjedhojë do të rregullohet dhe bota!”

Le të jemi secili ai ndryshim që presim dhe duam të shohim tek të tjerët!

/fb
 
Me pelqejne keto tregimet qe i hedh ketu ?

Shume e bukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back