Të merret vaksina kundër A/H1N1

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të merret vaksina kundër A/H1N1

Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e mbajtur të martën në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të kryesuar nga kryetari i këtij komiteti, Isuf Dedushaj, ka rekomanduar marrjen e vaksinës kundër gripit të ri pandemik A/H1N1.
Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, të IKSHP-së, QKUK-së, OBSH-së dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, është rekomanduar që vaksinat të cilat kanë ardhur donacion nga Republika e Turqisë për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të merren nga ana e kategorive me prioritet (për dy grupet më të rrezikuara: punëtorët shëndetësor dhe personat me sëmundje kronike- të indikuar nga mjeku klinicist), të cilat një ditë më parë janë rekomanduar nga Bordi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Dhënia e vaksinës nuk preferohet te ata që kanë kundërindikacione apo sëmundje të ndryshme alergjike apo të tjera, për të cilat duhet konsultuar me mjekun.

Në takim, Komiteti ka kërkuar që medikamenti Tamiflu të jepet te pacientët e dyshuar për grip A/H1N1 edhe nga infektologët rajonalë dhe në bazë të rrethanave të krijuara epidemiologjike, që nënkuptojnë rritjen e numrit të rasteve në komuna, ku mjekët në komuna do të mund të autorizoheshin që edhe ata ta japin Tamiflunë.

Komiteti ka kërkuar që të vazhdojë dezinfektimi i rregullt i të gjitha shkollave fillore dhe të mesme dhe dezinfektimi i institucioneve shëndetësore.

Sa i përket situatës epidemiologjike, deri tash në Kosovë ka pasur 317 raste të dyshimta, prej të cilave 98 raste janë konfirmuar si A/H1N1 pozitive dhe 21 raste të gripit sezonal.

Në Klinikën Infektive në njëzet e katër orët e fundit janë hospitalizuar 20 raste të dyshuara në gripin e derrave dhe gripin sezonal për shëndetin e të cilëve po përkujdesen personali shëndetësor i kësaj klinike. /Telegrafi/
 
Une per veti ju them JO kesaj vaksine pasi shumica e njerezve po vdesin prej saj.Menyra me e mire per ta evituar kete semundje eshte qe ne qdo dhome te lini nga dy Qepe jo te zhveshura.Ato i marrin mikrobet qe na infektojne dhe i vendosin brenda tyre pra i thithin mikrobet.Shume vite me pare shume njerez kishin vdekur nga ky mirepo kishte shtepi ku asnjeri se kishte kete semundje e ato shtepi mbanin Qepe.Madje madje edhe infermerja qe i sheronte te semuret (jo i sheronte po ju ndihmonte) nuk ishte infektuar pasi qe mbante Qepe ne qdo cep.Keshtuqe ju rekomandoj qe te mbani edhe ju dhe mbas perdorimit te tyre qe duhet hudhur ato duhet kapur me doreza pasi ne to ka shume mikrobe,kete e kane vertetuar shkencetaret.
 
Dyshoj fillimisht në ekzistimin e gripit të derrave, ndersa sa i perket vaksinimit apo jo, unë mendoj të mos e bejmë për një arsye të vetme, efektet anësore që dalin nga vaksinat janë të tmershme. اka ndodh nese e gjitha është me qellim të zvoglimit të numrit të popullsisë botërore.
 
mendimi im eshte JO sepse sipas studimeve ka shume mundesi te japin shkaqe anesore mbas nje periudhe
 
Akoma nuk ka dale ndonje vaksine e efekteshme kunderA/H1N1.Edhe ato Tamiflu-te qe para disa muajsh,ministria e shendetsise i reklamonte si arme shpetimtare jo vetem qe nuk e neutralizojne gripin e derrit, perkundrazi ato lene efekte anesore ne organizem.Mjeti me i efektshem per parandalimin e kesaj semundjeje eshte higjena e forte personale dhe shmangia sa me shume e ambienteve te populluara publike.
 
Me sa kam digjuar, asnjera nga vaksinat qe jan te treg se kan kaluar fazen e eksperimentit...sepsa ska qen koha e duhur... prandaj as nuk rekomandohet tek femijet nen 6 vj, per te cilet as nuk eshte eksperimentuar fare.

Por ne nje dokumentar, thoshte qe 2 gargara me krip ( uje me krip) te bera ne mengjes dhe ne dark, jan armiku me mire per kete lloj virusi.
Ps: duhet bere dhe hunda me uje me krip .
Dhe duart me alkool.
 
Une do jem njeriu i fundit qe do marr vaksinen ..... Experiment per firmat farmaceutike une nuk behem....
 
Ne mese edhe po edhe jo nvaret nga vetvetja ne castet e fundit

eshte mire per ta mar,por te sjell deri te vdekja te humbja e eshtrave ti bene llome
 
Keto dy email me kan ardhur dhe po i postoj ketu.

Dr.Raussell Blaylock, neurokirurg, ligjerues dhe shkrimtar, njeri nga njerezit me me ndikim ne boten e mjeksis ka deklaruar;
''Askush mos te guxoje te marre vaksinen kunder gripit te derrave, ajo eshte nje prej vaksinave me te rrezikshme qe jane prodhuar ndonjehere. Permban Squalene (MF59) per te cilen eshte deshmuar se nxite semundjet autoimune, sic jane; Multiple skleroza, artritisi reumatoid dhe Lupusi. Squalene ( MF59) ka nje lidheshmeri te forte me Sindromin e Luftes se Gjirit, prej 10.000 ushtare dhe ka shkaktuar 200% shtimin e numrit te te semureve nga semundja fatale e Lou Gehreg.Virusi H1N1 shkakton shtrengate citokine, cka do te thote se nxit reaksione te tepruara te sistemit te imunitetit dhe kjo eshte arsyeja pse rreziku eshte me i madh per moshat e reja (rinine) e me pak i godet me te vjeterit (te cilet kane imunitet me te dobet).
Kjo vakcine, eshte imuno-stimulant shume i forte dhe eshte shume e mundeshme qe ta ngrise dukshem vdekshmerine nga ky virus.
Nje prej mbrojtjes me te mire eshte, vitamina D3. Duhet te merren 5000IU ne dite,e kur semundja nis e merr hov duhet rritur dozen ne 15.000IU ne dite.
Vitamina D3 modulon reaksionin imunologjik, duke zvogeluar mundesine e reaksionit te tejkaluar te sistemit imunologjik dhe duke stimuluar organizmin te krijoje peptide antimikrobe, te cilat jane shkaterrues te fuqishem te virusit ne te cilin nuk eshte i perfshire imuniteti.
E tere kjo eshte ne lidheshmeri te plote me vitaminen D3, cka do te thote; sa me e madhe doza, aq me e madhe eshte mbrojtja.
Vaji i peshkut (vaji i peshkut te deterave veriore) poashtu e pakeson reaksionin e tejkaluar te sistemit te imunitetit. Mjafton nje luge kafeje ne dite. Per rastet me simptome (te virusit,sh.p.) 2 luge kafeje ne dite. Poashtu, ndihmojne edhe antioksidantet: curcumin, quercetin, ekstrati i fares se rrushit, vitamina C dhe vitamina E natyrale.
Multivitaminat dhe multimineralet poashtu mund te ndihmojne poashtu.
Rastet e te semureve dhe te vdekurve nga gripi i derravete cilat jane paraqitur permes TV (mediave) nuk jane te kjartesuara detajisht. A mos ndoshta ata kane mare me pare vakcina kunder gripit te zakonshem (gripi sezonal;sh.p.), a ka qene te goditur nga ndonje semundje, a kane mare dic prej barerave (medikamenteve).
Ajo cfare une kisha per te shtuar eshte edhe terapija e Dr..Frederic Kleener. Ne te vertete, ne pranveren e vitit 1949, ne Amerike, paraliza e femijeve po bente kerdi, Dr.Kleener, me C-terapine e tij, i ka sheruar 60 paciente mbrenda 5 ditesh, madje edhe ata te cilet i kishin perfshire ngercet. Natyrisht, terapija nuk u mireprit ngase ishte joprofitabile per kompanite farmaceutike.
Terapi ''C'' e Dr Frederik Kleennes
- 1).24 oret e para merret cdo 2 ore nga 2 gram vitamine e paster C (ascorbic acid)
Nese paraqitet barkqitja, te vazhdohet cdo 4 ore. Barkqitja eshte shenje e arritjes se dozes maksimale per ju (organizmin tuaj) dhe trupi me nuk resorbon vitamine C. Barkeqitja eshte pa dhembje.
2).48 - oret tjera merren nga 2 gram vitamine C ne cdo 6 ore)
3).48 - oret e ardheshme merren nga 2 gram vitamine C ne cdo 12 ore(
-Te femijet me te medhenj se 4 vjet doza eshte dyfish me pak.
-Femijet e moshes nen 4 vjec nuk mund te marrin sasi te medha te vitamines C permes rrugeve orale. Te keta vitamina C aplikohet permes rrugeve intramuskulare (injeksione(
-Vitamina C nuk guxonte jete Calcium ascorbat, ngaswe mund te shkaktoje gure ne veshke.
-Vitamina Cmund te jete ne forme te Sodium ascorbat-it por, me e mira eshte ascorbic acid i paster, pa materie shtese.
-Ujin me te cilin e pijme vitaminen C i shtohet leng natyral i limonit ose i portokallit per te arritur absorbimin e vitamines C artificiale.
Perkrah gjithe kesaj, une do t'ju keshilloja keshtu:
-Kaloni sa me shume kohe ne ajer te paster, merrni fryme thelle dhe shfrytezoni cdo rreze dielli.
-Pini uje nga puset (bunaret) dhe uje burimi e jo nga ujesjellesi (cesmet). Sigurohu ni qe ne ujin qe e pini te mos kete fluorid i cili eshte shume helmues.
-Posaqerisht largojuni ushqimit te fabrikuar (konzervuar etj.) dhe gjithe lengjeve te paketuara (tetrapak)
-Largojuni produkteve te shtazeve.
-Largojuni shikimit te televizorit (lajmet, filmat etj) per shkak se kjo nxit prodhimin e hormoneve negative te cilat thartojne gjakun dhe keshtu formesohet nje shtrese per zhvillimin e mikrobit.
-Shfrytezoni rastin te qendroni se paku 15 minuta zbathur ne toke qe te shkarkoni ngarkesen elektrike te fituar nga kompjuteri, telefoni, televizor.
-Fleni prej ores 10 pasdarke deri me ora 2 te mengjesit ne errresirre te plote ne menyre qe trupi juaj te prodhoje melaton-in, hormon shume i rendesishem per mbrojtjen e organizmit nga semundjet.
-Dergojani kete porosi atyre qe i njihni e edhe atyre qe nuk i njihni, ngase ndoshta dikujt do t'ia shpetoni jeten.
-Printojeni dhe shperndajani atyre qe nuk kane kompjutere qe te kene edhe ata mundesi mbrojtjeje.
-Kjo eshte koha kur ne vete duhet te luftojme per ardhemerine e femijeve dhe nipave tane dhe ardhemerine e planetit. Kur i bashkojme forcat, mundesite jane te medha.
Me shkruani nese keni pyetje apo sugjerime ne menyre qe se bashku ta pengojme te keqen.
Dr.Raussell Blaylock


Dhe emaili tjeter nga autor anonim.



Jam farmaceut i kualifikuar. Kam bërë hulumtime të vakcinës së gripit të derrave të cilën qeveria jonë e ka blerë për ne dhe e cila është njëqind herë më e rrezikshme se gripi i derrave. A e dini se prodhuesit e vakcinës së gripit të derrave kanë kërkuar të lirohen ligjërisht nga paditë e mundshme në rast se vakcina u shkakton dëmtim njerëzve?

Nëse e keni prodhuar vakcinën për të cilën e dini se vepron, atëherë pse do t’iu nevojitet përjashtimi ligjor në rast të pasojave të padëshirueshme? Virusi i gripit të derrave ka mbytur gjithsej 2/3000 njerëz. Gripi i rëndomtë mbyt 40 000 njerëz në vit, e pse ne atëherë mbrohemi nga gripi i derrave e jo nga gripi i rëndomtë? A ka kjo logjikë? Për çfarë arsye atëherë shkaktohet aq shumë panik?

Vakcina kundër gripit të derrave përmban dy gjëra shumë të rrezikshme – njëra quhet Thimerosol. Në përbërjen e tij ka 50% zhivë. Thimerosoli lidhet me receptorët në tru dhe kështu shkakton dëmtim të trurit. A është mençuri të injektohet thimerosoli dhe të shkaktohet dëmtimi i trurit, duke zvogëluar IQ e njerëzve për 10 pikë, si dhe dëmtime tjera të shumta, në mënyrë që të evitohet marrja e gripit i cili vret 95% më pak njerëz se gripi i rëndomtë?

Përbërësi tjetër i rrezikshëm i vakcinës kundër gripit të derrave quhet squalene. Squalene e mashtron sistemin tuaj të filloj të vret qelizat tuaja, gjë që shkakton sëmundje auto-imune siç janë: astma, multipël skleroza, dijabeti dhe një varg sëmundjesh tjera të cilat nuk kanë ende emra. A është mençuri të injektoni në vetvehte ato gjëra, për t’iu shmangur gripit të lehtë, siç është gripi i derrave.

Nëse jeni shtatzënë pyeteni vehten edhe këtë – pse të merrni Panvax kur ai përmban Neomicin sulfat dhe Polymyxin B – prej të cilave të dyja paraqesin rrezik për fëmijën tuaj të palindur – për t’iu shmangur çkafit? Gripit të lehtë, i cili vret 95% më pak njerëz se gripi i rëndomtë?

Unë jam ekspert për analizë kirtike të barërave dhe efektin e tyre në njerëz. Edhe le të provoj dikush të vijë tek unë me shpric plot me vakcinë kundër gripit të derrave ose të m’i afrohet familjes time, se do ta marrë gjilpërën dhe t’ia ngul atyre me një varg therrjesh të forta!

Kjo gjë është helm. Mos e merrni atë. Mos lejoni që miqtë tuaj ta marrin. Nëse ndonjë idiot në laborator iu pyet: a dëshironi ta merrni këtë vakcinë, pyeteni për thimerosol, squalene dhe pse kompanija e cila e ka prodhuar don të ketë lirim ligjor nga paditë e mundshme dhe pastaj shikojini fytyrat e tyre të cilat do ta kenë pamjen e llojit: O Zot, ju më keni bombarduar me aq shumë pyetje në të cilat nuk kam përgjigje!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top