Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të martën sërish n’demonstratë

Disa organizata dhe lëvizje joqeveritare kanë paralajmëruar një demonstratë të re kundër 6 pikave të sekretarit Ban Ki-Moon, që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Demonstrata është paralajmëruar për të martën, më 2 dhjetor, dhe do të nisë para Bibliotekës Kombëtare në orën 12:00.

Me anë të kësaj demonstrate, këto organizata, siç thuhet në një komunikatë për opinion, duan të mbrojnë Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm!

“Plani 6 pikësh i Ban Ki Munit po i imponohet Kosovës. Këto 6 pika e fusin Serbinë thellë në territorin tonë. Kosova ndahet përbrenda, ndërsa EULEX-i do ta menaxhojë këtë ndarje. Me këtë plan po shkelet vullneti i popullit të Kosovës për një shtet të pavarur dhe po rrezikohet integriteti territorial i Kosovës. Ky plan ia pamundëson Kosovës që të funksionojë si shtet demokratik dhe të zhvillohet ekonomikisht”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Këto organizata po ashti kanë potencuar se, ky plan duhet të refuzohet jo vetëm duke i thënë JO, por duke përmbushur vullnetin e qytetarëve të vendit për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. “Ashtu siç është përcaktuar në nenet 1.1 dhe 2.1 të Kushtetutës ku përcaktohet që Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, unik dhe i pandashëm, përkatësisht, që sovraniteti i saj buron nga populli”.

“Ky vend është i yni, i të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe përgjegjësi e jona. ثshtë absolutisht e papranueshme që për Kosovën të merret leja në Beograd. Shteti i Serbisë duhet të largohet nga këtu për të mos u kthyer kurrë. Propozimi i Serbisë nxit ndarje të reja në Ballkan”, theksohet ndër të tjera në komunikatë.

Organizatat “اohu”, “Vetëvendosje”, Rrjeti i Grave, “Fol 08” dhe shumë organizata i kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’iu bashkëngjiten në demonstratë dhe të kundërshtojnë në mënyrë paqësore 6 pikat që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. /Telegrafi/
 
Titulli: Të martën sërish n’demonstratë

Do ishte mire tu benim nje ftese apel (shkrese) nga ana e forumit virtual arganizatave simotra ne Shqiperi, ne menyre qe edhe atje te organizohet nje proteste mbeshtetese per protesten e se martes. Pjesmarrja sa me masovike dhe nje ze i fuqishem qe do vinte nga cdo ane do ishte shume i arsyeshem. Duhet te tregohemi edhe njehere se jemi nje. :gjujpeshk::gjujpeshk: Shpresoj se te tilla protesta mbeshtetese do rganizohen edhe para selise se OKB-se dhe selise se BE-se. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Titulli: Të martën sërish n’demonstratë

Do ishte mire tu benim nje ftese apel (shkrese) nga ana e forumit virtual arganizatave simotra ne Shqiperi, ne menyre qe edhe atje te organizohet nje proteste mbeshtetese per protesten e se martes. Pjesmarrja sa me masovike dhe nje ze i fuqishem qe do vinte nga cdo ane do ishte shume i arsyeshem. Duhet te tregohemi edhe njehere se jemi nje. :gjujpeshk::gjujpeshk: Shpresoj se te tilla protesta mbeshtetese do rganizohen edhe para selise se OKB-se dhe selise se BE-se. :gjujpeshk::gjujpeshk:



shum ki fol mir ksi heri :P haha :D

shum pajtona me ty , se ish kon shum mir qe n'Prishtin protesta , n'Tiron , n'Bruksel n'NEW YORK ish kon mir me pas protesta
 
Titulli: Të martën sërish n’demonstratë

Skom koh me dal :D
 
Titulli: Të martën sërish n’demonstratë

Skom koh me dal :D


ajde me mu ta gjej do koh temen :P dalom bashk :P haahha
 
Titulli: Të martën sërish n’demonstratë

Duket sa e doni Mitrovicen ju !!!!!!!!!
 
Titulli: Të martën sërish n’demonstratë

Duket sa e doni Mitrovicen ju !!!!!!!!!

Mitrovica na takon te gjitheve kush ka bythe, ashtu si cdo pjese e Shqiperise cep me cep, andaj ky konkludimi juaj me duket sa absurd aq i panevojshem. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back