TruLLajKaa
Shqiptare
Disa organizata dhe lëvizje joqeveritare kanë paralajmëruar një demonstratë të re kundër 6 pikave të sekretarit Ban Ki-Moon, që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Demonstrata është paralajmëruar për të martën, më 2 dhjetor, dhe do të nisë para Bibliotekës Kombëtare në orën 12:00.
Me anë të kësaj demonstrate, këto organizata, siç thuhet në një komunikatë për opinion, duan të mbrojnë Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm!
“Plani 6 pikësh i Ban Ki Munit po i imponohet Kosovës. Këto 6 pika e fusin Serbinë thellë në territorin tonë. Kosova ndahet përbrenda, ndërsa EULEX-i do ta menaxhojë këtë ndarje. Me këtë plan po shkelet vullneti i popullit të Kosovës për një shtet të pavarur dhe po rrezikohet integriteti territorial i Kosovës. Ky plan ia pamundëson Kosovës që të funksionojë si shtet demokratik dhe të zhvillohet ekonomikisht”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
Këto organizata po ashti kanë potencuar se, ky plan duhet të refuzohet jo vetëm duke i thënë JO, por duke përmbushur vullnetin e qytetarëve të vendit për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. “Ashtu siç është përcaktuar në nenet 1.1 dhe 2.1 të Kushtetutës ku përcaktohet që Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, unik dhe i pandashëm, përkatësisht, që sovraniteti i saj buron nga populli”.
“Ky vend është i yni, i të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe përgjegjësi e jona. ثshtë absolutisht e papranueshme që për Kosovën të merret leja në Beograd. Shteti i Serbisë duhet të largohet nga këtu për të mos u kthyer kurrë. Propozimi i Serbisë nxit ndarje të reja në Ballkan”, theksohet ndër të tjera në komunikatë.
Organizatat “اohu”, “Vetëvendosje”, Rrjeti i Grave, “Fol 08” dhe shumë organizata i kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’iu bashkëngjiten në demonstratë dhe të kundërshtojnë në mënyrë paqësore 6 pikat që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. /Telegrafi/