Te lexosh ne plazh, eshte seksi

Love

βeℓℓe â๓e
Janë të shumtë atë që kur nisen me pushime, përveç aksesorëve të plazhit marrin me vete dhe një çantë me libra. Nën çadër, buzë detit… ndër të tjera mund edhe të lexosh shumë mirë. Madje, mund të lexosh më shumë se ç’ke kaluar nëpër duar një vit të tërë.

te_lexosh_ne_plazh_eshte_seksi.jpg

Librat që duhet të merrni në valixhen tuaj këtë verë

Pushimet tashmë kanë filluar dhe ka nga ato që së bashku me to e konsiderojnë formë relaksi dhe të lexuarit nën një çadër. Vera konsiderohet si koha ideale për të lexuar.

Gjatë verës leximi stimulon dëshirën për të njohur dhe kuptuar.
Vetëm pushime?
Jo, ka nga ata që edhe pse gjithë vitin e kanë kaluar në punë nuk u ndahen dot librave. Madje për ta kjo është periudha më e mirë kur edhe mund t’u kushtojnë më shumë kohë librave.

Janë të shumtë atë që kur nisen me pushime, përveç aksesorëve të plazhit marrin me vete dhe një çantë me libra. Nën çadër, buzë detit… ndër të tjera mund edhe të lexosh shumë mirë. Madje, mund të lexosh më shumë se ç’ke kaluar nëpër duar një vit të tërë.

E kjo vlen kur bën pushime të qeta nën shoqërinë e diellit dhe të detit. Ajo që vihet re gjatë periudhës së verës është se njerëzit duan libra të lehtë, histori suksesi, histori dashuria. Nuk duan ta ngarkojnë vetëm me libra që duan përqendrim dhe vëmendje.

Doni pushime me pak “lodhje”?
Jeni të dashuruar pas romaneve imenjativë?
Mendoni së vetëm në pushime mund ti lexoni librat me tema të vështira?
Nëse është kështu, libra të tillë nuk mungojnë për të kënaqur shijet tuaja, edhe pse për pushime këshillohen libra jo shumë të vështirë… Por kjo më shumë është shije individuale e vetë lexuesit.

Disa këshilla të shëndetshme për të lexuar buzë detit apo në mal

Shkoni në librari dhe blini të paktën një libër për ta lexuar në det apo mal kudo që të shkoni.
Mos rrini shumë poshtë çadrës apo poshtë hijeve të pemëve… mbaroni librin së lexuari.
Bëni sport dhe shplodhuni duke lexuar libra.
Hani shëndetshëm dhe argëtohuni

te_lexosh_ne_plazh_eshte_seksi_1.jpg

Të lexosh në IPad

Ka nga ata që nuk marrin një valixhe me libra por thjeshtë një Ipad, ku në të kanë disa libra. Në të mund të lexojnë poshtë çadrës çfarë të duan ata, edhe pse ndjesia e të prekurit të letrës me dorë ka një tjetër kënaqësi, gjithsesi ka nga ata që lexojnë ne Ipad.

“Vera mban kurorën”

Vera është periudha ku njerëzit blejnë më shumë dhe lexojnë më shumë libra. Sipas një sondazhi që kemi bërë në librarit e kryeqytetit, në këtë stinë ka një fluks njerëzish që i drejtohen atyre për të marrë titujt e tyre të preferuar. Dhe në fakt ajo që bijë në sy është se nuk marrin një titull por disa… Ndoshta për ti lexuar deri në fund të verës.

Sugjerime

Vera erdhi, dielli dhe deti na presin. Secili mund të zgjedhë librin që dëshiron për të lexuar në plazh.

Nëse jeni duke kërkuar tituj në lidhje me librat që doni të lexoni gjatë pushimeve, dhe se çfarë duhet të kaloni në dorë këtë verë. Ne po ju sugjerojmë disa tituj në përpjekje që do të kënaqeni nën shoqërinë e tyre.

Libra të rinj për t’u lexuar në pushimet e verës

Titulli: Fitimtari nuk merr asgjë
Autori: Ernest Heminguej
Shtëpia botuese: Bota shqiptare
Përktheu: Nasi Lera
Faqe: 121, çmimi 500 lekë

Të shkruara gjatë kohës kur Hemingueji ishte në kulmin e fuqisë së tij krijuese, në tregimet e tij “Fitimtari nuk merr asgjë” shkëlqen vula e talentit të veçantë. Gjuetarë, pleq të mençur, luftëtarë, gra të dashuruara, gra të braktisura: aty mund të gjesh gjithçka, aty jeton gjithkush, dashuron dhe përballet me realitetin e pashmangshëm të vdekjes. Karakteret, dialogët, mjediset, bota e brendshme, mund të kenë ardhur vetëm nga imagjinata e Heminguejit.

Titulli: Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla dhe të gjitha gjërat janë të vogla.
Autori: Richard Carlson
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Përktheu: Alma Guri
Faqe: 255, çmimi 600 lekë

Ekziston një mënyrë tjetër sesi t’ i vendosim lidhje me jetën-një mënyrë tjetër më e butë, më shumë e dobishme e cila e bën jetën të duket më e lehtë dhe njerëzit e përfshirë në të më të kuptueshëm. Kjo “mënyrë tjetër” e të jetuarit mëson sesi të zëvendësohen shprehitë e vjetra të “reagimit” me shprehi të reja të perspektivës. Këto shprehi na mundësojnë për të patur një jetë më të larmishme dhe më të bukur.

Titulli: Burrat që duam
Autori: Willy Pasini
Shtëpia botuese: Belina
Përktheu: Luljeta Dino
Faqe: 229, çmimi 800 lekë

Willi Pasini-psikiatër dhe psikolog na propozon një udhëtim në universin mashkullor për të kuptuar sesi kanë ndryshuar bashkëshortët, të fejuarit e shokët në shekullin XXI, por në radhë të parë për t’u sugjeruar këtyre meshkujve të “destabilizuar” një rrugëdalje, e për t’i ndihmuar të gjejnë një përgjigje për dyshimet që i torturojnë, duke e përkufizuar rolin e tyre, e ndërtuar ditë pas dite një lidhje të pjekur e krijuese me shoqet e jetës, por edhe me fëmijët, miqtë dhe kolegët.

Titulli: Shpresa dhe gënjeshtra
Autori: Marian Keyes
Shtëpia botuese: Dudaj
Përktheu: Dorina Xhaxhiu
Faqe: 481, çmimi 1000 lekë

Ana Uollshi pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në sallonin e shtëpisë së prindërve në Dublin. ا’u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon email-e që mbeten pa përgjigje? Së bashku me të motrën, detektiven private Helena, ajo nis të kërkojë të shoqin. Kthehet në Nju-Jork, ku e presin ndodhi të çuditshme. Nën petkun e humorit, fshihet një histori e zymtë…A do të jetë e fortë Ana? Marian Keyes është autore e 7 romaneve të përkthyera në 30 gjuhë.

Titulli: Burra që urrejnë gratë
Autori: Stieg Larsson
Shtëpia botuese: Dudaj
Përktheu: Alina Karaulli
Faqe: 501, çmimi 1200 lekë

Kanë kaluar shumë vjet që kur Harieta, mbesa e dashur e industrialistit të fuqishëm Henrik Vagner, është zhdukur pa lënë gjurmë. Që atëherë dërgimi i përvitshëm i një dhurate anonime e hap përsëri çështjen-një rit që përsëritet me përpikmëri dhe zgjon sërish shqetësimin për një enigmë të pazgjidhur kurrë. Para vdekjes së tij tragjike të beftë, një atak në zemër në vitin 2004, Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane pjesë e një triologjie të quajtur “Millennium”: “Burra që urrejnë gratë”, “Vajza që luante me zjarrin”, “Mbretëresha e Kështjellave prej letre”.

Titulli: Një herë nuk mjafton
Autori: Jacqueline Susann
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Përktheu: Oriana Tamburi
Faqe: 505, çmimi:1100 lekë

Industria e medias dhe e kinematografisë është një botë që nuk fle kurrë. Botuesit, regjisorët, modelet, pop-starët rrinë zgjuar gjithë natën nëpër lokale dhe punojnë gjithë ditën në zyra të zbukuruara në stilin modern të kohës…Në këtë botë është rritur Xhenjueri Uejn, një vajzë magjepsëse, që kërkon në Nju-Jorkun dhe Los Anxhelosin e njerëzve të artit tipin model të dashurisë së saj. Autorja e romanit është lindur në Filadelfia.

Në shkollë ishte studente inteligjente, por dembele. Mbasi mbaroi diplomën, Susanni u shpërngul në Nju-Jork për të realizuar ëndrrën e saj: të bëhej aktore. Luajti disa role në filma “The ثomens”, kurse më vonë u bë modele. Megjithëse e sëmurë, ajo ishte e vendosur të bëhej autore e suksesshme dhe këtë e arriti me librin “Lugina e Kukulave”, vijoi me “Makina e dashurisë” dhe “Një herë nuk mjafton” në fund të jetës. Vdiq në moshën 56-vjeçare, më 1974.
Burimi: Shekulli
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Dikur po,zakonisht ne fund te vitit profesorat na jepnin nje liste me libra per te lexuar per vitin e ardhshem(libra mesimore)...Ne fakt me shijonin pasi dhe koha gjate pushimeve eshte me teprice,tani nuk e praktikoj me kete gje...Kur jam me pushime shijoj pushimet,dhe analizoj vec fjalen ''pushime'' qe do te thote,te shijosh veten dhe relax....
 
Titulli: Të lexosh në plazh, është seksi…

Une ju kisha preferu qe ne plazhe dhe ne pushime mos merrni libra qe jane te ngarkuara per te kuptuar. Perdroni dhe merrni me vetee ndonje bestseller dashurie se lexohen me nje dore :p:lol:.

Epo, ne pushime kur edhe leximi behet seksi, vrase mendjen se cfare do behet seksi :konfuz: Nuk ka fjale leksiku yne per ta shtjelluar :p
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Ku ka libra amon ne plazh kur njeriu shkon te qetesoj trurin jo te vrasi mendjen te lexoj edhe pse ben mire ..Po ne plazh shkohet te heqi stresin per pak dite pushime qe i lejohet .u bo seksi edhe kjo gjo qa nuk ncjerrin Gazetat per te punuar skan faj te shkretet
 
Titulli: Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Po ne plazh shkohet te heqi stresin per pak dite pushime qe i lejohet.

Pse me cfare hjek stresin ti? :syze: Qe ta dish nga sot e tutje se pikerisht jane librat dhe leximi ato qe ndihmojne me se shumti njeriun per largim stresi dhe kete nuk e thane gazetat, por kjo gje tashme dihet me vite, dekada e shekuj. :viola:
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Per ju femrat po normale lexoni e beni menefregisten kur ne meshkujt kullojm syte nga djersa e madhe ngaqe eshte nxehte :p
 
Pe: Titulli: Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Pse me cfare hjek stresin ti? :syze: Qe ta dish nga sot e tutje se pikerisht jane librat dhe leximi ato qe ndihmojne me se shumti njeriun per largim stresi dhe kete nuk e thane gazetat, por kjo gje tashme dihet me vite, dekada e shekuj. :viola:

ne postimin tim e kam theksuar edhe pse ben mire leximi ..Pse pershembull kush eshte nga ata qe lexon librin un jam e para qe mor librat me vete po thjeshte kur je me shoqeri apo me familje ato dite dua ti kaloj per qefin tim koha e librit normale qe ka momentet e ti po jo qe te behet menyre seksi per te lexuar lali
 
Pe: Titulli: Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

ne postimin tim e kam theksuar edhe pse ben mire leximi ..Pse pershembull kush eshte nga ata qe lexon librin un jam e para qe mor librat me vete po thjeshte kur je me shoqeri apo me familje ato dite dua ti kaloj per qefin tim koha e librit normale qe ka momentet e ti po jo qe te behet menyre seksi per te lexuar lali

Merr libra ti merr po i bidon benzin e mbaj ne makine un kshu qe e di vet se ku do shkojn librat :p
 
Pe: Titulli: Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Merr libra ti merr po i bidon benzin e mbaj ne makine un kshu qe e di vet se ku do shkojn librat :p

Hahahahaha qa don te ndezesh zjarrin ne piken e veres ti kaq ftohte ke hahaha me falni se dola nga tema
 
Pe: Titulli: Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

ne postimin tim e kam theksuar edhe pse ben mire leximi ..Pse pershembull kush eshte nga ata qe lexon librin un jam e para qe mor librat me vete po thjeshte kur je me shoqeri apo me familje ato dite dua ti kaloj per qefin tim koha e librit normale qe ka momentet e ti po jo qe te behet menyre seksi per te lexuar lali

Menyre seksi???Me sa kuptoj une libri ne plazh eshte edhe kalim kohe,plus nga materiali thuhet se femra e lexon librin ose kur lexon dicka duket seksi,dmth sikur terheq vemendjen e tjereve...Kjo per mua sikur ska kuptim,se mund te marresh nje biblioteke me vete dhe sti hedh kush syte,mund te jesh ne terezi tende pa nje liber dhe shikimet te ''hane''...Mos te llogarisim edhe ata libra ku titullin e kane te shenuar me shkronja aq te medha sa edhe cadra afer teje e lexon librin,ne kete menyre hidhet dhe ndonje fjale ''ngacmimi'' ne lidhje me titullin e librit....Jo gjithmone personat qe lexojne libra ne plazh kane bagazh kulturor ose duan te bejne rolin e interesantes,dikush e ka pasion leximin,dikush nga ''nevoja''(i duket sezben)...Cdo gje varet ska rregulla baze...
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Po ato qe shkojn vetem ne plazh e si perfill kush marrin lexojn dhe na i liber nga halli :p :banane:
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Po ato qe shkojn vetem ne plazh e si perfill kush marrin lexojn dhe na i liber nga halli :p :banane:

Ose Ego...Shohin qe ska gje te hajrit,e sa te lodhin syte pas gjerave qe te vrasin shikimin,me mire lodhin syte ne shoqerine e nje libri qe i jep me shume kenaqesi...
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Ose Ego...Shohin qe ska gje te hajrit,e sa te lodhin syte pas gjerave qe te vrasin shikimin,me mire lodhin syte ne shoqerine e nje libri qe i jep me shume kenaqesi...

Po po .... ke drejte.... :qenis::qenis:
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Preferoj ne plazh ndonje liber te leht.....sic jan keta me histori dashuri :)
sesa seksi eshte te lexosh liber ne plazh nuk e di, por ndoshta kur je shtrir ne diell kurrizin qe shkelqen nga vaji, pak vithet perpjet, koka e ngritur, duart e perthyera, syte e perqendruar, floket e mbledhur, kembet e shtrira.........mmm qenka seksi :p

Po un zakonisht lexoj kur jam ne rer se keshtu rri me shum ne diell e nxihem se merzitem nese sbej gje.
 
Ncncnncncn harrove qe jena neper punra e shtepia ne tjerit cna nxef me keq pak vap eshte :p :stelle:
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Ncncnncncn harrove qe jena neper punra e shtepia ne tjerit cna nxef me keq pak vap eshte :p :stelle:

hahahha egoo bera nje hipotez se me mendje sdoli gje, thash po ta them me ze eshte me mire :p......se ne fakt librat jan shoqeruesit me te mire ne disa momente, mbushin boshlleqet...si neper udhetime te gjata e pushime.....keto jan ditet me te mira per tu qetesuar...sepse zakonisht ne jemi te stresuar nga puna, shkolla etj.
 
Bella :col::qenis::p
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Zakonisht kur jam ne Shqip e sidomos ne plazh vec per libra sme shkon mendja.
Ndersa kur jam me sezone provimesh edhe e marr ndonje per te studiuar.
 
Titulli: Të lexosh në plazh, është seksi…

Per te q'lodhe syte nga librat, lexoje madje kohe pas kohe edhe i dhunoj :lol:pllazhistet me sy :viola:
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Ca menyre per tu bere publicitet librave LOL

Megjithate asnje nga keta librat siper sme terheq, ne pergjithesi ne vere ne plazh nuk perqendrohem dot ne nje liber edhe pse me pelqen....edhe sinqerisht nuk do me dukej fare seksi nje femer qe lexon nje liber ne plazh....per ca ka ardhur ajo, per tu dukur me liber apo thjesht per tu dukur ?
 
Të lexosh në plazh, është seksi…

Amazon kindle...nja 20 libra aty dhe eshte e sigurt qe do te rri "urte" ne plazh :D
Ama leximi eshte i domosdoshem gjithekund jo vetem ne plazh :)
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

LIBRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA NE PLAZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZHHHHHHHHHHHH ?
mdalin librat dhe neper endrra.... edhe ne plazh mduhen mu
Un du relax ! te flej, te haj, te pi dhe te boj qef :BOSS: ska pushim per libra .... kto budalliqe i nxjerrin sa me shit libra sepse spo blen mo njeri gjo...
te lexosh libra ter jeten ste sjell lumturi ose gezim :)

ps: skam nevoj per libra per tu duk si "intelektuale sexy" lol librin e lexoj nshpi naten po spata gjo me bo...
(mendim personal)
 
Titulli: Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

kto budalliqe i nxjerrin sa me shit libra sepse spo blen mo njeri gjo...
te lexosh libra ter jeten ste sjell lumturi ose gezim :)

Jo, mo jo mendja blihet ne pazar tani. Madje shpeshe ne muges parash nderrohet me veze pule :karton:lol:
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ado
Titulli: Të lexosh në plazh, është seksi…

si duroj dot ato njerez qe lexojne ne plazh.pa le me nqs i kam afer.......
thjesht bejne sikur lexojne.....:p
 
Titulli: Të lexosh në plazh, është seksi…

Fillestar .......pffff
Une ne plazh shkruaj libra dhe nuk i lexoj ato
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Po Playboy ose Penthouse pse nuk eshte ne liste ?? po Maxim ??
 
Pe: Të lexosh në plazh, është seksi…

Aq kohe sa je ne nje plazh te qet, me pak njerez, pa ndonje muzik "te mire" e cila bucet, eshte shume qetcuese te lexosh nje liber te mire nderkohe qe ne ambjent tingellojne dallget e detit te qet...
Nuk eshte e thene qe te rish 12 h duke lexuar, ama mund te besh pushim nga "party", e te shpllodhesh trurin ne kete menyre:)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top