Gërdeci, shtyhet seanca ndaj Mediut. Shkak Durrës-Kukës

Зngjεll

___________
1246870320.jpg

Kolegji Penal vendosi te shtyje per ne vjeshte seancen ne ngarkim te ish- Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Arsyeja sipas Kolegjit eshte pasi avokatet deklaruan se ishin bllokuar gjate udhetimit ne rrugen Durrës-Kukës

TIRANE-Gjykata e Lartë shtyn për në datën 14 shtator seancën në ngarkim të ish- Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në seancën që zgjati vetëm 7 minuta, Kolegji Penal vendosi shtyrjen e seances pasi avokatet deklaruan se ishin bllokuar ne rrugen Durrës-Kukës, e për këtë arsye nuk mund të marrin pjesë në seance. Prokurorët deklaruan në seancë se rruga mbyllet në oren 11:00 të ditës së sotme e per kete arsye avokatet duhet te kishin mberritur ne seance. Gjithsesi Kolegji Penal ne mungese te avokateve e kerkesës së tyre për të shtyre seancen vendosi shtyrjen per me 14 shtator. Sot duhej te niste shqyrtimi i dosjes se vecuar te ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet per shpërdorim detyre, gje që sipas prokurorisë solli dhe tragjedinë e Gërdecit.
Shpërthimi i një fabrike të çmontimit të municioneve mesditën e 15 marsit të një viti më parë në Gërdec, u mori jetën 26 personave si dhe u plagosën 300 të tjerë. Pas një viti hetimesh, prokuroria vuri nën akuzë 30 persona, ku top-listën e kryesonte ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, disa ish-ushtarakë të lartë, administratori i "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari. Gjykata e Lartë e ndau në tri pjesë dosjen e shumëpërfolur, duke mbajtur për gjykim vetëm ish-ministrin Mediu, ndërsa dosjen për 29 të pandehurit e tjerë ia dërgoi për kompetencë gjykatës së Tiranës./News24/
 
a kta skan se care rrenash te gjejne kan frike ti bejn gjygjin sepse mund te dalin emra te pa deshiruar kshu qe duhet shtyre sa me shume te jet e mundur heren tjeter me siguri do vonohen per ndonje shka tjeter
 
He se te gjithe e dine si do veje kjo pune sdo kete gjygj dhe Mediu do behet prap minister mbrotje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top