Te kujdesemi per dhembet

arber b_fier

Anëtar i ri
Kujdesi për dhëmbët dhe infeksionet Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit.

Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore.

Bakteret dhe infeksioni i mishit të dhëmbëve

Një higjienë e keqe, jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakëz bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakëz shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët, sidomos streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve.

Koenzima Q10 mban te freskët gojën

Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën Q10 e cila forcon dhëmbët dhe e mban të freskët mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florën bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë. Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm.

Kariesi një proces shkatërruespër dhëmbin

Kariesi përbën një proces shkatërrues për dhëmbin, shkaktarë të të cilit janë bakteret e pranishme përreth sipërfaqes së dhëmbëve (pllakëzat bakteriale). Numri i mikrobeve të izoluara në gojë është më shumë se sa 350, por janë të pakta ato të cilat janë të implikuara në krijimin e kariesit. Pjesa më e madhe e baktereve të implikuara në pllakëzat bakteriale të krijuara në sipërfaqen e dhëmbëve përfaqësohen nga: streptokoko mutans lactobacilli dhe actinomiceti.

Këto baktere në qoftë se nuk do të lëvizen dhe të pastrohen nga furça e dhëmbëve, bien në kontakt me sheqernat që janë prezente tek ushqimet e përditshme. Janë pikërisht sheqernat ato që i japin këtyre baktereve forcën për të filluar shpërbërjen e mineraleve të dhëmbit..
 
Sipas statistikave Shqiperia eshte vendi ku Orbit e te tjera produkte te peraferta me te arrijne nje konsumim mbi mesataren, nderkohe qe pasta e dhembeve bashke me furcen eshte nen mesatare.

Besoj se ka te beje me edukaten qytetare.

S'ka me keq kur sheh nje vajze mire me dhembe te shtrember se per kete ndoshta nuk ke si e akuzon, por kur i sheh dhembet ne ngjyre floriri bahhhhhhhh, shume e peshtire.

P.s Ku ka me te bukur se te qeshesh pa patur nevoje te vesh doren perpara :D
 
e vertet kjo qe thua por njerzit nuk jane te informuar per problemet qe sjellin mos kujdesimi per dhembet (mendimi im).
u pelqejne me mire te hane me proteza
 
E keni ne terezi ju:)mua me ka gjetur halli kujdesem shume per dhembet i kam shume mire pervec njerit qe nuk em eshte ndruar akoma...e kam te vockel fare edhe dhembin e bebit.imagjinoni ta heq tani..goca 20 vjec pa i dhemb para:(:(:(
 
E keni ne terezi ju:)mua me ka gjetur halli kujdesem shume per dhembet i kam shume mire pervec njerit qe nuk em eshte ndruar akoma...e kam te vockel fare edhe dhembin e bebit.imagjinoni ta heq tani..goca 20 vjec pa i dhemb para:(:(:(

Nje shoku im keshtu si ti, e zevendeson me camcakez.

Problem eshte kur eshte gjenetike ne fakt.
 
E keni ne terezi ju:)mua me ka gjetur halli kujdesem shume per dhembet i kam shume mire pervec njerit qe nuk em eshte ndruar akoma...e kam te vockel fare edhe dhembin e bebit.imagjinoni ta heq tani..goca 20 vjec pa i dhemb para:(:(:(

Po edhe ti sa problem e ben hiqe edhe vendos nje dhembe me ure ose nje me vide ka shume opsione qe mund te ndihmojn.
 
Dy menyrat e zbardhjes se dhembeve dhe shkaktaret e ngjyrosjes se tyre
Kujdesi per dhembet, per te parandaluar infeksionet e ndryshme. Mund t?i zbardhoni dhembet te stomatologu ose ne shtepi

Koncepti i estetikes, qe simbolizon bukurine dhe te pelqyerit nga njerezit, ndryshon shume nga nje kulture ne tjetren. Kultura te ndryshme i ngjyrosin dhembet e tyre me te zeze, por sic duket, kohet e fundit dhembet e bardhe te Hollivudit kane me teper popullaritet. Lehtesimi i perdorimit te agjenteve zbardhues te dhembeve ka bere qe jo vetem njerezit publike, por te gjithe te kene mundesine e zbardhimit te tyre. Ka dy lloje menyrash per zbardhimin e dhembeve: zbardhim te stomatologu (Office Bleaching) dhe zbardhimi ne kushtet e shtepise nga vete pacienti (Home Bleaching).
Zbardhimi i dhembeve
Zbardhimi i dhembeve eshte nje proces kimik nepermjet te cilit hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentines. Sistemi i zbardhimit te dhembeve eshte i perbere prej nje pllake dhembesh te vecante dhe te holle plastike si dhe nga xheli zbardhues. Pllaka e holle plastike vendoset ne gojen e pacientit naten, para gjumit. Pervec grave shtatzena, zbardhimin e dhembeve mund ta bejne pothuajse te gjithe. Gjithcka varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu eshte ai qe percakton nepermjet nje kontrolli te pergjithshem te gojes dhe dhembeve nese eshte apo jo i mundur nje proces i tille. Zbardhja e dhembeve eshte nje proces ideal per ata te cilet i kane dhembet e shendetshem dhe deshirojne t?i kene ata me te bardhe dhe me te shndritshem. Sipas kerkimeve, asnje nga zbardhjet e dhembeve qe behen nen kujdesin e stomatologut nuk eshte i demshem per dhembin dhe mishrat e dhembeve.
Funksionimi i terapise
Xheli vendoset ne nje shtrese te posacme per gojen tuaj. Komponentet aktive te xhelit pas shperberjes clirojne oksigjen, i cili zbardh ndermjet nje procesi kimik, heq njollat e ndryshme te enamelit dhe dentines. Perberja e dhembit nuk prishet, vetem zbardhet ngjyra e tij. Pergatitet nga stomatologu nje pllake dhembesh e posacme per pacientin. Para gjumit vendoset xheli brenda kesaj pllake, e cila me pas vendoset ne goje dhe pacienti fle. Pas zgjimit lahen dhembet. Efektet anesore te kesaj terapie jane se ajo mund te krijoje ndjeshmeri kunder te ftohtit ne disa njerez. Nje efekt tjeter eshte ndjeshmeri provizore e dhembeve dhe mishrave te dhembit. Por te gjitha keto efekte zhduken perfundimisht mbasi nderpritet terapia, ose ne 1-3 dite pasi perfundon terapia e zbardhjes. Sipas personit, rezultati i kesaj terapie mund te merret brenda tri seancash. Por kur ka ngjyrosje te medha te dhembeve terapia mund te zgjatet ne me teper se tri dite. Pas perfundimit te terapise dhembet do jene gjithmone me te bardhe se ngjyra fillestare. Por kur keni njolla te medha ndihet nevoja qe pacienti nje here ne gjashte muaj ta rinovoje terapine per 1-2 net.
Kujdesi nga infeksionet
Dhembet e paster dhe nje furce e paster dhembesh jane mjete te efektshme kunder infeksioneve. Studiuesit kane vene re se bakteret qe gjenden ne goje mund te qarkullojne neper pjese te tjera te trupit. Kjo do te thote se nje higjiene e keqe e gojes mund te kete te beje me infektime ne trup, semundje te zemres apo ndonje infarkt zemre. Dhembet duhet te lahen me se shumti 20 minuta pas nje vakti ngrenieje. Gjithashtu, duhet nderruar furca e dhembeve menjehere pas ndonje ftohjeje apo infektimi te fytit pasi mbetet rreziku qe njeriu t?i ngjise infektimin perseri vetvetes. Koenzima Q10 ben te mundur shnderrimin e energjise nga ushqimi ne energji trupore. Nje higjiene e keqe, jo vetem qe eshte origjina e kariesit te dhembeve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit te mishit te dhembeve. Tartari eshte nje pllakes bakteriale e ngurtesuar dhe e depozituar perreth dhembeve. Fillimisht kjo pllakes shkakton infeksion ne mishin e dhembit dhe me vone infeksioni perhapet dhe mund te arrije deri ne kocke, gje qe con ne menyre te pashmangshme ne renien e dhembit. Bakteret e para qe mbulojne siperfaqen jane pergjithesisht bakteret gram-pozitive, koket, sidomos streptokoket dhe kokobacilet, sic eshte antinomyces. Shtresa fillestare eshte e karakterizuar nga nje veshje e perkohshme e siperfaqes se dhembeve.

Box
Koenzima Q10
Pastat e dhembeve duhet te permbajne koenzimen Q10, e cila forcon dhembet dhe e mban te fresket mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon floren bakteriale natyrore dhe mbrojtese te gojes. Asnje paste dhembesh nuk i ben dhembet me te bardha se c?jane. Pasta heq njollat nga dhembet, por kurre nuk i zbardh ato. Fluori eshte lenda me e rendesishme e pastes se dhembeve. Ai forcon dhembet dhe rrit qendrueshmerine e tyre ndaj sulmeve te acideve. Fluori gjithashtu frenon gerryerjet e dhembeve dhe mund te ndihmoje dhembet me vrima te vogla. Por edhe fluori duhet marre ne menyre te matur. Ne Evrope perqindja me e larte e fluorit qe lejohet te permbaje nje paste dhembesh eshte 0,15 per qind. Mund te jete e shkruar edhe si 1.500 ppm.

Shkaqet e ngjyrosjes se dhembeve
Kafja
caji
Kola-Kola
Cigarja
Mosha
Perplasje dhe trauma
Disa antibiotike (tetraciklina, minociklina etj.)
Perdorim i tepert i floridid
Semundje sistematike te trupit dhe malformime gjenetike te dhembeve
Degjenerimi i nervave
Mbushjet me amalgame
 
Back
Top