Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Fatos Lubonja

Para disa ditësh kryeministri Berisha inauguroi me pompë fillimin e punimeve në Lezhë të ndërtimit të një fabrike çimentoje (investim italianësh), që, sipas lajmit, do të prodhojë 3000 ton çimento në ditë dhe do të krijojë dyqind vende pune. Janë gjashtë fabrika të tilla të planifikuara që do të prodhojnë çimento gjashtë herë më shumë sesa nevojat e vendit, kryesisht për jashtë. Menjëherë të vjen të ngresh pyetjen: si ka mundësi që për 200 vende pune (nëse janë kaq sepse dyshoj shumë për këtë) do të shkatërrohet për 200 vjet natyra përreth vendeve ku do të ngrihen këto fabrika pa llogaritur gjirin e Shëngjinit që do të kthehet në një depo çimentoje dhe pa llogaritur sasirat e ndotjes që do të prodhojë në gjithë qiellin e bregdetit shqiptar kjo industri e paparë për nga dëmi ekologjik? Si ka mundësi që për 200 vende pune pylli i Krastës, që deri dje ishte i mbrojtur si pyll, të kthehet me dekret qeveritar në mal të thjeshtë shkëmbor që mund të grryhet për tu kthyer në pluhur çimentoje?

Përfytyroni 1200 gjynahqarë që punojnë për 150 - 200 euro në muaj për të helmuar ambjentin rrotull shtëpive të tyre. Si ka mundësi që në vend se të ndërtojmë politika që shqiptarët të punojnë tokën e tyre e tu lenë fëmijve të tyre një Shqipëri të gjelbër e të lulëzuar i çojmë ata të punojnë për t’u lenë fëmijëve të tyre gërmadhe si ajo e Metalurgjikut e Superfosfatit, e Aztikut, e Sodës kaustike e me rradhë? Nëse është fjala për të punësuar shqiptarë të papunë dhe për të kthyer shqiptarët nga emigracion a nuk është më mirë që këta të qëndrojnë në emigracion sesa të vijnë të punojnë për 150 euro për të prishur shtëpinë e tyre të madhe, Shqipërinë e të ardhmen e fëmijëve të tyre? Fabrikat e çiomentos vetëm se do t’i bëjnë ata dhe mijët e tyre të ikin edhe më shumë. Qoftë edhe sepse do të sëmuren edhe më shumë nga pluhuri i çimentos dhe do të kenë nevojë edhe më shumë për spitalet e huaja.

Si ka mundësi që këto gjëra kaq të thjeshta nuk mendohen? Si ka mundësi?... kjo pyetje retorike e ka tashmë përgjigjen e vet. ثshtë e kotë ta zgjasim. Kush e do mund ta gjejë në fjalimet e Berishës kur ishte në opozitë dhe denonconte Nanon e të tijtë për Petroliferën e me rradhë.

“Si ka mundësi”- të që mund të shtojmë me trishtim në krahasim me tre vjet më parë janë dy të tjera sipas meje.

E para: si ka mundësi si që opozita është kaq inekzistente në denoncimin e projekteve të tilla ndërkohë që shpenzon energji pa fund për të hulumtuar raportin e një personi si Damir Fazlliçi me kryeministrin? Si ka mundësi që nuk shpenzohet thuajse asnjë fije energji mediatike opozitare për të hulumtuar e denoncuar korrupsionin apo pazaret politike që qëndrojnë prapa këtyre projekteve? Si ka mundësi që nuk u kuptoka se dëmi i Fazlliçit në krahasim me dëmin që mund të sjellë realizimi i këtyre projekteve është si dëmi që i bën çpimi me një gjilpërë trupit në krahasim me dëmin që shkakton një kancer në mushkëri? Sigurisht kjo që po ndodh nuk do të mund të ndodhte sikur banorët e Lezhës të kishin kulturë tjetër e të mos ndërtonin ato pallatet e tmerrshme të shëmtuar në breg të detit të tyre. Sigurisht projekti për të ngritur një TEC me qymyr në Durrës (gjithmonë nga e për italianët) nuk do të mund të ndodhte sikur durrsakët të kishin tjetër vlerësim për qytetin e tyre dhe për plazhin e natyrën përreth tyre. Në këtë kuptim këta politikanë nuk janë tjetër veçse pasqyra e popullit që qeverisin. Por kjo nuk çështë plotësisht e vërtetë. Para disa javësh mora pjesë në një debat në emisionin Opinion të Fevziut pikërisht lidhur me këtë temë. Gjatë emisionit iu kërkua spektatorëve të votonin me sms nëse ishin dakort apo jo për ndërtimin e këtyre ekomonstrave të cilëve u kanë venë një emër të njohur të ekonomisë socialiste: “parqe industriale”. Shumica e votuesve, mbi 60%, rezultoi se ishin kundër. Pra këtu s’kemi të bëjmë as me një popullatë të mbetur në terrin e kulturës së kultit të hekurit e çimentos si simbole të zhvillimit e modernitetit. Megjithatë opozita e Edi Ramës dhe Ilir Metës nuk u pa ta zinte meraku edhe pas atij votimi. Si ka mundësi? Me siguri ndonjë fabrikë çimentoje do të punojë edhe për ta.

“Si ka mundësi” – ja e dytë lidhet me italianët. Në katrahurën shqiptare të postkomunizmit Perëndimi ka qenë një shpresë e madhe ndihme dhe emancipimi. Shqiptarët i janë lutur Perëndimit të ndërhynte deri edhe me ushtri për t’i shpëtuar nga politikanët e vet. Përpara një klase politike jo vetëm të papërgjegjëshme, por edhe të babëzitur, por edhe injorante e pa aftësi për të dëgjuar zërat kritikë brenda vendit, perëndimorët kanë qenë shpresa së do të ndikonin për të na treguar rrugën e mirë. Kjo edhe përsa i përket masakrave ekologjike që kjo klasë politike po i shkakton vendit. Por kur sheh se edhe perëndimorët, në bashkëpunim me këtë klasë politike, vijnë e na e përdorin vendin si koshin plehërave të tyre apo për të bërë atë që nuk e bëjnë në shtëpinë e tyre atëhere ku mbetet shpresa?

Nëse shtron pyetjen se pse këta italianët nuk i ndërtojnë këto fabrika çimentoje në vendin e tyre po shpenzojnë kaq shumë për transportin nëpër Adriatik e më the të thashë përgjigja që të thonë është se ata vetëm për këtë punë mund të vijnë këtu sepse është e lirë krahu i punës. Përse tjetër do të vinin në këtë plehër vend? – të duket sikur duan të thonë me përçmim për vendin e tyre vetë politikanët tanë. Sepse ata, me formimin estetik të peisazheve industriale të socrealizmit që kanë, nuk janë në gjendje ta shohin se Shqipëria është e bukur, shumë e bukur; fatkeqësish vetëm atje ku nuk kanë vënë dorë e këmbë shqiptarët si ata.

Por le të kthehemi tek italianët. Së pari duhet sqaruar se ata nuk vijnë të ngrenë këtu fabrika çimentoje dhe TECe me qymyr për krahun e lirë të punës, por sepse atje, në vendin e tyre, nuk i lejon popullata lokale të bëjnë ekomonstra të tilla. Por edhe sepse janë të detyruar të paguajnë gjoba të mëdha pasi nivelin e CO2 e të ndotjes në përgjithësi e kanë më të lartë sesa normat e lejuar evropiane. Ja pse vijnë këtu. Ngase shohin se ne nuk kemi pikë respekti për veten.

Por edhe më e shëmtuar bëhet kjo histori kur këto projekte monstrash ekologjikë shoqërohen me premtime si ato të ministrit të jashtëm Fratini për viza e për qarkullim të lirë e me deklarata përshëndetëse për punët e mira të qeverisë. Të keqen e Fazlliçit i thonë kësaj, po vijnë shokët e Berluskonit. (Korrieri, 30 tetor 2008)
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Shum artikull interesant , por ajo cka doja te citoja esht thjesht qe ne kete artikull lexova shum here fjalet " si ka mundesi " dhe me erdhi spontante me then qe ne shqiperi gjithcka esht e mundur per fatin tone te keq sepse nuk egziston asnje pike humanizmi apo deshire ne venat e politikaneve tane per rregullimin e ketij vendi , por vetem per ripasurimin cdo dit e me shum te vetvetes ....
Dhe fjalet " si ka mundesi" duhet te perdoren per popullin qe i ndjek neper mitingje e qe i perkrahin edhe pse bejn tragjedi te renda si ajo e gerdecit etj etj etj ..
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Shume interesant me minus perpara.Investimet ne Shqiperi ky lloj persono-analisti nuk i shikon dot me sy.Gjen argumenta per debilat si ekosistemi,ndotja,helmi..Mire shkruan Ismail Kadareja,ujrat e zeza kane marre rruget e memdimit ne Shqiperi.M..i ka filluar te shitet per marmallate ne tregun gazetave.
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Sa interesant shkrimi, per nje ish te perndjekur dhe te burgosur dhe i vet quajtur intelektual :)

Po me mire disa Berluscona, se sa disa qe nuk mendojne ndonjeher per te ngritur dicka. Te pakten, ndonje Berluscon do e bente nje te mire sa do te keqija te kishte brenda. Problemi qendron qe me mire te vijne disa mafioz qe din te ndertojne dhe jo vetem te shkaterojne.
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Sa interesant shkrimi, per nje ish te perndjekur dhe te burgosur dhe i vet quajtur intelektual :)

Po me mire disa Berluscona, se sa disa qe nuk mendojne ndonjeher per te ngritur dicka. Te pakten, ndonje Berluscon do e bente nje te mire sa do te keqija te kishte brenda. Problemi qendron qe me mire te vijne disa mafioz qe din te ndertojne dhe jo vetem te shkaterojne.

Ti me kete mendje rri se berlusconit po i plas per te ndertuar ne vendin tend.Te marre cka per te marre ai dhe te iki se kshu e kemi ne shqipetaret te tjeret tallen me ne dhe kur del nje shqipetar te thote mjaft e tallin vete shqipetaret duke thene 2 po ky kshu nga doli do te na japi tru ne" prandaj sbehet shqiperia
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Dikur ne France nje Amerikan bleu nje siperfaqe te madhe toke dhe ngrit nje kend lojnash per femije.U ngrit periferia fshatarske Franceze dhe th:
'Po shitet franca,po e blen Ameirkani...e ber ber.."
Perfieria mendimore ose periferia e dijes nuk duhet te japi mendim si ai me lart,bardh ose Zi.
Nje investim lidhet me prodhimin,me punesimin,me te ardhurat direkte dhe indirekte qe vijne nga taksat e te tjera.
Sipas Fatosit Kina duhet te vendosi kapitullimin e saj sepse gjysma e Investimeve jane bere me kapital te hauja.Ku nder to ka dhe Uzina se m Oxhaqe sa gjithe Shqiperia qe nxjerrin CO2.
Kur uji ndenjet e qelbet mban vetem bretkoca me kengen e tyre te njellojte e te merzitshme.
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Atehere po te shtroj nje pyetje ke qene gje ne Elbasan ose ke provuar te jetosh aty?Sapo ndryshon vend ndihet diferenca.Ne Elbasan thithet helem dhe jo oksigjen atehere nese keto investimet qysh i quan ti zotrote do te cojne ne nje shkaterrim te vendin ne djall shkofshin tere investitoret e huaj.Ne periferit e Elbasanit ka femije qe nuk arrin te marrin fryme per shkak te kesaj ndotjeje e dije kete ti zotri?
Para se te mbeshteses keto investime duke dalluar llojet e mendimeve pyet se cfare keto investime i kane shkaktuar ne te shkuaren vendit tend.Sipas teje do te merren masat e sigurise,ne ate mendje rri.Ne kombinatin metalurgjik ne Elbasan kane vdekur punetor se shkrijne hekur pa pare se c'eshte predhe granate apo ndonje gje si kjo rendesi ka te jete hekur edhe konkluzioni eshte vdekje personash.Ti me flet mua per investime po rri re dhe shiko cfare ndodh ne shqiperi.
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Ju i pergjithesoni gjerat.Ju nuk i kuptoni gjerat.Ti me ate pegjithesim mer per analogji veprat e sistemit te cmendur Soc.Ti nuk kupton qe nuk ndertohen me Elbasane me Ide komuniste,prane zonave te popullsise ,me teknologjit te vitit 1200.Ti s'kupton qe fabrika do te ndertohen dhe duhet te ndertohen,por eshte tjeter gje me konceptine fatosit dhe tendit qe s'duhet fare te ndertohen.
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Po pse re ti kujton qe jeton ne nje shtet ligjor ku cdo rregull do respektohet me se miri?
Po 500.000 leke te ndryra edhe i mbylle gojen nje deputeti.Pronari i asaj fabrike po e hap te pasurohet por pa ofruar kushte sigurie ne pune.Po pse re ambjenti ska rendesi per ty apo kujt po ja ndjen per ambjentin.Edhe ne lure investime u bene u prene peme per te rritur eksportin ka mbetur ndonje gje e bukur nga lura sot?Pergjigja e sakte JO.
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Pse kush hap fabrike ne bote per tu varferuar?Pse mos pret ta beje fatos Lubonja luren?
Or ju kundershtuesa zhurme.Nuk behet vendi me mendime si te tuat qe s,do ndertojme e investojme sepse na korruptohen deputetet e na sjelline fabrika qe ka helme.Hiqeni kete mendesi komuniste te baballareve te tuaj.Gjithsejcili eshte i lire te investoje kudo dhe kur do.Shteti eshte i detyruar te zbatoje normat ligjore te demokracise.Ky qe do te investoje mund te jesh ti,une,nje shqptar tjeter ose nje i huaj.te tjerat jane dokra qe i mbjellin Lubonjerat e Mendjevegjelit e tjereMendimi qe perpara se te ndertohet te shikojme menyren qe te mos ndertohet duke zgjedhur fjalet e duhura per opinionin nuk jane te miqve te shqiperise por jane te atyre qe kane instaluar monopolet greke te cimentos,te mallrave ushqimore,te telefonave,te pseudoshqiptareve Fatosra e te tjere..
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Sipas teje meqe ne jemi te lire te investojme duhet ta bejme edhe pse do shkaterrojme vendin tone.
Sipas kesaj llogjikes tende nese mua me duhet mermer mund te shkoj pa problem tek kulla e pises e te filloj ta prish ate per ta marre?
Pse do me lejoje shteti italjan ta beje kete as ne enderr.Po ne jemi Rrugaçë e europes edhe lejojme qe cdo shtetas i huaj te beje c'deshiron me vendin tone.Ti shko ne amerike edhe ne nje pyll qe mbrohet nga shteti prite te terin sipas llogjikes tende do te lene mbase do te dale ndonje me mendime te perparuara si ty edhe do te thote mire bere qe e preve.
 
Titulli: Të keqen e Fazlliçit, po vijnë berluskonianët

Ore flet percart ti se aq di apo se ashtu do.Cfare shkruan?,Mendon kur flet?I referohesh ndonje formimi ti,apo flet nga shpella e bjeshkeve te nemuna.!A ke lexuar ndopak te drejtat e njeriut.A di cfare te shkruan kushtetuta e vendit tend?Pse ore do kufizosh te drejtat dhe lirete ti?Ku e ke ti te drejte te ndalosh dike te Investoje?Kush ligj ta jep,ai i xhaxhi Enverit apo ai xhaxhi Hitlerit?Di se cafre sistemi ka Shqiperia dhe Europa apo jo?
Sa per kullen e Pizes,dhe pyjet shko e futi nja dy kththellues mendje se po te dalin mendimet fare pa lidhje.
sa per Ameriken,ku une jetoj,mendje si puna jote nuk e Imagjinojne dot se si eshte?Amerika ka ecuar sepse ka bere kete qe kundershron ky Idioti i shitur Fatos Lubonja.Shiko vetem mbiemrin e tij qe ta maresh vesh se kush jane Berluskonianet shqiptare.E di ti kush e ka monopolin e Cimentos ne Shqiperi?Pse ore ato vende qe prodjhojne Cimento kane shkateruar vendin e tyre?
Kam hasur raste ketu ne forum qe nuk mendojne por ti je rasti me ekstrem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top