Të jetosh në Rusi nuk është edhe aq keq. Histori të padëgjuara më parë (Foto)
Rusia, vendi me shtrirjen më të madhe gjeografike në botë dhe me mbulimin e plot 11 zonave të ndryshme orare, me një histori të pabesueshme, kulturë tejet të pasur dhe vende piktoreske, është me të vërtetë një vend i mahnitshëm dhe “shtëpia” e pijes më të famshme alkoolike në botë, Vodkës.
Por, ka edhe një anë tjetër të Rusisë, që është e mbushur plot e përplot me sekrete. Më poshtë po ju zbulojmë disa prej gjërave më interesante në lidhje me këtë vend, që është më i madh edhe sesa vet Plutoni, planet xhuxh dikur i konsideruar si planeti i nëntë i sistemit diellor.
Meshkujt janë inferiorë përpara femrave - Në vitin 2014, Komiteti shtetëror i Statistikave në Rusi publikoi një fakt tejet interesant. Në Rusi jetonin 10.5 milionë femra më shumë sesa meshkuj. Problemi real nuk qëndron te lindshmëria më e lartë e foshnjave të seksit mashkull, pasi ata janë thuajse të barabartë me foshnjat femra. Shqetësimi nis në vitet e mëtejshme, kur meshkujt figurojnë të vdesin përpara kohe për shkak të stresit, problemeve me alkoolin apo aksidentet rrugore.
Sporti në Rusi - Rusia është e shquar për atletet e saj. Sporti në tërësi është tejet i rëndësishëm, por edhe më shumë vëmendje u kushtohet disiplinave konkurruese. Tenistet si Maria Sharapova apo Anna Kournikova u bënë yje ndërkombëtare; lojtari i hokejit në akull Sergei Fedorov la gjurmët e tij në këtë sport; ndërsa mbajtësja e rekordit botëror për kërcim me shkop është Yelena Isinbayeva, e cila është dy herë kampione olimpike dhe 3 herë kampione bote. Në çdo olimpiadë, Rusia renditet mes vendeve me numrin më të lartë të medaljeve.
Bodybuilding - Bodybuilding dhe peshëngritja janë sporte tejet popullore, si te meshkujt, ashtu dhe te femrat në Rusi. Disa prej femrave më të njohura si “bodybuilder” janë Nadezhda Alexandrovna Yevstyukhina, që fitoi medalje të artë kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe Maryana Naumova, kampionia më e re botës në peshëngritje në histori.
Tregu më i madh i Pepsit - Gjatë “Debatit në Kuzhinë” që u transmetua në TV mes zv.presidentit Richard Nixon dhe kreut të ish-Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev, në vitin 1959, të dy politikanët ndanë mes tyre pikëpamjet politike, por edhe një “Pepsi”. Pijet e lehta ishin thuajse inekzistente në Rusi asokohe, ndërsa në Shtetet e Bashkuara flitej vetëm për “Coca Cola”-n. Sot Rusia përbën tregun më të madh në botë ku shitet “Pepsi”.
Gratë në politikë - Disa gra kanë arritur të marrin role të rëndësishme në politikën ruse, pavarësisht nga fakti se Rusia konsiderohet një vend konservator. Njëra prej tyre është Natalia Poklonskaya, e lindur në Ukrainë. Ish-kryeprokurorja e Ukrainës është tashmë deputete e Dumës ruse, dhomës së ulët të Asamblesë Federale Ruse.
Bukuroshe të pafundme - Përfaqësimi i Rusisë në kompeticione të tilla si Miss Bota apo Miss Universi konsiderohet si një arritje e madhe mes vajzave ruse. Disa prej pretendenteve bukuroshe që Rusia ka prezantuar në arenën botërore kanë qenë, ta themi me plot gojë, femra të shumë profesioneve. Dikush inxhiniere energjie, një tjetër oficere policie, tjetra studente ekonomie globale, dikush studente e sistemeve kibernetike, disa kërcimtare, e kështu me radhë.
Taksa e mjekrës - Njëra prej gjërave më të çuditshme në historinë ruse mund të jetë implementimi i taksës së mjekrës. Në vitin 1698, perandori Pjetri I implementoi këtë taksë të pazakontë, në mënyrë që t’i bënte meshkujt rusë t’iu ngjanin më shumë meshkujve të Europës Perëndimore. Meshkujt duhej të paguanin taksë nëse do të dëshironin të rrisnin mjekrën, e nëse nuk e bënin diçka të tillë, atyre iu rruhej mjekra në publik nga policia ruse
Qytetet sekrete - Anembanë Rusisë ekzistojnë “qytete sekrete”, për të cilat jo kushdo ka informacion. Këto qytete nuk gjenden në hartë dhe vizitat atje janë rreptësisht të ndaluara. Disa prej tyre janë përdorur dikur nga industritë kimike apo ushtarake. Këto qytete quhen “ZATO” dhe nënkuptojnë “entitete administrativo-territoriale të mbyllura”.
Kozmonautët e humbur - Në garën mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka pasur shumë viktima, veçanërisht gjatë dekadave të Luftës së Ftohtë. Të dyja vendet synonin të ishin më të mira sesa tjetra e të mund të dërgonin njeriun e parë në Hapësirë. Në vitin 1959, Rusia shënoi sukses me “Sputnik 1”, satelitin e parë artificial të Tokës, ndërsa në vitin 1961 me dërgimin e njeriut të parë në Hapësirë, Yuri Gagarin. Gjithsesi, këto suksese erdhën pas humbjes së dhjetëra kozmonautëve, që humbën jetën gjatë fluturimeve testuese apo aksidenteve në lëshimin e anijeve kozmike. Ata njihen si “kozmonautët e humbur”, ndërsa asnjë e dhënë mbi ta nuk dihet, pasi janë eliminuar.
Gjuha ruse - Nuk ekzistojnë nyjet shquese, si “the” apo “a” në anglisht, në rusishten e përdorur si gjuha mëmë për mbi 260 milionë banorë. Rusishtja, gjithsesi është gjuha më e folur amtare në botë, ndërsa renditet e teta në botë për nga numri i folësve (që e kanë mësuar).
Sheshi i Kuq - I njohur si “Krasnaya ploshchad” në rusisht, “Sheshi i Kuq” është më i madhi dhe më i njohuri i Moskës. Ndryshe nga ç’mund të mendojnë njerëzit, ai nuk ka aspak lidhje me komunizmin. Fjala “Krasnaya” nënkupton “e bukur” dhe përshkruan bukuritë e atij sheshi që u ndërtua për të shërbyer si qendra kryesore tregtare e Moskës. “Sheshi i Kuq” ndodhet mes Kremlinit, rezidencës zyrtare të presidentit të Rusisë, si dhe zonës historike tregtare “Kitai-gorod”. Kremlini dhe “Sheshi i Kuq” njihen që të dy nga UNESCO si vende të Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1990.
Dimri rus - Rusia njihet gjithashtu për dimrin e saj të acartë, i cili e ka shpëtuar vendin nga pushtimi i të huajve në disa raste përgjatë historisë. Ushtria e Napoleonit u mposht nga dimri i madh rus. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria e Hitlerit pësoi të njëjtin fat. Temperaturat e acarta krijojnë shumë stalaktite që mund të plagosin njerëzit. Në vitin 2010, mbi 150 njerëz u plagosën vetëm në Shën Pjetërburg, për shkak të rënies së këtyre “thikave” të akullta.
Statuja e Lepurit - Ishulli i Lepujve, në brigjet veriore të lumit Neva, është vendndodhja e fortesës “Peter & Paul”. Gjatë shekujve XVIII dhe XIX, zona u godit nga përmbytje masive që mbytën shumë prej “banorëve” origjinalë të këtij mjedisi, lepujt. Ekziston një legjendë që thotë se, një lepur mundi t’u shpëtojë përmbytjeve duke u fshehur në këpucën e Pjetrit të Madh, ndaj dhe emri i ishullit vjen nga kjo histori. Në ditët e sotme, një statujë përkujtimore që nderon lepurin gjendet pranë urës që lidh fortesën “Peter & Paul”.
Dhoma e famshme prej qelibari - Fillimisht e ndërtuar në Prusi, dhoma me famë botërore e dekoruar me panele qelibari, e me gjethe në gjyrë ari, u zhvendos në Pallatin “Catherine” në periferisë së Shën Pjetërburgut, Tsarskoye Selo. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u çmontua për t’u dërguar në Konigsberg të Gjermanisë, për t’u rindërtuar. Ajo që doli si rezultat u montua sërish në Pallatin “Catherine” e qëndroi aty nga viti 1979 deri në 2003-shin. Dhoma origjinale ishte mbi 55 metra katrorë dhe përmbante 6 tonë qelibar. Vendndodhja e saktë e kësaj dhome mbeti mister për shumë kohë.