Të jetosh në Rusi nuk është edhe aq keq. Histori të padëgjuara më parë (Foto)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të jetosh në Rusi nuk është edhe aq keq. Histori të padëgjuara më parë (Foto)

3Y9BkdDW3zTDU7NO.jpg

Rusia, vendi me shtrirjen më të madhe gjeografike në botë dhe me mbulimin e plot 11 zonave të ndryshme orare, me një histori të pabesueshme, kulturë tejet të pasur dhe vende piktoreske, është me të vërtetë një vend i mahnitshëm dhe “shtëpia” e pijes më të famshme alkoolike në botë, Vodkës.


Por, ka edhe një anë tjetër të Rusisë, që është e mbushur plot e përplot me sekrete. Më poshtë po ju zbulojmë disa prej gjërave më interesante në lidhje me këtë vend, që është më i madh edhe sesa vet Plutoni, planet xhuxh dikur i konsideruar si planeti i nëntë i sistemit diellor.

Man-are-Outnumbered.jpg

Meshkujt janë inferiorë përpara femrave - Në vitin 2014, Komiteti shtetëror i Statistikave në Rusi publikoi një fakt tejet interesant. Në Rusi jetonin 10.5 milionë femra më shumë sesa meshkuj. Problemi real nuk qëndron te lindshmëria më e lartë e foshnjave të seksit mashkull, pasi ata janë thuajse të barabartë me foshnjat femra. Shqetësimi nis në vitet e mëtejshme, kur meshkujt figurojnë të vdesin përpara kohe për shkak të stresit, problemeve me alkoolin apo aksidentet rrugore.


Sports-in-Russia.jpg

Sporti në Rusi - Rusia është e shquar për atletet e saj. Sporti në tërësi është tejet i rëndësishëm, por edhe më shumë vëmendje u kushtohet disiplinave konkurruese. Tenistet si Maria Sharapova apo Anna Kournikova u bënë yje ndërkombëtare; lojtari i hokejit në akull Sergei Fedorov la gjurmët e tij në këtë sport; ndërsa mbajtësja e rekordit botëror për kërcim me shkop është Yelena Isinbayeva, e cila është dy herë kampione olimpike dhe 3 herë kampione bote. Në çdo olimpiadë, Rusia renditet mes vendeve me numrin më të lartë të medaljeve.

Bodybuilding.jpg

Bodybuilding - Bodybuilding dhe peshëngritja janë sporte tejet popullore, si te meshkujt, ashtu dhe te femrat në Rusi. Disa prej femrave më të njohura si “bodybuilder” janë Nadezhda Alexandrovna Yevstyukhina, që fitoi medalje të artë kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe Maryana Naumova, kampionia më e re botës në peshëngritje në histori.

Pepsi-Market.jpg
Tregu më i madh i Pepsit - Gjatë “Debatit në Kuzhinë” që u transmetua në TV mes zv.presidentit Richard Nixon dhe kreut të ish-Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev, në vitin 1959, të dy politikanët ndanë mes tyre pikëpamjet politike, por edhe një “Pepsi”. Pijet e lehta ishin thuajse inekzistente në Rusi asokohe, ndërsa në Shtetet e Bashkuara flitej vetëm për “Coca Cola”-n. Sot Rusia përbën tregun më të madh në botë ku shitet “Pepsi”.

Women-in-Politics.jpg
Gratë në politikë - Disa gra kanë arritur të marrin role të rëndësishme në politikën ruse, pavarësisht nga fakti se Rusia konsiderohet një vend konservator. Njëra prej tyre është Natalia Poklonskaya, e lindur në Ukrainë. Ish-kryeprokurorja e Ukrainës është tashmë deputete e Dumës ruse, dhomës së ulët të Asamblesë Federale Ruse.


Beauty-Pageants.jpg
Bukuroshe të pafundme - Përfaqësimi i Rusisë në kompeticione të tilla si Miss Bota apo Miss Universi konsiderohet si një arritje e madhe mes vajzave ruse. Disa prej pretendenteve bukuroshe që Rusia ka prezantuar në arenën botërore kanë qenë, ta themi me plot gojë, femra të shumë profesioneve. Dikush inxhiniere energjie, një tjetër oficere policie, tjetra studente ekonomie globale, dikush studente e sistemeve kibernetike, disa kërcimtare, e kështu me radhë.

Beard-Tax.jpg
Taksa e mjekrës - Njëra prej gjërave më të çuditshme në historinë ruse mund të jetë implementimi i taksës së mjekrës. Në vitin 1698, perandori Pjetri I implementoi këtë taksë të pazakontë, në mënyrë që t’i bënte meshkujt rusë t’iu ngjanin më shumë meshkujve të Europës Perëndimore. Meshkujt duhej të paguanin taksë nëse do të dëshironin të rrisnin mjekrën, e nëse nuk e bënin diçka të tillë, atyre iu rruhej mjekra në publik nga policia ruse

Secret-Cities.jpg
Qytetet sekrete - Anembanë Rusisë ekzistojnë “qytete sekrete”, për të cilat jo kushdo ka informacion. Këto qytete nuk gjenden në hartë dhe vizitat atje janë rreptësisht të ndaluara. Disa prej tyre janë përdorur dikur nga industritë kimike apo ushtarake. Këto qytete quhen “ZATO” dhe nënkuptojnë “entitete administrativo-territoriale të mbyllura”.

The-Lost-Cosmonauts.jpg
Kozmonautët e humbur - Në garën mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka pasur shumë viktima, veçanërisht gjatë dekadave të Luftës së Ftohtë. Të dyja vendet synonin të ishin më të mira sesa tjetra e të mund të dërgonin njeriun e parë në Hapësirë. Në vitin 1959, Rusia shënoi sukses me “Sputnik 1”, satelitin e parë artificial të Tokës, ndërsa në vitin 1961 me dërgimin e njeriut të parë në Hapësirë, Yuri Gagarin. Gjithsesi, këto suksese erdhën pas humbjes së dhjetëra kozmonautëve, që humbën jetën gjatë fluturimeve testuese apo aksidenteve në lëshimin e anijeve kozmike. Ata njihen si “kozmonautët e humbur”, ndërsa asnjë e dhënë mbi ta nuk dihet, pasi janë eliminuar.

The-Language.jpg
Gjuha ruse - Nuk ekzistojnë nyjet shquese, si “the” apo “a” në anglisht, në rusishten e përdorur si gjuha mëmë për mbi 260 milionë banorë. Rusishtja, gjithsesi është gjuha më e folur amtare në botë, ndërsa renditet e teta në botë për nga numri i folësve (që e kanë mësuar).

Red-Square.jpg
Sheshi i Kuq - I njohur si “Krasnaya ploshchad” në rusisht, “Sheshi i Kuq” është më i madhi dhe më i njohuri i Moskës. Ndryshe nga ç’mund të mendojnë njerëzit, ai nuk ka aspak lidhje me komunizmin. Fjala “Krasnaya” nënkupton “e bukur” dhe përshkruan bukuritë e atij sheshi që u ndërtua për të shërbyer si qendra kryesore tregtare e Moskës. “Sheshi i Kuq” ndodhet mes Kremlinit, rezidencës zyrtare të presidentit të Rusisë, si dhe zonës historike tregtare “Kitai-gorod”. Kremlini dhe “Sheshi i Kuq” njihen që të dy nga UNESCO si vende të Trashëgimisë Botërore që prej vitit 1990.

Russian-Winter.jpg
Dimri rus - Rusia njihet gjithashtu për dimrin e saj të acartë, i cili e ka shpëtuar vendin nga pushtimi i të huajve në disa raste përgjatë historisë. Ushtria e Napoleonit u mposht nga dimri i madh rus. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria e Hitlerit pësoi të njëjtin fat. Temperaturat e acarta krijojnë shumë stalaktite që mund të plagosin njerëzit. Në vitin 2010, mbi 150 njerëz u plagosën vetëm në Shën Pjetërburg, për shkak të rënies së këtyre “thikave” të akullta.

Statue-of-the-Hare.jpg
Statuja e Lepurit - Ishulli i Lepujve, në brigjet veriore të lumit Neva, është vendndodhja e fortesës “Peter & Paul”. Gjatë shekujve XVIII dhe XIX, zona u godit nga përmbytje masive që mbytën shumë prej “banorëve” origjinalë të këtij mjedisi, lepujt. Ekziston një legjendë që thotë se, një lepur mundi t’u shpëtojë përmbytjeve duke u fshehur në këpucën e Pjetrit të Madh, ndaj dhe emri i ishullit vjen nga kjo histori. Në ditët e sotme, një statujë përkujtimore që nderon lepurin gjendet pranë urës që lidh fortesën “Peter & Paul”.

The-Famous-Amber-Room.jpg
Dhoma e famshme prej qelibari - Fillimisht e ndërtuar në Prusi, dhoma me famë botërore e dekoruar me panele qelibari, e me gjethe në gjyrë ari, u zhvendos në Pallatin “Catherine” në periferisë së Shën Pjetërburgut, Tsarskoye Selo. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u çmontua për t’u dërguar në Konigsberg të Gjermanisë, për t’u rindërtuar. Ajo që doli si rezultat u montua sërish në Pallatin “Catherine” e qëndroi aty nga viti 1979 deri në 2003-shin. Dhoma origjinale ishte mbi 55 metra katrorë dhe përmbante 6 tonë qelibar. Vendndodhja e saktë e kësaj dhome mbeti mister për shumë kohë.
 
2.10-am.jpg
Ora 2:10 pas mesnate - Në vitin 1917, pas mesnatës së 25 tetorit qeveria e përkohshme e Rusisë u arrestua nga bolshevikët. Në atë moment, pikërisht ora 2:10 e natës, Rusia u bë zyrtarisht një vend komunist. Për të nderuar këtë pjesëz të historisë, sot ekziston një orë speciale në Dhomën e Bardhë të Ngrënies në Pallatin Muzeal, të cilës i janë ndalur akrepat fiks në këtë orë dhe nuk ka punuar më prej mbi 100 vitesh.

Tourists-in-Russia.jpg
Turistët në Rusi - Moska dhe Shën Pjetërburgut janë dy prej destinacioneve më popullore mes turistëve që vizitojnë Rusinë. Mijëra turistë vijnë në këto dy qytete çdo ditë. Rusia i “takson” turistët më shumë sesa banorët e vet. Për të vizituar Muzeun e Trashëgimisë, për shembull, turistët duhet të paguajnë 400 rubla, ndërsa për rusët bileta është 350 rubla. Pallati “Peterhof” ka një kosto për hyrjen prej 550 rublash për të huajt, e vetëm 400 rubla për vendasit.

Home-of-Billionaires.jpg
Rusia, shtëpia e miliarderëve - Plot 84 nga njerëzit më të pasur të botës jetojnë në Moskë. Pasuria e tyre e përbashkët shkon deri në 366 miliardë dollarë. Këto parà vijnë kryesisht nga kompanitë e gazit, ato të industrisë petrokimike, si dhe metalurgjia. Thjesht për krahasim, Nju Jorku ka 62 miliarderë me një pasuri të përbashkët prej 280 miliardë dollarësh.

Pipelines.jpg
Gazsjellësit - Rusia ka rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë dhe rezulton eksportuesi më i madh i gazit. Plot 260 mijë kilometra është gjatësia e përgjithshme e tubacioneve, që Rusia i përdor për të eksportuar gaz. Në fakt, gazsjellësit rusë mund ta përshkojnë perimetrin e Tokës 6 herë.

Dash-Cams.jpg
“Dash Cams” - Videoklipet e regjistruara nga kamerat e vendosura në automjetet në lëvizje janë ndër më të shikuarat “online”. Nga aksidentet më të çuditshme e deri te fluturimet më të pazakonta të avionëve mbi autostrada, ju mund të shihni thuajse gjithçka që mundet vetëm ta keni imagjinuar. Qëllimi i këtyre kamerave është mbrojtja nga vjedhjet. Shumë njerëz në Rusi shkaktojnë me qëllim aksidente me dëmtime “imagjinare” për të fituar parà nga kompanitë e sigurimit, ndaj dhe përdoren këto kamera.

Beer-Is-Not-Alcohol.jpg
Birra (nuk) është alkool - Deri në vitin 2011, Rusia nuk e konsideronte birrën si një pije alkoolike, pasi ajo përmban më pak se 10 për qind alkool.

Subway-Dogs.jpg
Qentë e metrove - Sistemi i metrove në Rusi është shumë i rëndësishëm për njerëzit, por gjithashtu edhe për qentë “rrugaçë”. Sipas një biologu rus, Andrey Poyarkov, rreth 500 qen të pastrehë jetojnë ose shfrytëzojnë stacionet e metrove në Rusi. Metrotë përdoren prej tyre si “rrugëkalime” për të ardhur nga periferitë në qytet për të gjetur ushqim, e mbrëmjeve për t’u kthyer sërish në periferi.

Walruses.jpg
Lopa deti - Disa rusë besojnë ende se ujërat e akullta kanë efekte terapeutike mbi trupin e njeriut, kështu që shkojnë në plazh edhe në dimër. Ata quhen pikërisht “ëalruses” (lopa deti), pikërisht si kafsha e hasur në zonat e Arktikut.

Larger-Longer-Deeper.jpg
Më i madhi, më i gjati, më i thelli - Rusia është shteti më i madh në botë, duke zënë rreth 10 për qind të hapësirës tokësore të planetit. Lumi “Volga” është më i gjati në Europë, ndërsa liqeni Bajkal është më i thelli në botë, që përmban thuajse 20% të furnizimit me ujë të freskët në mbarë botën.

The-Animals-of-Russia.jpg
Kafshët e Rusisë - Siberia është një ndër zonat më të mëdha të Rusisë. Aty ndodhen shumë kafshë, përfshi drerin siberian apo tigrin siberian, ky i fundit macja më e madhe në botë. Ariu rus është simbol i Rusisë që prej shekullit të XVI dhe përfaqëson fuqinë dhe pushtetin e Rusisë.


The-Invention-of-the-Helicopter.jpg
Shpikja e helikopterit - Helikopteri i parë u shpik nga shkencëtari francez Etienne Oehmichen në vitin 1924, por ai fluturoi vetëm një kilometër. Gjithsesi, shumë herët në vitin 1910, shpikësi rus Igor Sikorsky u përpoq të ndërtonte helikopterin e tij. Në vitin 1940, “VS-300”-a e Sikorskyt u bë modeli për të gjithë helikopterët e ardhshëm. Shpikësi rus dizenjoi gjithashtu edhe helikopterin e parë ushtarak.

Chess-in-Russia.jpg
Shahu në Rusi - Shahu, një lojë që kërkon mendim dhe strategji të kujdesshme, ka qenë popullor në Rusi prej shekujsh. Në vitin 1584, Cari Ivan IV u nda nga jeta teksa luante shah. Në vitin 1934, më shumë se 500 mijë rusë u regjistruan në programin shtetëror të shahut. Sot, gjysma e 20 shahistëve më të shquar të botës janë nga Rusia.

Underground-Tunnels.jpg

Tunelet nëntokësore - Qenia kaq pranë Alaskës bëri që Rusia të ideonte ndërtimin e tuneleve nëntokësore që lidhin dy kontinentet, Azinë me Amerikën e Veriut, duke kursyer miliarda dollarë kosto transporti detar. Projekti i quajtur “TKM-ثorld Link” do të kushtojë plot 65 miliardë dollarë dhe kur të përfundojë do të ketë një vend të konsiderueshëm në historinë e inxhinierisë.

Notorious-Statistics.jpg
Statistikat famëkeqe - Rusia ka numrin më të lartë të vrasjeve të raportuara çdo vit. Në vitin 2012, për shembull, Rusia kishte një normë vrasjesh prej 9.2 për 100 mijë banorë.
 

Attachments

  • 2.10-am.jpg
    2.10-am.jpg
    80.1 KB · Shikime: 0
  • Tourists-in-Russia.jpg
    Tourists-in-Russia.jpg
    81.5 KB · Shikime: 0
  • Home-of-Billionaires.jpg
    Home-of-Billionaires.jpg
    41.2 KB · Shikime: 0
  • Pipelines.jpg
    Pipelines.jpg
    75.5 KB · Shikime: 0
  • Dash-Cams.jpg
    Dash-Cams.jpg
    35.8 KB · Shikime: 0
  • Beer-Is-Not-Alcohol.jpg
    Beer-Is-Not-Alcohol.jpg
    64 KB · Shikime: 0
  • Subway-Dogs.jpg
    Subway-Dogs.jpg
    51.8 KB · Shikime: 0
  • Walruses.jpg
    Walruses.jpg
    61.3 KB · Shikime: 0
  • Larger-Longer-Deeper.jpg
    Larger-Longer-Deeper.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
  • The-Animals-of-Russia.jpg
    The-Animals-of-Russia.jpg
    47.8 KB · Shikime: 0
  • The-Invention-of-the-Helicopter.jpg
    The-Invention-of-the-Helicopter.jpg
    41.7 KB · Shikime: 0
  • Chess-in-Russia.jpg
    Chess-in-Russia.jpg
    43.7 KB · Shikime: 0
  • Underground-Tunnels.jpg
    Underground-Tunnels.jpg
    57.4 KB · Shikime: 0
  • Notorious-Statistics.jpg
    Notorious-Statistics.jpg
    48.1 KB · Shikime: 0
  • 2.10-am.jpg
    2.10-am.jpg
    80.1 KB · Shikime: 0
  • Tourists-in-Russia.jpg
    Tourists-in-Russia.jpg
    81.5 KB · Shikime: 0
  • Home-of-Billionaires.jpg
    Home-of-Billionaires.jpg
    41.2 KB · Shikime: 0
  • Pipelines.jpg
    Pipelines.jpg
    75.5 KB · Shikime: 0
  • Dash-Cams.jpg
    Dash-Cams.jpg
    35.8 KB · Shikime: 0
  • Beer-Is-Not-Alcohol.jpg
    Beer-Is-Not-Alcohol.jpg
    64 KB · Shikime: 0
  • Subway-Dogs.jpg
    Subway-Dogs.jpg
    51.8 KB · Shikime: 0
  • Walruses.jpg
    Walruses.jpg
    61.3 KB · Shikime: 0
  • Larger-Longer-Deeper.jpg
    Larger-Longer-Deeper.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
  • The-Animals-of-Russia.jpg
    The-Animals-of-Russia.jpg
    47.8 KB · Shikime: 0
  • The-Invention-of-the-Helicopter.jpg
    The-Invention-of-the-Helicopter.jpg
    41.7 KB · Shikime: 0
  • Chess-in-Russia.jpg
    Chess-in-Russia.jpg
    43.7 KB · Shikime: 0
  • Underground-Tunnels.jpg
    Underground-Tunnels.jpg
    57.4 KB · Shikime: 0
  • Notorious-Statistics.jpg
    Notorious-Statistics.jpg
    48.1 KB · Shikime: 0
Conflict-over-Fishy-noise.jpg
Konflikti për shkak të zhurmës së peshqve - Në vitet ’80, gjatë Luftës së Ftohtë, Marina suedeze u shqetësua nga disa zhurma të pazakonta nënujore, të cilat i lidhi me nëndetëset ruse. Konflikti u përshkallëzua aq shumë mes dy vendeve, derisa u zbulua se zhurma në fakt vinte prej peshqve.

McDonalds-in-Russia.jpg

McDonald’s në Rusi - Në vitin 1990, gjatë ditës së përurimit të dyqanit më të madh të “McDonald’s” në Moskë, mbi 30 mijë njerëz u shërbyen, duke vendosur kështu një rekord botëror. Disa njerëz pritën në radhë për mbi 6 orë për të provuar shijen e hamburgerve më të famshëm në botë. Moska e kishte siguruar lejen për të ngritur një “McDonald’s” në vitin 1988.

Bear-Addiction.jpg
Varësia e çuditshme e arinjve - Shumë e çuditshme, por arinjtë rusë janë të varur nga nuhatja e karburantit të avionëve. Ata kanë krijuar një varësi të madhe ndaj vajgurit dhe benzinës së avionëve, gjë që mund t’i detyrojë ato të shkatërrojnë edhe gjeneratorët elektrikë apo helikopterët në kërkim të karburantit, vetëm e vetëm për ta nuhatur për disa minuta. Më pas ata tërhiqen dhe largohen.

Day-of-Conception.jpg
Dita e shtatzënisë - I përballur me rënien e numrit të popullsisë, në vitin 2005 guvernatori i Ulyanovskit e shpalli 12 shtatorin si “ditën e shtatzënisë”. اiftet lejohen të punojnë vetëm gjysmën e ditës së punës në këtë datë, e nëse arrijnë të sjellin në jetë një fëmijë 9 muaj më pas, ata përfitojnë një shpërblim: automjet, parà “cash” ose pajisje shtëpiake. E besojeni apo jo, norma e lindshmërisë në qershor u trefishua që prej atëherë.

Cat-Theater-in-Moscow.jpg
Teatri i maceve në Moskë - Besojeni apo jo, Moska ka një Teatër Macesh me mbi 200 mace të punësuara në rolin e aktorëve. Disa vite më parë, ky teatër shënoi 25-vjetorin e tij. Për çdo shfaqje të dhënë aty nevojiten dy vite e gjysmë punë.

The-Birthplace-of-the-Nutcracker.jpg
Vendlindja e “Arrëthyesit” - I ngarkuar me detyrën për të kompozuar muzikën e përshtatjes së Alexandre Duma, të historisë së Ernst Hoffmann “Arrëthyesi dhe Mbreti i Minjve”, kompozitori rus Tchaikovsky hyri në histori duke kompozuar një pjesëz që do të bëhej një nga baletet më të famshme të të gjitha kohërave.

The-Lake-That-Can-Kill-You.jpg
Liqeni që mund t’iu vrasë - Liqeni “Karachay” është vendi më i ndotur në të gjithë planetin, e ai ndodhet në Rusi. Duke qenë një vend i njohur për kompanitë petrokimike dhe objektet bërthamore, Rusia ka një problem shumë të madh me ndotjen. Nivelet e ndotjes në këtë liqen mund të vrasin një person brenda një ore.


WWII-Casualties.jpg
Viktimat e Luftës së Dytë Botërore - Rusia bëri shumë gjëra të pabesueshme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ushtria ruse mbrojti e vetme frontin lindor nga gjermanët nazistë dhe ndihmuan botën të mposhtte Hitlerin. Gjithsesi, kjo u shoqërua edhe me një kosto të jashtëzakonshme. Rusia humbi mbi 30 milionë ushtarë, që ishte afro 14% e popullsisë së vendit asokohe.

The-Ushanka.jpg
“Ushanka” - Dikur pjesë e uniformës dimërore të Forcave të Armatosura, “Ushanka” është një kapelë e veçantë me dy copëza që të mbulojnë edhe veshët, që identifikohet zakonisht me Rusinë sovjetike. Kapelat e leshta janë krijuar posaçërisht për të ftohtin rus dhe erërat e acarta, por për t’u dukur më të “ashpra”, bishtat që të mbulojnë veshët mund të kapen prapa kokës.

The-Superstitions.jpg
Bestytnitë - Tradita ruse është e lidhur me shumë bestytni (supersticione), disa prej të cilave lidhen me dhuratat. Nëse një dhuratë përmban lule, atëherë numri i tyre duhet të jetë tek. Kur lulet kanë një numër çift, ato përdoren vetëm nëpër funerale.

The-Hermitage-Security.jpg

Siguria e Trashëgimisë - Muzeu i Trashëgimisë në Shën Pjetërburg është një nga më të mëdhenjtë në botë. Aty ndodhen vepra arti të artistëve më të famshëm të historisë, përfshi Michelangelon, Da Vincin, El Grecon, Rembrandtin, Matisse dhe shumë të tjerë. Muzeu ka punësuar njerëz të aftë për t’u kujdesur për veprat e artit, ndërsa disa prej tyre kujdesen edhe për një “ekspozitë” befasuese macesh. Qëllimi i tyre është të shpërndahen anembanë galerive të muzeumit dhe për ta ruajtur ambientin nga minjtë. Muzeu ka një sekretar për shtyp dedikuar maceve, si dhe 3 persona të tjerë që punojnë si kujdestarë të tyre. Në ditët e ftohta, macet jetojnë nëntokë, ndërsa gjatë verës mund t’i shohësh edhe në sheshin përreth muzeut.

The-Twin-Stars-Restaurant.jpg
Restoranti i “binjakeve” - Ekziston një restorant në Moskë i quajtur “Tëin Stars”, stafi i të cilit është i përbërë vetëm nga binjakë. Këta punonjës duhet të vishen në mënyrë identike kur janë në punë. Pronarit të restorantit, Alexei Khodorkovsky, i lindi kjo ide nga filmi surreal sovjetik i vitit 1964, “Kingdom of Crooked Mirrors”.

Empty-Glass.jpg
Gotat e boshatisura - Rusët njihen në mbarë botën për dashurinë e tyre për alkoolin. Një gotë e boshatisur zakonisht nënkupton se personi është i gatshëm për një tjetër pije, e madje pa u pyetur fare, gota mbushet sërish. Nëse jeni në Rusi dhe doni t’i thoni mjaft pijes, kujdesuni ta lini gotën e fundit gjysmëplot.

Vodka.jpg
Vodka - Pija kombëtare e Rusisë është Vodka, por gjithashtu edhe një prej pijeve alkoolike më të famshme në botë. اdo vit, rreth 23 mijë persona vdesin nga helmimi prej alkoolit, gjë që rezulton si norma më e lartë e vdekjeve prej alkoolit në botë.

Drinking-Problem.jpg
Problemi i konsumit të tepër të pijeve - Në vitin 1985, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev u përpoq të prezantonte një fushatë masive antialkool në Rusi. Fushata pati disa rezultate pozitive, por masa u anulua menjëherë pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Pija më e preferuar e rusëve është vodka, por shumë prej tyre konsumojnë edhe “samogon”, një pije e bërë në shtëpi me nivele alkooli shumë herë më të larta sesa vodka, e shpeshherë edhe me përbërës tejet toksikë.

Saint-Basils-Cathedral.jpg
Katedralja e Shën Bazilit - Sipas legjendës, pasi arkitekti Postnik Yakovlev përfundoi Katedralen e Shën Bazilit, Cari rus “Ivani i Tmerrshëm” e verboi atë, në mënyrë që të mos ndërtonte dot asgjë tjetër të bukur. Kjo kishë ndodhet në “Sheshin e Kuq” në Moskë dhe tashmë shërben si muze. Ajo ka formën e flakëve të një zjarri të madh që ngrihen përmbi qiell, e konsiderohet si një nga ndërtimet më të bukura në botë.

b;topchanel
 

Attachments

  • Conflict-over-Fishy-noise.jpg
    Conflict-over-Fishy-noise.jpg
    26.1 KB · Shikime: 0
  • McDonalds-in-Russia.jpg
    McDonalds-in-Russia.jpg
    87.1 KB · Shikime: 0
  • Bear-Addiction.jpg
    Bear-Addiction.jpg
    44.3 KB · Shikime: 0
  • Day-of-Conception.jpg
    Day-of-Conception.jpg
    57.3 KB · Shikime: 0
  • Cat-Theater-in-Moscow.jpg
    Cat-Theater-in-Moscow.jpg
    77.4 KB · Shikime: 0
  • The-Birthplace-of-the-Nutcracker.jpg
    The-Birthplace-of-the-Nutcracker.jpg
    38.3 KB · Shikime: 0
  • The-Lake-That-Can-Kill-You.jpg
    The-Lake-That-Can-Kill-You.jpg
    80.9 KB · Shikime: 0
  • WWII-Casualties.jpg
    WWII-Casualties.jpg
    44.4 KB · Shikime: 0
  • The-Ushanka.jpg
    The-Ushanka.jpg
    54.5 KB · Shikime: 0
  • The-Superstitions.jpg
    The-Superstitions.jpg
    74.9 KB · Shikime: 0
  • The-Hermitage-Security.jpg
    The-Hermitage-Security.jpg
    28.4 KB · Shikime: 0
  • The-Twin-Stars-Restaurant.jpg
    The-Twin-Stars-Restaurant.jpg
    47.3 KB · Shikime: 0
  • Empty-Glass.jpg
    Empty-Glass.jpg
    71.5 KB · Shikime: 0
  • Vodka.jpg
    Vodka.jpg
    46 KB · Shikime: 0
  • Drinking-Problem.jpg
    Drinking-Problem.jpg
    41.9 KB · Shikime: 0
  • Saint-Basils-Cathedral.jpg
    Saint-Basils-Cathedral.jpg
    56.8 KB · Shikime: 0
  • Conflict-over-Fishy-noise.jpg
    Conflict-over-Fishy-noise.jpg
    26.1 KB · Shikime: 0
  • McDonalds-in-Russia.jpg
    McDonalds-in-Russia.jpg
    87.1 KB · Shikime: 0
  • Bear-Addiction.jpg
    Bear-Addiction.jpg
    44.3 KB · Shikime: 0
  • Day-of-Conception.jpg
    Day-of-Conception.jpg
    57.3 KB · Shikime: 0
  • Cat-Theater-in-Moscow.jpg
    Cat-Theater-in-Moscow.jpg
    77.4 KB · Shikime: 0
  • The-Birthplace-of-the-Nutcracker.jpg
    The-Birthplace-of-the-Nutcracker.jpg
    38.3 KB · Shikime: 0
  • The-Lake-That-Can-Kill-You.jpg
    The-Lake-That-Can-Kill-You.jpg
    80.9 KB · Shikime: 0
  • WWII-Casualties.jpg
    WWII-Casualties.jpg
    44.4 KB · Shikime: 0
  • The-Ushanka.jpg
    The-Ushanka.jpg
    54.5 KB · Shikime: 0
  • The-Superstitions.jpg
    The-Superstitions.jpg
    74.9 KB · Shikime: 0
  • The-Hermitage-Security.jpg
    The-Hermitage-Security.jpg
    28.4 KB · Shikime: 0
  • The-Twin-Stars-Restaurant.jpg
    The-Twin-Stars-Restaurant.jpg
    47.3 KB · Shikime: 0
  • Empty-Glass.jpg
    Empty-Glass.jpg
    71.5 KB · Shikime: 0
  • Vodka.jpg
    Vodka.jpg
    46 KB · Shikime: 0
  • Drinking-Problem.jpg
    Drinking-Problem.jpg
    41.9 KB · Shikime: 0
  • Saint-Basils-Cathedral.jpg
    Saint-Basils-Cathedral.jpg
    56.8 KB · Shikime: 0

po si nuk eshte keq, ne Rusi te jetosh? :) ...diell ka shum pak.... pastaj veq ato femra te bukura i kan atje, meshkujt e veshtire me alkool më atje.


e kush ka deshire te jetoje ne at vend ashtu?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top