Te jesh jashte trupit tend.

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nëse ju pëlqejnë iluzionet dhe doni të përjetoni gjithnjë e më tepër ndjesi të vecanta, shkëmbimi i truapit tuaj me dikë tjetër është padyshim më e vecanta që mund të gjeni. Shumë magjistarë e iluzionistë mund të krijojnë një krah virtual (joreal), disa mund të krijojnë iluzionë me objekte, por ne do të përshkruajmë vetëm më të veçantin iluzion prej të gjithë këtyre.

Dy persona vendosen përballe njëri-tjetrit, njëri prej tyre ka të vendosura dhjetra kamera të vogla rreth trupit, të cilat krujojnë një imazh 3 dimensional dhe kapin edhe detajet më të vogla të veshjes. Tjetri mbulon sytë më një pale syze të vecanta me mini-monitor 3D, tek të cilat shfaqet pamja e kapur nga kamerat e personit përballë tij. Të dy personave i kërkohet që ti japin dorën njëri-tjetrit, dhe ti shtrengojnë ato disa herë.

Kjo gjë krijon tek personi me syze një iluzion të papërsëritshëm sikur ai ndodhet brënda trupit të personit përballë. Pasi aty ku ai duhet të shihte trupin e tij, shikon një trup tjetër (trupin e personit përballë, i cili filmohet nga kamerat). Dora bën lëvizjen që truri urdhëron, por ka vëshje e formë tjetër… Dhe kur pranë trupit të personit me kamera afrohet një thike, si për cudi, reagon personi me syze dhe largohet njëlloj sikur thika të ishte pranë tij.

Një nga personat që kanë kryer këtë eksperiment shprehet: “Iluzioni ishte tepër i besueshëm dhe gati sa nuk fillova të bërtas me të madhe sepse ishte nje gjë fatastike dhe surreale te shkëmbeja dorën me veten time nderkohë që ndodhesha në trupin e bashkëshortes sime!”

gazeta start
 
interesante!
 
uau sa fiksim..du t`provoj edhe un kshu ndjesish:D
po te mendja tjetrit mund te futen,do ishte interesante :p
 
Po kjo intresante vetem nje shtrengim duarsh mes veti dhe te hysh ne mendjen e tjetrit !Qudi!Do e provojme pasi qe nuk qenka e komplikuar :D
 
Titulli: Te jesh jashte trupit tend.

Gjithcka rreth nesh luhet nga receptoret nervor qe informojn trurin ne lidhje me ambjentin e jashtem,..:))
Eh thuaj po kur ka njerez qe keta receptor tere kohen e informojen gabim, dhe ngaterrojn me boten jashte hahahahaha :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top