Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Zëmë vendin e parë në botë për dëshirën për të emigruar!

Shqipëria zë vendin e parë jo vetëm në Europë por dhe në botë sa i përket dëshirës së të rinjve për të emigruar.

Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, (ILO) për trendin e punësimit tek të rinjtë, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria, ndërsa më e ulët në Europë është në Luksemburg, ndërsa në botë në Izrael.

Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur pjesërisht nga deficite të tregut të punës dhe një normë e lartë papunësise. Po ashtu mungesa e mundësive në tregun e punës është një tjetër faktor kyç që i shtyn ata drejt dëshirës për të lënë vendin e tyre.

Shqipëria zë një përqindje të lartë të të rinjve që janë në kërkim të një pune, por që e kanë të pamundur ta gjejnë atë. ILO raporton se 28-35 për qind e grupmoshës 15-24 vjeç në kërkim të një pune në Shqipëri, nuk arrijnë të integrohen në treg.

Në aspektin e vullnetit të përgjithshëm, prirja më të lartë për të lëvizur jashtë vendit, në 38 për qind, është gjetur në Afrikën sub – Sahariane, Amerika Latine dhe Karaibe, e ndjekur nga afër nga Evropa Lindore në 37 për qind.

Prirja më të ulët për të emigruar ekziston në Amerikën Veriore, ku vetëm 15 për qind e të rinjve janë të gatshëm për të lëvizur jashtë vendit përgjithmonë. Sa i përket të ardhurave vjetore, Shqipëria pozicionohet në një vend me të ardhura mesatare, që variojnë nga 976 usd deri në 3855 usd./opinion.al
 
Titulli: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Këtë me Izraelin mund ta kuptoj. Të gjorët mezi janë tubuarë, e tani të lënë vendin? Diçka absurde!
 
Vetem ata qe jane rregulluar e sistemuar deshirojne te qendrojne, jo per vendin jo por sepse po shkuan jashte do ferkojne halete lol ska atje harroje ca ishe e ca kishe studiuar,ste llogarit kush :p
 
Shume keq!
Kur nje vendi i "dezerton" rinia ne emigrim,eshte i destinuar drejt regresit social ,ekonomik dhe politik.
 
Titulli: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Vetem ata qe jane rregulluar e sistemuar deshirojne te qendrojne, jo per vendin jo por sepse po shkuan jashte do ferkojne halete lol ska atje harroje ca ishe e ca kishe studiuar,ste llogarit kush :p

Nese shkojme ne greqi e itali po...sepse papunesia nuk te krijon mundesi ,shtoji dhe faktin qe jane racist kundrejt nesh
Ne shtete te tjera e ke gabim....psh ne kanada ,amerike,angli,france,gjermani,hollande (permenda keto ku kam njerez te mite) dhe kane shkuar me kontrata pune qe nga ktu. Kane aplikuar ne nje pozicion te caktuar dhe jane pranuar ...pra nuk lajne halete.
Halete i lajne ata qe shqiperia nuk i ofron as asistence sociale e ikin rrugve te botes per nje kothere buke.
Per pjesen e atdhetarizmit ke te drejte....nuk rri ketu per shqiperine por per nje arsye madhore.
Sepse nese sdo ishte ajo arsye....sdo isha ndoshta,por haleve te botes sdo me gjeje....ta garantoj kte ;)
 
Titulli: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Une nuk e kuptoj, pse ikin keta shqiptaret nga Shqiperia? Edi Rama e ka begatuar dhe po e begaton vendin perdite.

Jepi o shoku Rama se e ke mire ne rrugen e nisur. Qente le te lehin, karvani ecen perpara na mesonte shoku Enver. E hic mos e vrit mendjen, keta qe ikin jane demokrate, nuk jane dora jone socialiste. Ne socialistat na ka mesuar Partia e shoku Enver qe te hame edhe bar, e vendim te mos e tradhetojme, edhe doren Armiqve te huaj te Popullit te mos ja shtrijme!

Te na rroje Partia e shoku Edvin!

hajduti
 
Titulli: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Personalisht nese do ikja pikerisht nga kjo do ikja....qe mos degjoja me politike!
Per mua jane nje tenxhere ku perzihen njesoj!
Pse do ikja....sepse ketu skam asgje qe me mban....e nesermja eshte cdo dite e me e pasigurt ,me e corientuar, por nuk mund te iki pasi sdo mund te lija time me....i vetmi person i mbetur!
Por di qe jam duke i privuar vetes nje te ardhme mbase me te mire dhe sic dihet cdo gje e ka nje cmim.....por prindi im smund te jete cmimi im.
 
Titulli: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Fuck shokut edvin! Cit.
 
Titulli: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Sa mesatare jane 976$ (81,33 ne muaj ) apo 3855$ (321,25 ne muaj) ne raport me cmimet qe ka shqiperia?? Mesatare pfffff
 
Titulli: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria!

Ikin - ikin po mê mir nk.e gjeni , ketu do vini prap ne atdheun e dashur qè funksionon çdo gjé me miré se ne USA e ne EU ku jetoni ju . lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top