Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Te gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës

Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj. Ai është mjaft pozitiv për shëndetin dhe shumë i preferuar nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, shërben për të ushqyer larvat gjatë tre ditëve të para dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe me pak aromë.

Përmbajtja
Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyrna 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteron.

Efektet kuruese
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve tiroidian
Ndihmon zhvillimin, rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, ndihmon në mbajtjen e shtatzënisë duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator ( advil). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve duke ruajtur “rininë” e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemoragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Tek fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë

Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga
sëmundja Addison si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Efektet anësore
Dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh tek femrat). Në të tilla raste në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.

Kura
Kura duhet të zgjasë 1 muaj, maksimumi 3 muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose pak me vonesë, sepse ndryshe nga poleni qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret
Hipertiroidisëm
Diabet
Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
Sëmundje kronike të mushkërive
Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
Sëmundje të veshkave
Artrite reumatoide
Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
Kancer
Në pediatri ndihmon, sidomos për fëmijët e lindur para kohe ose distrofik
 
Last edited by a moderator:
Pe: Te gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës

Prandaj per bleten nuk thuhet ''ngordh'' por ''vdes''...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back