Të gjendet dhe të bllokohet “Sali Berisha”

Lauri

Anunnak
TIRANث – Ky qe urdhri i drejtuesve të policisë së kryeqytetit dje për efektivët e patrullave të përgjithshme dhe ato të qarkullimit rrugor. Bëhet fjalë për një automjet “Range Rover” me targa, mbi të cilat është mbishkrimi i emrit të kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Për të është kërkuar bllokimi në mënyrë të menjëhershme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës sa po të konstatohej. Lajmi për dhënien e urdhrit të pazakontë është pohuar dje për “Shekulli”-n, nga burime të policisë së kryeqytetit. Urdhri është dhënë dje nëpërmjet telefonave nga drejtues të policisë së kryeqytetit, të cilët u kërkonin në mënyrë urgjente vartësve të tyre në bazë që të kontrollonin thuajse të gjithë akset dhe segmentet e ndryshme rrugore në vend, me qëllim identifikimin dhe bllokimin e automjetit të markës “Range Rover”, në ngjyrë të zezë, e cila mbante si targë identifikuese emrin e kryeministrit Berisha.

Urdhri për shërbimet e policisë ka qenë i qartë dhe i prerë: Të gjendet dhe të bllokohet, po të konstatohet dhe menjëherë të shoqërohet në komisariatin më të afërt në kryeqytet. Po kështu sallat operative të komisariateve të kryeqytetit janë porositur që shërbimeve të policisë, patrullave, pikave të kontrollit dhe efektivëve të policisë rrugore në pika të ndryshme janë urdhëruar të njoftojnë shërbimet dhe të shpërndajnë urdhrin për detyrën “speciale”, vetëm nëpërmjet telefonit dhe të mos nxirrnin “llaf”, në radiot e tyre të komunikimit. Menjëherë pas dhënies së këtij urdhri verbal vartësve të tyre nga krerë të Policisë së Tiranës, shërbime të patrullave të policisë së rendit dhe të policisë rrugore të kryeqytetit nisën gjuetinë për mjetin luksoz. Njoftimi është dhënë dje në mbrëmje, ndërsa mësohet se është lënë detyrë që ky urdhër verbal të përsëritet edhe për turnet e tjera të Policisë së kryeqytetit, me qëllim që kontrollet dhe verifikimet të vazhdonin edhe gjatë turneve tetë orarësh në vazhdim. Mjeti në fjalë me targën “vip”, dyshohet se mund të ketë hyrë në vend gjatë javëve të fundit dhe se origjina e tij mund të jetë Britania e Madhe, vend në të cilin targat e identifikuese të automjeteve vendosen sipas dëshirës së poseduesit të mjetit. Pavarësisht këtij urdhri për bllokimin e mjetit të mësipërm, shumë prej efektivëve të uniformave blu të komisariateve të ndryshme në vend, kur kanë dëgjuar urdhrin e dhënë nga sallat operative kanë mbetur jo pak të shtangur.

Për ta ishte i paqartë motivacioni i shoqërimit të mjetit, pasi mjetet me targa të huaja, kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin shqiptar për një periudhë të caktuar kundrejt një leje të lëshuar nga pika hyrëse doganore në vend. Nëse automjeti do të ishte brenda këtij afati të lejuar nga dogana, policia nuk mund të kishte të drejtë bllokimi të saj, duke qenë se automjeti është i targuar në bazë të rregullave dhe ka hyrë në vendin tonë, gjithashtu, në bazë të ligjeve të vendit. Pavarësisht këtyre fakteve, krerët e policisë kanë kërkuar bllokimin e mjetit regjistruar dhe targuar me emrin e kryeministrit të vendit, “Sali Berisha”.(Shekulli)
 
Titulli: Të gjendet dhe të bllokohet “Sali Berisha”

E madhe kjo :)
po nuk duhet te bllokohet nese 1 fan i tij kerkon targen ne britani sepse e adhuron dhe makina eshte e rregullt nese bllokohet eshte krim .Do te thote qe ligji nuk funksionon ose bejne si ti teket .
 
Titulli: Të gjendet dhe të bllokohet “Sali Berisha”

Nuk e shoh te arsyeshme qe ai te ndalohet. Eshte pjese e fjales se lire te tij. Tek e fundit nuk po ofendon askend dhe nuk ka permbajtje rraciste apo diskriminuese.

Kjo i bie si te thuash te ndalosh te gjitha bluzat qe kane fytyren e Bob Marley-it ne to.
 
Titulli: Të gjendet dhe të bllokohet “Sali Berisha”

un mendoj se mund ta ket ber dikush duke menduar se do ta ket te leht te qarkulloj,,

sma mer mendja qe i jep te drejt anglia apo ligji dikuj qe te emroj targen ne emer te dikuj tjeter,,e aq me keq te nje funskjonari te lart te shtetit,,,

por paska qen vertet e madhe hahahahahh kuj i ka shkuar ne mendje kjo???

shpresoj qe mos ta perdorin socjalistet politikisht sepse ata ket zanat kan,,gjithshka e lidhin me nje person te vetem,,,vetem me sali berishen hahahahaha
 
Titulli: Të gjendet dhe të bllokohet “Sali Berisha”

Une thash mos eshte arratisur Berisha ...thash ca ka bere qe ka ikur :D
 
Titulli: Të gjendet dhe të bllokohet “Sali Berisha”

Une thash mos eshte arratisur Berisha ...thash ca ka bere qe ka ikur :D

DHe un nga titulli e mendova 1 gje te tille thash cfare paska plasur andej kur lexova lajmin qesha :):)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top