Aren
Anëtar i Respektuar
![1218.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.gazetaonline.net%2Fwp-content%2Fuploads%2F2011%2F09%2F1218.jpg&hash=edba43d8b57f9adcb85f598e8af1ffb6)
Njerëzit e dehur janë të vetëdijshëm për sjelljen e tyre jo të mirë, por thjeshtë nuk shqetësohen për të- zbulon një studim i Universitetit Missouri.
Në momentin kur gabojnë, aktiviteti i pjesës së trurit që është përgjegjëse për përcjelljen e sjelljes rritet. Sinjalet alarmuese shtrihen në pjesët tjera trunore duke treguar se diçka nuk është në rregull.
Megjithatë, te njerëzit e dehur këto sinjale janë dobët të shprehura, për çka ata vazhdojnë të jenë të vetëdijshëm për sjelljen e tyre të keqe, por nuk shqetësohen për pasojat.
“Në rrethana të caktuara zvogëlimi i alarmeve trunore mund të jetë gjë e mirë, sepse disa njerëz, siç janë ata anksiozë dhe të prirë ndaj ankthit, janë më të ndjeshëm ndaj gjërave që po shkojnë keq. Tek ata, një sasi e vogël e alkoolit mund ta zvogëlojë këtë ndjenjë, që dukshëm mund t’ua ndryshojë jetën”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Bruce Bartholow. /Telegrafi/