“Të bësh biznes” Shqipëria e 86-ta në listën e 181 vendeve

WxP

Staf në FV.AL
Banka Botërore prezantoi raportin “Të bësh biznes 2009”. Drejtuesja e këtij institucioni Kamile Naumah e cila ka bërë publike rezultatet e raportit, tha se për vitin 2009 përsa i pwrket klimës së biznesit Shqipëria renditet në vendin e 86 nga 181 vende që ndodhen në monitorimin e Bankës Botërore në këtë tregues. Krahasuar me një vit më parë Shqipëria ka bërë hapa para duke pasur parasysh se Shqipëria në 2007 renditej në vendin e 135.

Përfaqësuesja e BB, Naumah vlerësoi reformat të cilat janë ndërmarrë në 10 treguesit që monitoron raporti si: hapja e një biznesi, marrja e një kredie, marrja e një leje ndërtimi, regjistrim i pronave, etj.

Ajo theksoi se mbetet ende shumë për të bërë pasi sipas saj klima e biznesit në Shqipëri nuk matet vetëm me këtë raport. Shumë nga treguesit që ndikojnë korrupsioni, infrastruktura, arsimimi, nuk janë të përfshirë në këtë listë.

Në këtë kuadër përfaqësuesja e BB, Kamile Naumah theksoi se Shqipëria duhet të bëjë akoma më shumë pwrsa i përket reformave në sistemin gjyqësor. Duhet të përmirësojë infrastrukturën regjistrimin e pronës, të bëjë më shumë pwr arsimimin e fuqisë punëtore.
Ajo theksoi se vërehet një rritje interesi të investitorëve, por sfida është që ky inters të ruhet më kohë me qëllim që Shqipëria të përfitojë në atë që është gara e thithjes së investimeve të huaja.

Siç duket nga ky studim i Bankes Botërore Shqipëria ndodhet e dyta pas Azerbajxhanit për rritjen e madhe ne përmirësimin e klimes se biznesit duke bërë një hap shumë të madh cilesor nga vendi 135 ne vendin e 86.

Lista e BB Rankings - Doing Business - The World Bank Group
Detajet mbi Shqipërinë Doing Business in Albania - Doing Business - The World Bank Group
Një artikull nga AFP AFP: Singapore tops in making doing business easy: World Bank

(s.g/NEWS24/ BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top