Te behemi krijues

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ta provojmë pak imagjinaten krijuese te anetareve te forumit virtual. Te behemi krijues dhe jo vetem copy paste. Qellimi i hapjes se temes nuk eshte debatimi, por ti hjeqim pluhurin imagjinates dhe ti japim asaj karakter krijues. Esenca eshte qe dikush nga ne te japi pese emra (apo themi pese elemente qe do perdoren per gershetimin e krijimit) nga te cilat me nderlidhjen e tyre nga personi qe do perdore imagjinaten te krijoj nje tregim te shkurter , nje shkrim, nje ese apo dicka te krijuar nga ai dhe minimum te kete diku dhjet fjali. Ju munde te perdorni edhe fjale tjera ama strumbullari i krijimit te nderlidhet me ato 5 – 10 elemente kyqe. Kush prezenton krijim e ka te drejten e vazhdimit te dhenjes se enigmes (ta quajme per krijimin e radhes). Megjithate anetaret kan te drejte qe mbi keto elemente te krijojne nje apo me shume krijime.

Burimi i ujit/ një çelës/ mal i dendur/ nje laps/ nje fletore / nje person
 
Pe: Te behemi krijues

Burimi i ujit/ një çelës/ mal i dendur/ nje laps/ nje fletore / nje person

Diku large shikimi I syve te mije humbiste ne nje mal te dendur,..e perfshire nga deshira per ta pare nga afer,..lapsi qe kisha ne doren time,,filloj ne forme te pavedishme te leshonte dritehije te lehta mbi fleten e nje fletorie,..duke I dhene jete perceptive shikimit te larget,..jeshillek I bollshem mbushte faqen e nje fletorie … lapsi levizte si nje korde muzikore duke ndjekur dhe kaluar shikimn tim ne ate fletore te vjeter ,..ate shikim te larget mbi nje mal te dendur,..tek shikimi ime mushet dhe shkon drejt fundit te malit,.
Shikimi I etur u shua ne nje burim uij te kristalet,,, rrjedha e tij neper luginat e atij mali gurgullonte ne forme te magjishme.. tek shikimit tim po I vinte fundi,..lapsi im mbi fletore filloj te vizatonte …fetyren e nje personi,.pasi e idealizova ne shikim ate person,. I dhashe celsin qe ta mbyllte kete parke enderrash qe zhurma mbytse rreth e rrotull tij mos ti prishte bukurin ,qetesin dhe dendesin, ketij mali te dendur te gjalle dhe plote jete.




kohe,..copeza kujtimesh/ ngjyra jete/ kthime neper kohe/ peisazh vjeshtor,..
 
Pe: Te behemi krijues

Aaa sa e bukur kjo tema :)

Une po mundohem edhe se nuk di mire.

Asaj i kujtohet mjaft mire kur ecte ne ate kohe as vjeshtore as verore.
Pse smund te ishte edhe nje koncept i 3-te mes dy stineve, keshtu do kishte me shume gjalleri.
Keshtu as koha vete sdo ishte monotone..
Xhami i vogel i dhomes se gjumit i pasqyronte ato rreze dielli qe i jepnin dritherima shpirti.
I mbushte mushkerijte, dhe kur degjonte tik-taket e shiut kenaqej si vogelushe.
Nuk e pelqente kete karakter kontradiktor, te vidhte shprehjet e objekteve
dhe ti percillte tek te tjeret.
Por ai e pelqente kete, dhe sa here qe pengohej me vete fjalet e saja ai i perkedhelte hunden.

Dora vetvetiu i arriti hunden dhe buzeqeshi si naive qe ishte.
Ne fakt nuk ishte edhe aq naive, ajo i vidhte bukurine henes dhe vesen e bute neteve
te erreta, te mistershme.
Kujtoi edhe letren e pare qe dhuroi ishte aq qesharake sa mund te gedhihej me buzeqeshje ne
ne buzet qe i ndezishin ndoshta nga temperatura.
Kur i dha letren e shkruar bukur pastar, ngjyre roze me parfumin e saj dhe ajo leter do kishte qene qesharake dhe fatale edhe per ate.
Ndjeu nje prekje te lehte tek supet dhe nje ze te embel si gjithmone.
Shpirtbukuria e ime po mendon per ate dite qe po mendoj edhe une?
U kthye u kthye me hovin e saj vasheror dhe buzeqeshi.
Dhe ai vazhdoi- per ate dite kur me dergove letren para 52 vjeteve?
Po i tha ajo-per ate dite kur doja stinen e ''3-te''
Dhe ai i perkedheli serish hunden.

Nese quhet i vlefshem :D jap 5 pikat e tjera.

Katrore/kembezbathur/qeshje/floke/sy.
 
Pe: Te behemi krijues


Shtepia ishte prane detit...
Dallga degjoheshe tek godiste shkembin, dhe dritarja e madhe katrore qe te nxirrte ne verand, te krijonte ndjesine e te qenit nje me bregun.
Shihja femijet qe loznin ne rere, dhe syte me ndalen te nje vajze te vogel qe ishte e duke vrapuar prane dallges kembezbathur...
Qeshte kaq e lumtur sa zeri i saj tingellonte si melodi...Floket e saj te arta vallezonin tek lozte me dallget e lumtur dhe mbeshtjelle me pafajsine e moshes se re.
Zbres shkallet dhe i afrohem...: Pse loz vetem?...e pyes.
"Nuk po loz vetem"..."Po loz me dallget" me thote duke me buzeqeshur. "Ato jane si njerzit...vazhdon, "Kur jane te merzitura, godasin eger bregun dhe shkembijte por kur jane te lumtura, qetesohen dhe vec e ledhatojne dhe e perqafojne reren!...Ehh sic te thashe" me thote, duke me pare me ate shikim te zgjuar..."Jane si ne!

p.s. Hapa, dyer, lotet, deshire, kuti
 
Pe: Te behemi krijues

Katrore/kembezbathur/qeshje/floke/sy.

Me floket e shpurpurisur nga dremitja e mbasdites, ai ngrihet dhe sheh se gjithcka ishte nje enderr e keqe. Nuk ishte vetem, o zot jo..... U ngrit te prekte me dore jeten qe e rrethonte.....Dy sy zhbirues dhe nje goje e vogel u hapen si qielli pas nje rrebeshi....vajza e tij e vogel e shikonte ndersa ai e shtrengonte ne kraherorin e tij te madh............Ai e ul ne toke e femija e tij vazhdon te luaj pa kuptuar, pa e ditur se per te eshte motivi i jetes.....Si mund valle qe nje qenie kaq e vogel e delikate te jet motiv per jeten.......Kembezbathur afrohet dikush dhe e perqafon. Ajo eshte gruaja e tij, e embla dashuria e tij......Dy femrat e jetes se tij jan aty me te e qeshjet e tyre mbushnin dhomen e madhe katrore e cila filloj te ngrohej, e te merrte ngjyrat e ylberit perseri si cdo dite.


Det/enderr/trendafil/ti dhe un/jo :D

p.s me fal [MENTION=11228]Katia[/MENTION] kur kam qen duke shkruar kete nuk kishte dal postimi jot :(...me duhet te iki se do e kisha bere....por here tjeter besoj :kiss
 
Pe: Te behemi krijues

Ne syte e tu shikoja nje thellesi te pafund qe me ngjante ne detin e pa ane. Cdo dite e me shume jeta ime pa ty nuk kishte kuptim, dhe asnje moment nuk e jetoja dot pa ty. Cdo dite mendoja ne ty, cdo nate me vije ne enderrat e mia. Une isha me ty ne kopshtin e Edenit dhe perreth nesh kishte trendafila te te gjithe ngjyrave. Ti dhe une shetisnim te kapur dore per dore, te fundosur thelle ne dashurine tone te pafund. Asnjehere nuk kam menduar se ne dy do te ikim nga njeri tjetri. Jo kjo nuk do te ndodhe dhe nuk mund te ndodhe kurre.


Dielli/Mendimet/Nata/Jeta/Vershimi i lumit/
 
Pe: Te behemi krijues


p.s. Hapa, dyer, lotet, deshire, kuti
Po shfrytezoj keto te Katias qe ngelen pa u krijuar

Me hapa te lehte, nen ndricimin e henes, caj rrahen e gjetheve te zverdhura, te rena pertoke, qe kan mbuluar token si nje mbuloje ne kete vjeshte te vone. Me duket se pas nje lisi shof fytyren tende dhe teksa largon flokun nga balli, sikur me ndjelle dhe nisem drejt tij, por, perkunder se gjindesh gjithku, ne gjithcka qe me rrethon dhe ne ajrin qe thithe prezenca fizike e jote mungon. Dua, e cfare nuk dua.... dua te ndjek pas cdo lisi, te rrezoje ne toke, te mbuloj me gjethe, te gudulis gushen me hunde, te zaptoj duart tua qe te roberoje e te puth nishanin tend vrastar......Por, renja e gjetheve, me prish ndjenjen dhe me jep te kuptoj se kjo s'ishte gje tjeetr pos nje vegim i nje nate vjeshte. Jo rralle kam deshire te te therras, dhe matem ta beje, edhe te shkruaj shpeshe kam deshire, madje dhe shkruaj, por nuk guxoj te ti dergoje. Nuk dua te te lendoje me asnje gje, as me prezencen time, as me shkrime, por nuk munde te durohem dhe mundohem te te ndjeke. Ngenjehere me ipset te qaj, por lotet nuk ishin e nuk jan pjese e jetes sime dhe gjeje ngushtellim duke degjuar kenget qe dikur degjonim bashke. Por, amanetin, betimin me mire te themi: ''Se nje dite, ne nje kohe, kurdo qe te jete ajo, qofte edhe njeher te vetme ne jeten time do te dukem para teje'', e ruaj ne nje kuti dhe e shikoje cdo nate. Dhe une betimet i mbaj por ti mos mbyll dyer e dritare se nje dite, ne nje kohe, kurdo qe te jete ajo, qofte edhe njeher te vetme ne jeten time do te dukem tek dera yte dhe do te trokas aty vetem sa per te thene: Te dua.

Meq te Ylli-it ishin te fundit edhe po i le te njejtat

Dielli/Mendimet/Nata/Jeta/Vershimi i lumit/
 
Pe: Te behemi krijues

Dielli/Mendimet/Nata/Jeta/Vershimi i lumit/


Nuk kam dell shkrimtari e as poeti, por shpirti frymezohet e shperndan mendimet ne ter qenien time. Dhe nje bote ndjenjash qe kishin kohe qe ishin ne gjume, u zgjuan ne kete nate bashke me mua e vershojn si lumi i marrezis. Ky shi i lehte mbi xhamat e dritareve me dhuron emocione dhe mendime te bukura pas nje dite kaq te gjalle nga gatime sebashku, peshperitje e buzeqeshje, nga shikime dhe fluturime te pafundme. Te ndjej kaq thellesisht, i dashur, saqe fjalet ndonjehere duken te kota........Ja ku me ke, kam hyre aty ku ti me ke cuar....ne nje jete ku ka vetem diell.


brenge/vit/shtepi/zemer/te jesh/yje
 
Pe: Te behemi krijues

[Bbrenge/vit/shtepi/zemer/te jesh/yje[/U][/B]

.......dhe serish nate.. YJET vezullojne fuqishem ne qiellin e hena na perkedhel embel nga lart... sa do doja te ngjitesha atje lart. Sa bukur eshte te JESh nje yll qe i jep drite kesaj nate te erret e te qete... te arratisesh atje tej nga trishtimi qe ka zene vend ne ZEMREN time... te hedhesh tutje kete BRENGE e vetmi qe ka pushtuar tere cepet e SHTEPISE qe ne momentin qe u zhduke ti.. ..eh... ka kaluar tashme nje VIT dhe ti vashdon te jesh larg, aq larg saqe as vetmia ime s’te arrin dot....:(....

Kalvar, sjell, det, buzeqeshje, nate
 
Pe: Te behemi krijues

Dua.
E din cfare dua?
Dua mi mijra puthje nga ana jote,dua qe buzeqeshjet e mia te jene
fryt i yti.
Dua qe perqafimet e tua te jene kalvari me i embel i lumturise sime.
Dua qe cdo nate te me thuash fjalet e duhura, edhe sikur te mos i thuash te dua prane.
Mos harro dua edhe te shoh detin kur dielli agion bashke me ty.


Femi/Makine/Mes/Jashte/Brenda.
 
Pe: Te behemi krijues

Femi/Makine/Mes/Jashte/Brenda.


U nisa drejt teje me deshirat me te zjarrta qe te kaloj kete fundjave me ty. Mora makinen time dhe u nisa me shpejtesi duke pershkuar mes per qytetit. Jasht po binte nje shi me rrebesh, por brenda meje po ndizesha flake nga deshira qe sa me pare te gjendem ne perqafimin tend. Ne shpejtesine me te cilen po e drejtoja makinen per pakes sa nuk shkela nje grup femijesh qe po e kalonin rrugen. I gjithe zjarri im qe ishte ndezur, ishte i drejtuar kah ti dhe dashuria qe kasha dhe kam per ty.


Dashuria/Deshira/Zjarri/Jeta/Ngadhnjimi/
 
Pe: Te behemi krijues

Dashuria/Deshira/Zjarri/Jeta/Ngadhnjimi/

E kisha shkruar kahere por meq permban elemnetet thashe ta sjelle

……..nga cepi i devijuar i perdes një rreze hëne depërton ne dhomën e errësuar, nga kjo dhome izolimi qe me ka shndërruar jetën ne katrahure te vërtet, si një fije shprese se një dite do te filloj ti dua prape agimet e bukura dhe rrezet e diellit, një dite nuk do ndihem e fyer e as e nëpërkëmbur për fatin qe i caktova vetes dhe këta njerëz me shpirte egërsire do te kuptojnë ndjenjën dhe veprimin tim fisnik për te sjelluar ne jete embrionin tim , frytin e përbashkët te një dashurie te trazuar, atë te cilin e krijove ti dhe akoma pa ja ndjerë as frymarrjen, ne momentin qe kuptove se ke një pasardhës ike dhe e le nen mëshirën e kohës pa me te voglin arsyetim, atë mbi te cilin unë nuk munda te ngrejë dorën vrastare por përkundër jetës se tmerrshme qe po bej, vendosa ta sjell ne jetë edhe pse nuk e di se nga do e trazojnë valët e jetës. Nata dëshiroj te zgjas ne pafundësi, edhe pse akoma te dua shpeshherë mallkoj momentin qe te njoha, momentin qe nen ndikimin e epsheve rinore dhe nga zjarri pervelues te fala trupin dhe atë qe shumëkush e quan ndershmëri. Përkundër ferrit qe po kaloj jam e lumtur qe do sjell ne jetë gabimin tim dhe tendin dhe nuk lejova te gaboj edhe njëherë............ do lindi beben edhe nëse është nevoja do flijohem për ekzistencën e saj dhe kur te rritet do i tregoj për babin frikacak, për njerëzit qe kërkuan vrasjen e saj, për vuajtjet dhe poshtërimet ne emër te nderit qe pësova deri sa e sjella ne jetë, por kurrsesi nuk do ta mësoj te urrej njerëzit, nuk do ta mësoj te hakmerret................dhe shpresoj se do me kuptoj.....................dhimbje te tmerrshme me përshkojnë fundin e barkut te fryre ne te cilin gjendet shpresa ime për jetë, dhe përkundër vetmisë dhe ndihmës se askujt edhe pse balli dhe trupi me është mbuluar me djerse te ftohta ndihem krenare dhe e lumtur qe arrita te shijoj kënaqësinë biologjike e te qenurit nënë te cilën kënaqësi e shijojnë vetëm femrat. Jeta ndoshta do te me hakmerret ama deshira per te qene nene munde te gjitha. Me gëzimin me te madhe pres momentin kur do dëgjoj qarjen e ajrit te kësaj vetmie nga vaji i shpresës se jetës sime dhe ai do jete ngadhnjimi im ndoshta i vetem.

Ombrellë/ shiu/zonja/ piktori/puthje
 
Pe: Te behemi krijues

Ishte e vetme e vrejtur dhe gjithe mllef, me makinen qe po e drejtonte nga bregu i detit.
Dhe ia kur filloi te shihte tym dhe i ngeci.
Doli duke perplasur deren.
-Edhe kjo me duhej tha.U ul aty ne reren e lagur me fustanin e bardhe qe i valevitej nga era.
Hodhi shikim ne horizont dhe tregoi me gisht ate vijen e holle plot mister per te.
Edhe se te mistershme kishte shume pak.
Ju kujtua puthja e saj e pare, shume vite kishin kaluar.
Dhe ajo kishte qene aq femi nga mendja sa qeshte me vete.
Ndersa tani kishte arritur ne nje moshe qe nuk ishte as zonje as zonjushe.
Nuk donte zonjushe sepse nuk ish me capkenja e dikurshme por as zonje, i dukej vetja teper e rende.
Horizonti pa ndjenja po zymtohej gjithnje e me shume dhe disa pika i lagen ballin.
Nuk e ngriti doren ti largonte, por priti..
Priti derisa balluket e vogela dhe floket e pakrehur iu ulen ne fytyre dhe i preken hunden.
Rera po behej e shpifur por nuk levizi.
Edhe dallget arriten sa ti lagnin kembet ku hoqi edhe shapkat lejla.
Dhe mendoi cf do magjie do bente nje pikor?
Nje zonje ne nje qytet te ftohte ku takat trokasin fuqishem mbi trotuarin e lagur apo nje vajze qe ''perballej''
me detin e terbuar?
Dhe kur i shpetoi nje ze- ombrella ku eshte ombrella ime.

Kuqe/Ullinj/Rete/Shkronja/Milingona :)
 
Pe: Te behemi krijues

papritur i reshqiti lapsi nga duart ,,,ashtu mendueshem tek shkruante shkronjen e fundit mbi leter...

Ne pragun e dritares ku ishte ulur, kondensohej lageshtira e dhomes se ngrohte...

Bulezat e ujit qe nuk reshtnin se reshqituri mbi faqen e xhamit te ftohte,sec i sollen nje ndjesi...

Pak apate kete nate dimri,,,por pikerisht ndjehej i gjalle kujtimi i atij muzgu vere...

E per te kujtuar cdo detaj ,,,vajza i afrohet dhe me shume xhamit, tashme gati te mjegulluar nga frymemarrja e saj e shpeshte...

Faqja disi roze ishte ngjeshur me bulsat qe binin pareshtur dhe formonin nje pellg me uje tek dritarja...

Ajo kishte mall ,,,mall per ndjenjen qe kishte perjetu ktu e tre muaj me pare...

Bebezet e syve te hapura tej maset dhe renqethja e trupit sikur te kishte 1000 milingona mbi lekur ja shtonin dhe me shume deshiren per ate ndjesi...

Fushaten e mbledhjeve te ullijnjve ne muzgun tipik te gushtit...Ku dielli perendus u jep ngjyren e purpurt (kuqe) reve..


PS: hahahh ja u hodha mos e mohoni qe kur e lexuat te gjithe mendonit qe eshte nje Love stori lol:botadashuri

SHIU/QYTETI/LARG/mall/une
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Te behemi krijues

Te dua… te urrej… kam nje ferr te vertete ne kete zemer, sa me duket sikur ne cdo moment mund te shpertheje. Mund te pershkruhet cdo gje si e peshtire, tmerresisht e keqe, por ferri I vetete u gjendka ne zemer. Ti je jeta ime, por je dhe armiku me I madh I saj…
Se ti ike ne qytetin tjeter ndoshta per te mos u kthyer me ketu, ike... por le pas vetes nje zbrazetire qe askush nuk mund ta zere me mall te kujtoj. Me le te trishtuar, te perhumbur ne kujtime boshe. Ike ti, ike… ti qe me bere te fluturoja, por edhe te kisha rrezimin me te keq, me derrmues te mundshem.
Bota pa ty qenka shume e trishte… shume e bukur…
Oh te urrej… te dua… se ti vrave nje zemer dhe e hodhe tutje, kete zemer qe te donte e nuk jeton dot pa ty. Si ndihesh tani i dashur, si ndihesh pasi bere trimerine tende me te madhe, pasi u zhduke e me braktise ike larg ?… Se ti nuk me mungon fare mua, por u mungon ketyre rrugeve qe te mbanin mbi vete, I mungon ketyre diteve qe pa ty jane pa drite, I mungon ketij ajeri qe te mbajti gjalle, I mungon nje bilete kthimi qe prêt vetem firmen tende o miku im tradhetar…
Te dua … te urrej… motivi I diteve te mia ti, engjell pa krahe qe me le ne vetmi. Oh sa te urrej, ti nuk e ke idene, te urrej se nuk mundem me me kete erresire ne te cilen me le. Ashtu pa pritur e pa meshire ti u zhduke dhe une e gjeta veten te perplasur perdhe , te shkaterruar… o sa te urrej ti nuk e di, dhe nuk ke per ta ditur kurre.. te lutem eja se mua nuk do me kujtohet kjo dhimbje me, eja se pa ty nuk kam jete une, tani jeta ime eshte thjesht ferr, ditet e mia jane te errata e une zvarritem neper gjembat e trungut te tyre, me dhemb shpirti tmerresisht shume… un te urrej .. te dua..



sekreti/fshati/takimi/humbje/fillim i ri
 
Pe: Te behemi krijues

sekreti/fshati/takimi/humbje/fillim i ri

............... shiu i imet e i ftohte i kesaj vjeshte te hershme nuk kishte te ndalur qe dy dite me radhe. Vazhdonte te binte me ritmin e ti te pandalshem dhe kishte lagur jo vetem teshat por edhe çdo pore te trupit tone. Me duket se edhe me shume i kishte shtuar lodhjen trupit edhe ashtu te sterlodhur. Fuqia na kishte leshuar dhe ne dy qendronim te strukur nen kuroren e dendur te qarrit ne kete lendinë mali e cila sado pake mbronte trupat tone edhe ashtu te lagur nga shiu i pandalshem. Trupat tane nuk munde te leviznin me barren e rende, por aq te domosdoshme per shoket tane ne male, sa edhe vet jeta jone.Sekreti qe mbartnim ne shpine e bente edhe me te rendesishem jeten tone dhe duhej bere e pamundura qe tia dilnim mban megjithese fuqit na kishin leshuar. Ishim te sterngarkuar dhe me dukej se s’munde te leviznim asnje meter metutje nga uria dhe shpresa se do tia dilnim zhdukej cdo minute e me shume. Kishte pese dite qe nuk kishim degjuar arome buke dhe me e keqja ishte se kishim humbur edhe rrugen pas asaj prite qe na kishte organizuar armiku ne fshatin pran kufirit te ngritur padrejtesisht. Kishim humbur shume luftetare megjithese kishim shpetuar ate te domosdoshem dhe na duhej nje fillim i ri, por shpresa ishte venitur shume.
--- Cila eshte gjella qe te pelqen me se shumti – pyes instinktivisht shokun ?
--- Buke pogaçe me djathe – me pergjigjet menjehere pa llogaritur se ajo nuk ishte gjelle.
Ve buzen ne gaz dhe me shkoi mendja tek buka pogaçe e nxehte dhe djathi dhe per nje moment me duket se ndjej shijen e saj, ndjej avullin e embel te saj kur posa nxirret nga furra dhe servohet me djath. Me kujtohet nena, embelsia e pogaçeve te pergatitura nga duart............ , nje lehje qeni qe nuk vinte nga larg prishi qetesin e kesaj nate te zymte dhe endrrat e mia me sy hapur. Shenje se afer jetonte dikush. Vendosim qe te afrohemi ne drejtim te lehjes dhe çdoherë lehja behet me e qarte dhe me e afert. Pas pak rruge duket nje lendine bukur e madhe dhe si per çudi ne funde te saje e rrethakuar me lisa te verehej shkelqimi i nje kulmi te mbuluar me llamarine. Ngjasonte ne stane te çobaneve per kafshe. Afrimi jone e bënte edhe me te zhurmshem dhe me te fuqishme lehjen e qenit. Papritmas hapet dera e stanit dhe verehet nje hije njeriu dhe ne koke i shihej nje plis i bardhe. Nuk verehej mire se fare moshe ishte gje qe s’kishte edhe rendesi. Nga plisi vërehej se ishte shqiptar gje qe per ne mjaftonte ne ate gjendje ne te cilën ishim katandisur.

---- A doni mysafir o i zoti shtepise --- i therras nen masen e sigurise.
---- O mire se u ka pru rruga --- gjegjet njeriu qe nga zeri dukej se ishte nje plakë.
Drejtohemi ne drejtim te hijes me plis te bardhe, me dhimbje per humbjet qe kishim pesuar, por me shpresen se takimi me plaku per ne ishte nje fillim i ri …..



lypesi/ shiu/ femija/ zonja/ mjeku/ nena e semure /
 
Pe: Te behemi krijues

lypesi/ shiu/ femija/ zonja/ mjeku/ nena e semure /

ishte dite e ftohet dimeri,..bora binte me floke te bute,,,dhe mbushte rruget e kalldramosura,..frynte dhe kangjellat e pallateve perball fershellenin si te strukura nga te ftohtit e demerit,..ajo kishte dite qe kete peisazh e shikonte nga dritaria,..e nje spitali ,..ajo ishte nje zonje qe ditet e saje po i kalonte me nje shikim nostalgjik nga krevati I saje , ishte nje zonje e hishme dhe plote nure,,dhe pse e semure dhe plote dhimbje fizike,..dhe pse dimer e mjafte ftohet,.ne oret e para te mengjesit ajo sec kishte nje emergji te forte per te transformuar dhimbjet e saj ne force dinamizem,..ajo zbriste shkallet dhe dilte ne oborrin e spitalit ,,aty ishte nje stol..i ftohet qe ngrohej nga fetyra e nje njeriu te deshperuar te veshur me dhimbje shpirteror me varferi te skajshme..ishte fetyra e nje lypsi,..kjo zonje ulej per dite ne mengjes ne ate stol dhe shkembenin disa fjale me lypsin e shkret,..
Zonjes I pelqenin syte e tij qe leshonin dashuri,..sa here qe kjo I fliste ai ngrohej
e keshtu ditet rrjedhnin,,ai qe priste zonjen e tij per ti then: Zonj si ndiheni sote,..
Zonja si gjithmone e predisponuar ne optimizmin e oreve te mgjesit,,:I thoshte sote jam me mire,..kalonin pake minuta ne ate stol te rrethuar me te ftohtit e dimrit dhe bardhesin e bores,..dhe dic llafosnin e shpesh ngjanin si miq te vjeter,,qe muhabetet su merrnin funde,.por si per drec gjithmone ua nderpriste biseden..doktorri,,qe therriste Zonjen:
Ju lutem Zonj,koha qe te rrini jashte mbaroj..duhet te futeni Brenda,,eshte ftohet,,shapkat e saj terhiqeshin lehte neper pllakat e lagshta me leng bore gjysem te shkrir tek ecte per te hyre ne korridorin e spitalit drejt shkallve,..syte e lypsit e shoqeronin deri sa ajo zhdukej,.,.ne te ngjiturit e shkallve,..
Ditet vazhdonin te qeta aqe sa munde te quheshin te qeta per zonjen,..debora filloj te shkrihej nga shiu qe binte,..here pas here,.
sa here qe binte shi zonjes I binte nje nure naostalgjie,..ajo shkruante dic,hidhte disa mendime ne nje bllok te kuq..qe mbante prane komedines,..takimet e saj ne mgjes vazhdonin tek stoli ,,,dhe syte e dashur te Koles gjithmone e prisnin aty
Kola e quanin Lypsarin..
..tashme ata ishin bere miq te mire sepse dukej nga buzqeshja qe merrte dhe fetyra e zonjes sa here dilte ne mengjes dhe shikonte qe ishte ulur edhe kola tek stoli..,…ditet vazhdonin,..debora shkiru..dimerit po I vinte fundi,..shiu filloj te zevendesohej me erera pranveror,.si per dite Zonja dhe sote iu drejtua stolit,.te saj qe tani ishte dhe i Koles..kishin dicka te perbashket Zonja me Kolen,,:Stolin e tyre.

Po sote syte e tij ishin mjafte melankolik,..zonja si gjithnje u afru dhe i tha mjes koles,. si je sote,,,ai buzqeshi..mire zonje,.
Ja kthuy ai,.por zonja e kuptoj qe Kola ishte i merzitur syte e tij shkonin deri ne te lotuar,,
nga porta e hyrjes se spitalit,,u degjua nje ze i lumtur dhe Zonja sec e hoqi shikim rrembyeshme nga syte e Koles,.,,
Nene Nene bertiti furishem,.femija qe po vraponte drejt Zonjes,..Biri im ,,dhe zonja hapi krahet per te perqafuar te birin,..
nene sote do ikim per ne shtepi,..vazhdoi djali,..Doktori sap o me deftoj qe nena jote nuk eshte me semur,..isha me babin kur na dhane flete daljen tende,..pake hapa me pase burri i zonje ecte qete ,,i gezueshem dhe hapat shpejtoj per te perqafuar grun dhe djalin e tij,..cantat ishin gati,..burri dhe djali dic u larguan per nga dera krysore,..
Zonja hedhi syte ne cepin tjeter te stolit,..ai ishte bosh..aty ishte vetem nje xhaket e grisur e zeze ...ajo e largoj xhaketen..poshte saj ishte nje trandafil i kuq,..Zonja hodhi syte nga dritarja e dhomes se spitalit,..si per ta pershendetur,..dhe bashke me trandafilin e kuq,..nostalgjin dhe dhimbjen per jeten e koles u largua qetesishte per ne daljen e portes se spitalit..pake me tutje buria e taksis..bashke me burrin dhe djalin e saje ,,i terhoqi vemdnjen te shpjtonte hapat,,ajo vrapoi dhe pranveres se bukur ju shtua dhe nje lule e kuqe,,,ajo qe zonja mbante ne doren e saje ne shenje dashurie ,,respekti ,..per ato mengjese te ftohta dimri,..


Shpirt i nje gruaje/enderra dhe realiteti/dashuri te humbura dhe tjera ne lindje../qytet /muzik/...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Te behemi krijues

Dritat e qytetit i percolla edhe ne te linduren e sotme te diellit...
Me muziken qe jehonte ende pas nates se zhurmshme u ktheva ne shpi....
zura pjesen time te shtratit atje ku endra dhe realiteti im tashme jan ber nje...
Prej kohesh ska me dashuri te humbura apo te tjera ne lindje per mua...
shpirti i nje gruaje ka pushtuar kufijte e zemres time...

bujku/ toka e papunuar/ plugu/ lodhja/ kenaqsia/
 
Pe: Te behemi krijues


bujku/ toka e papunuar/ plugu/ lodhja/ kenaqsia/

duhet me imagjinu fshatin ose kohen e kooperatives tani:p..nejse...

Eh c'kemi hequr me pare... Te kujtohet e dashur?? Ditet e rinise teksa lodheshim duke u mare me puner e arave? Une e pelqeja shume punen e bujkut, ndersa ti e urreje... Se di pse, por me dukej shume zbavitese te punoje tokat e papunuara , duke u bere telef perdite... hahaa...eh ckujtime... te kujtohet kur tu thye plugu ty njeher dhe erdha une e te ndihmova? Ne fakt lodhja me kishte skalitur, por ajo zhdukej si me magji teksa shikoja buzeqeshjen tende.. eh cfare kenaqesie ndjeja kur te shikoja... ti ishe si nje flutur shume ngjyreshe... kur mu largoje bota me dukej gri... mezi prisja agimin te takoheshim ne ara e te vraponin si dy femij enderrimtar... te kapeshim perdore dhe te vraponim mes lendinave me luledele....:)... sa bukur ish ateher... :)

p.s. dite rinore/ shikim/tradhti/dimer/nate
 
Titulli: Pe: Te behemi krijues

p.s. dite rinore/ shikim/tradhti/dimer/nate

Ditet rinore jane ditet kur secili nga ne mendojme se jeta eshte nje fushe me lule, pa asnje ferre, jane ditet kur mendojme se vullneti yne rrezon gjithcka deri sa valet e jetes fillojne te na rrahin per te na dhene mesimin e radhes. Ashtu isha edhe une ato dite. Dashuria qe kishte zene vend ne zemren time me bente te mendoja se lumturia kishte pikuar mbi mua dhe kembet nuk me preknin ne toke. Ato qe fliteshin per ty lidhur me zhdukjet tua te kohepaskohshme, ne rrethet shoqerore, kujtoja dhe besoja se ishin nje xhelozi e cunave dhe cupave qe na rrethonin,.... kujtoja se ishin teke te shoqerise rinore per ta vene ne sprove dashurin e cila, se paku mua, me kishte verbuar. Edhe ate nate zhdukja jote misterioze lente per te dyshuar, por jo tek une, dhe vendosa te dal e te shetise ne vend qe te degjoje shpotit e shokeve dhe shoqeve......ishte dimer, nje nate e ftohte dhe plot acar, nga ato qe me pelqejne mua, per te shkelur mbi boren e ashper duke degjuar muziken e hapave ku kemba ne kontakte me boren bene krrap-krrup, krrap-krrup. Per nje moment enderroj sikur jam perkrah teje, duke u shtyre, duke u gjuajtur me topa bore, dhe per nje moment u rrezova ndersa ti me mbushje fytyren me bore dhe buzeqeshja sikur te ishe me e lumtura e botes,........buzeqeshje,......... buzeqeshje shume e njohur prej se verteti tingellon ne veshin tim per nje moment dhe me prish endrren. Kthej shikimin mbrapa, anash, dhe te kerkoj e ne nderkohe te shoh matan rruges teksa tu ngri buzeqeshja ne buze duke hipur me shpejtesi ne ate veture. Shikimet tona puthiten si dy shigjeta vrastare. Ti iken, e une shtangem nga acari apo nga ajo qe kahere i vinte aroma tradheti

Bora e pare/femijet/bredhi/ mesuesja/ dordoleci/
 
Titulli: Te behemi krijues

Sot do iki.
Do iki me vertete do iki larg, larg cdo gjeje. larg cdo zhurme, larg cdo te pabukure.
E sdo kthehem me, sdo kthehem me ajo qe isha, do jem e re, per kete eshte nje vit i ri.
Me kujtohet mesuesja e fillores kur thoshte.. dreq o pune cf them edhe une nga ajo kohe nuk me kujtohen
shume gjera do te thoja me mire qe kujtoj vec ca shuplaka.
Me kujtohet qe ditet e para kishim frike te iknim ne shkolle ndersa dite te tjera qanim qe te iknim ne shkolle.
Keshtu e kane femijet, jane shume bredharake te adhurueshem, dhe pastaj rritesh.
Rritesh pa vullnetin tend dhe hyjne ne jeten tende njerez, njerez qe jane si bora e pare
plot freski, plot mister, plot bukuri, dhe po plot ftohtesi.
Meqe ra fjala me kujtohet bora e pare..
Mu duk gjeja me e mrekullueshme ne kete bote, rrija me sy hapur te shihja deboren
dhe kur me shkrihej ne dore mendoja pse ndodh keshtu?
Pse nuk zgjat, ndonje pesimist do thoshte sepse gjerat e bukura nuk zgjasin.
Une do thoja sepse keshtu i mesojme vleren kohes se shkurter, gjerave qe ndodhin pa plan.
Cila ishte gjeja me e bukur aty?
Catite qe ishin mbushur me debore dhe dukeshin te reja?
Lulet qe rendoheshin nga pesha e bukur, dhe strukeshin tek njera, strukeshin e nganjehere nxirrnin qafen
te kujtoheshin nga dielli.
Apo bredhat se kishin gjithmone nje pamje madheshtore dhe pastaj beheshin si pleq te vjeter
me mustaqe te bardha?

Keshtu mendoja ndersa merrja mbesen time te ecja per dore me te edhe i thoja nen ze..
ec ec buburrek dordolec, pupulec edhe gjera pa kuptim mjaftonte te shihja ate qe buzeqeshte :)

Grure/hena/deti/yjet/naten.
 
Pe: Te behemi krijues

Ishte nje hene e plote ate nate Gushti,,,ndjehej thellesishte neper qelizat trupore,, ererat e lehta verore,..qe zbrisnin malet percark dhe lodronin duke u dallgezuar neper fushat me grure,. ..qe shkumbohej vale vale,,
Valet e tyre shkonin deri buze detit,.qe ishte pake me tutje,. ngjyra e detit nen driten e henes,,rrezatonte ,,ne forme marramendese qetesin e pafundme te qiellit,.qe zbukurohej dhe behej lozonjar nen ndricimin e yjeve,..Ishte nje nate Gushti,.
Ne rrexen e nje mali qe perqafohej nga deti i qete,..gjithcka ishte ne harmoni te plote,..
Peisazhe merrte jete,,dhe trajt shpirterore,.tek shijohej nga nje cifte te dashuruarish qe ishin ulur mes nje are me grure,...ishte nje nate Gushti,,atyre u perkiste gjithcka rreth e rrotull,,ashtu sic u perkiste dhe ndjenja te tyre e ethshme ,,,,kallinjet e grurit te larte gjysem te pjekur,. mbulonin dhe siguronin butesishte,..intimitetin e ndjenjes se tyre..


pushime/festa/dhurata/debore/ndjenje/
 
Pe: Te behemi krijues

Dhe festat erdhen! Erdhen dhe bashke me to erdhi perseri ajo ndjenja e melankolise qe gati gjithnje i shoqeron...
Se di mbase jo per te gjithe, po mua festat me krijojne te tille ndjesi! Pushimet zakonisht jane shume pak, por fakti qe nuk me teperon kohe e lire per ti shijuar ato mbase me ben mire...
Ato pak dite qe do qendroj ne shtepi do t'ja kushtoj vec engjelit tim :) Mezi pret te hapi dhuratat qe jane poshte pemes se stolisur...
Imagjinoj lumturine e saj ato momente, dhe perqafimet qe do na fali te gjitheve nga gezimi...
E embla ime! Kete vit te letra qe i kishte shkruar gjyshit te vitit te ri, nuk i kishte kerkuar asnje dhurate. Vec te ndihmoje nje shoqe te klases se saj i kerkonte...
"Te lutem gjushi i vitit te ri, te lutem dhe te premtoj qe do jem vajze e mire gjat gjithe vitit...
Te lutem ndihmoje Marianen te behet mire dhe mos shkoj me ne spital"
Une nuk dua asgje per mua, vec kete qe te kerkoj....
A dhe po deshe, po munde bej te bjere pak debore dhe ketu te lagjia ime, se ti e di qe mua me pelqen shume te loz me deboren"
Pra edhe une po keshtu si Eva kerkoj...Mos ekzistoje me dhimbje ne bote, shendet dhe vec shendet per te gjithe!

Yll, durim, deshiroj, kraharor, e kuqe...
 
Titulli: Pe: Te behemi krijues



Yll, durim, deshiroj, kraharor, e kuqe...

Ajo per te ishte Ylli ndricues. Ishte paraqitur nje dite, si nje fanar qe e ndriconte cdo mengjes dhe cdo dite dhe qe e kishte bere te ndjehej perseri i ri. Megjithese ndjente mallin e saj dhe ajo perbente gjithcka rreth tij kishte ca kohe qe kishin ndeprere komunikimin, si rezultat i rrebelimeve shpirtrore, dhe ai vuante ne shpirt nga gjendja e krijuar. Kokefortesia e te dyve si duket ishte leshuar ne nje durim. Duronin te dy, ne nje lufte nervash ne heshtje dhe pse e dinin se nuk do munde te duronin tere jeten. Krenaria e tyre nuk e lente durimin te sosej dhe durimi veq sa nuk kish plasur. Ne nje gjendje te tille dukej sheshazi se nje dite durimi do kishte fund por ngelej te shihej se cili do e shenderonte durimin ne mall te pazakonte ndaj njeri tjetrit. ..... dhe ai nje dite vendosi, vendosi ne pamundesi per te rezistuar me dhe i tha: Te deshiroje, te deshiroje me shume se kurre, jo si qenie fizike por si qenie e pjeses sime te brendshme qe nuk ndahesh. Ajo si duket ishte zhuritur nga malli dhe nuk tha asnje fjale por ju gjuajt ne kraheror duke e mbuluar me buzet e kuqe gjithandej .....

Festa/ makina/ dhurata e munguar/ thirrja telefonike/ dyshimi/ loti
 
Pe: Te behemi krijues

Dhe ky dhjetor i ftohte i solli FESTAT sic eshte vete...Qyteti i zbukuruar me drita shumengjyreshe,MAKINA qe shkonin e vinin,shtonin dritat qytetit,por nuk ndriconin rrugen time...Nje DHURATE E MUNGUAR,ndoshta e harruar,nje vit marramendes qe hodhi hapat e pare,por nuk diti te hedhe tutje DYSHIMIN...Me mendon?..Mos valle dikush tjeter e ploteson?...Dhe LOTI i pare per kete vit nuk mungoi...Nje mungese qe i la vend nje mendimi,nje ndjenje qe mbeti sikur e humbur dhe ai...nuk eshte me,nuk eshte atje,nuk eshte me mua...Kjo heshtje mikroskopike qe ja vodhi ores akrepat,por i fali shpirtit mendimet,trishtimet heshtjen....Thone heshtja eshte flori,pse zemra qe nuk flet nuk eshte e pasur atehere??...Ndoshta sdua ta degjoj une,por dua te degjoj nje THIRRJE TELEFONIKE,edhe te humbur ska gje,te pakten te di qe me mendon...Sa me pak kenaqet shpirti kur pret,e sa shume kenaqet kur pritja nuk perben nje deshperim...E si gjithmone,heshtja mbizoteron....


Ty/Qetesi/Fitore/Pamundesi/Leter...
 
Titulli: Te behemi krijues

Ne pamundesi per te folur me ty ne nje tjeter menyre
po marr kurajon dhe po te shkruaj nje leter
..
..
Ose jo me mire spo e shkruaj, ndoshta te marr gjerat
me qetesi edhe une mund te arrij ne ate qe ti quan nje fitore vetjake.
Keshtu te jap lamtumiren akoma pa te pershendetur.


Shi/duar/ore/koha/xham.
 
Pe: Te behemi krijues

E di cpo mendoja valle??...Per nje paradoks...Nje paradoks me te madh te jetes...Ne kete ORE,e gjeta nje...Gjeta paradoksin e KOHES,qe me ben te vertitem drejt teje dhe te zgjas DUART per te perqafuar...Po,po vertet per te perqafuar,sic perqafohet nje armik,plote embelsi...Duke shpalosur pastaj,shikimin tend te humbur,duke dashur ta pershkoj une si vetetime,ne kete menyre do te te shijoj...E cuditshme apo jo,te shohesh me inat dhe te kesh deshire te puthesh...Ndoshta tek puthja do ndaloja,apo ndoshta...Cik me tej...Une do isha vetetima qe do shkaktoje furtunen,ti shperthimi gjithe kesaj,SHIU,lotet e bekura te qiellit...Do binin mbi ty si nje mallkim i ardhur nga lart,do trokisnin ne trotuar,ne cati ne XHAM,por ama kurr sdo preknin zemren tende...Sepse ti boten time nuk e njeh,ne vetveten tende vetem erresire fsheh,ste vret as fjala as e verteta,pasi ti ske ndjenja...


Lumturi/mashtrim/udhetim/zogj/temperature...
 
Titulli: Pe: Te behemi krijues

Lumturi/mashtrim/udhetim/zogj/temperature...



‘’……… i maskuar në mënyrën më të mirë të mundshme, maskim i cili do te gënjente e mashtronte edhe syrin e mpreht të shqiponjës, me syrin në dylbi kontrolloj qdo milimeter te hapsirës para meje. Duke kërkuar siluetën tënde dhe grykën tënde zjarrëvjellëse e cila grykë kishte plagosur për vdekje shokun tim para dy ditësh, ti nuk dukesh.E kuptoj se edhe ju kërkoni të njëjtën gjë nga unë dhe përkundër temperaturave djersët e ftohta më mbulojnë ballin. Si duket sot është dita e fundit e kerkimit sepse njeri do mbesim te mundur ne kete perballje sfidash dhe njeri do bëjmë udhëtim për në botën tjetër. Ju e keni kuptuar kete dhe jeni strukur diku e nuk levizni fare. Oret e pritjes jane bere shekuj ndersa sekondat ne kete perballje jane te barabart me jeten. Sfide e rende te jesh apo te mos jesh. Me syrin e lodhur vereje se një grumbull zogj ne shpatin e malit perball meje u trazuan. Shenje e bukur se ti ishe atje.Te kerkoje me endje ne kete lufte mendjesh te cmendura qe vetem per vrasje mendojne dhe ja ku me del i strukur. I kamufluar ne menyr perfide. Shoh silueten tende por edhe gryken e snajperit te drejtuar nga une dhe ngreh gishtin dhe pernjeher degjoje dy krisma snajperesh dhe nje te djegur ne krahun tim te majte dhe ngrohtesin e valet te gjakut. Pas pak armiku fillon te granatoje me tere arsenalin dhe cmendurine e ti shtazarake. Shenje se kishte humbje. I sterlodhur ngrihem ne kembe me lumturi ne fytyre per marrjen e nje jete njeriu. Ne kohe te pakohe cmendjet njerezore lumturohen edhe per keso gjerash ………..''

Dordolec/ bore/ femijet/ fshesa/ speci i kuq/ xha Braho/
 
Titulli: Te behemi krijues

Xha Brahto ecte ashtu i kerrusur dhe me hapat e rende qe dukeshin sikur trondisin gjithe qytetin e lashte
I ngjante aq shume ai qytet i dukej si vetja,
Ne fakt nuk e mbante mende nese lindi me qytetin e krijoi ky apo ai kete qytet.
Nje gje ishte e sigurte plakja u erdh te dyve shume shpejt.
Femijet qe po i ngaterroheshin tek kembet edhe ai buzeqeshte nen mustaqet e tij te verdha te bardha.
Te bardha nga mosha, te verdha nga duhani qe gjithmone te tjeret i thonin
po te shkaterron jeten.
U ul ne nje stol edhe mendonte ahh nuk jane me si me para trungjet e pemeve.
Pastaj vallezonte syte tek nje dordolec aty ne nje cep pallati, spo kuptonte si erdhi aty
dhe ne syte gjysem blu po pesonte nje mirazh.
Kujtimi kur ra bora e pare e qytetit dhe ai beri nje plak prej debore.
Asokohe nuk kishte karota keshtu per hunde i vendosi nje spec te kuq, dhe nje nga ata fshesat e arta
qe beheshin me kashte.
Ku ta dinte ai qe do behej dy here femi, 2 here me te njetat deshira, 2 here me te njejtat nevoja.

Ky ishte xha Braho plaku i qytetit qe rrokatej me mendimet e veta dhe me xhepat me karamele e duhan.

Loder/ibrik (ata qe mbaje cajin), pulla/kuqe/mace
 
Titulli: Te behemi krijues

Loder/ibrik (ata qe mbaje cajin), pulla/kuqe/mace

Gentiana, me e vogla e shtepise, ishte e hajthshme, me floket kacurrela, sy kafe dhe meq ishte me e vogla e shtepise ishte nje cik edhe e llastuar. Babai i saj e therriste trimeresha e shtepise dhe ajo nuk i shqitej te atit si ne mal, fushe apo kudo qe babai i saj ikte per te punuar. Ngado qe shkonte ajo mbante ne duar nje ari, loder shume te bukur, qe i kishte blere babai per ditelindjen e saj te dyte, madje dhe ne gjume flinte me te.
Ate dite u zgjua vone dhe posa syte e saj nuk pane babain pyeti te emen: Kush eshte babai?
Shkoi te punoi te ara – ju pergjigj e ema.
Du ate shkoje dhe une – tha Gentiana
Mos shko se ara eshte larg dhe ti je e vogel – e keshilloi e ema
Te lutem mam, te lutem! Dua te shkoje – kembnguli ajo
Epo meq e ke vendosur merr dhe ibrikun me caj vetem te me besh kujdes te kalosh nga rruga e arave – porositi e ema.
Ashtu do beje – miratoi Gentiana. Hodhi supeve xhemperin me pulla, mbathi sandalet e kuqe, mori ibrikun ne njeren dore dhe ne tjetrin ariun dhe u nis si trimereshe.
Rruga permes arave ishte nje rruge jo shume e hapur, e mbushur vende – vende me therra ku zakonishte qendronin hardhuce apo edhe shpend te vogla. Sa here kalonte Gentiana prane nje there dodhte ndonje levizje ne therren afer dhe ajo meq nuk shifte se cfare po ndodhte filloi te frikesohej. Papritmas ne mes te rruges pa nje mace te zeze. Kishte degjuar nga gjyshja se macet e zeza nuk ishte mire te kalonin rrugen dhe u frikesua aq shume sa u shtang dhe vetem sa si ra nga duart lodra dhe ibriku. U ndal dhe filloi te mendonte e frikesuar: Te kthehem…….., te vrapoje…………, te le ibrikun dhe te shkoje vrape ne shtepi,….., por kishte edhe unin e saj Gentiana: Nese kthehem ne shtepi te gjithe do qeshin me mua, babi sdo me therras trimereshe me dhe te gjithe do me quajn frikacake – mendoi me vete.

Beri syte kokerr u nis rruges dhe filloi te kendonte:

Macja le te lahet prap do te thahet
Gjeli te kendoj sa here qe te doje…
……………………………………………………..


Dallendyshe/ shperthime/ lulja/ gjalleri/ lumi/ cifti i dashuruar/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top