Taulantët

BeniT

Donatorë
Taulantët, ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni (Vlora) deri në Dyrrah. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glaukia u vu në krye të mbretërisë ilire, si themekues i një dinastie të re, duke pasur klitin, përfaqsuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër , ai i parathinëve. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve Got. Një tjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenat (Neretva), si fqinjë me dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r.
 
Titulli: Taulantët

Taulantet_e_Lashte_567178508.jpgGjate periudhes se antikitetit territori nga propatoka e Dyrrahut (Lumi Mat) e deri ne lumin Vjose(Aous) banohej nga fisi Ilir i Taulanteve. Pergjate lugines se Vjoses ne te djathte banonin Bylinet(Mallakaster) ndersa ne lindje te tyre, Atintanet1, duke nisur nga rreza e malit Shpirag. Per fisin Ilir te Taulanteve qe popullonte Myzeqene e sotme tregohen nga autoret antike dy gojedhena mbi origjinen e krijimit te tij.
E para eshte ajo e Apianit2 te Aleksandrise, i cili ne shkrimet e veta tregon kete legjende: “Origjina e Ilireve rrjedh nga martesa e Ciklopit Politem me nimfen Galatea. Nga kjo lidhje lindi nje djale, Iliri. Vete Iliri nga martesa e tij lindi disa

femije si: Enkeleun, Autarin, Dardanin, Medin, Perrebin, Taulantin, Parthen, Daorsen dhe Dasaren”

Ndersa Stefan Bizantini3 tregon nje tjeter legjende. Sipas saj, mbreti fenikas Agenori, lindi nga martesa e tij me Telefasen nje djale, Kadmin. Ky i fundit pasi do te rrembeje nimfen Harmoni, do ta mbaroje udhetimin e tij ne token e Enkelejve(Liqeni i Ohrit), ku lindi djali i tyre Iliri, nga i cili ka prejardhjen Taulanti.

Megjithese interpretimin mitologjik te prejardhjes te fisit te Taulanteve, ky fis do te luaj nje rol te rendesishem ne historine e Ilireve. Si rezultat i shtimit te lufterave fiset ilire krijuan aleanca njeri me tjetrin. Keto aleanca morren formen e federatave fisnore. Ne krye te tyre qendronin Bazilenjte, udheheqesit ushtarake te aristokracise fisnore.Edhe fisi i Taulanteve krijoi federaten e tij diku aty nga shekulli VIII – pk.5 Autor antik Polieni na njofton per inkursionin plaçkites qe ndermorri federata e Taulanteve e drejtuar nga bazileusi Galaur kunder Maqedonise, kur ajo qeverisej nga mbreti Argeu (659-645) pk.

1. Historia e Shqiperise “Iliret”, vell.1, fq.19, Tirane 1973
2.Appian Illyr. IV 2
3. S. Bizantin shkrimtar grek i shekullit VI . Perpilues i nje fjalori te gjeografise antike me titull “Mbi qytetet dhe popujt”.
4. Fenikasit ishin nje popull qe jetonte gjate antikitetit pergjate Libanit te sotem. Ne histori jane quajtur “korriere te qyteterimit”, sepse ne 1000 pk krijuan alfabetin e pare me 22 shkronja.
5. H. Shqiperise, “Iliret”, vell.1, fq.32 Tirane 1973

Diku nga fundi i shekullit te V pk, federata e Taulanteve duhet te jete perfshire ne shtetin Ilir te Enkelejve-Taulanteve-Ardianeve. Vetem rreth vitit 335 pk, ky fis del perseri si protagonist ne ngjarjet historike, kur Glaukia mbreti i Taulanteve arriti te çliroje tokat e Enkelejdeve, te cilat ishin pushtuar prej Maqedonise. Mendohet se pas kesaj ngjarje ai mori edhe titullin Mbret i Ilirise (323 pk)1.
Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimekembi shtetin ilir Glaukia vendosi te martohej me Beronjen, princeshen nga Ajakidet Molose. Ne politiken e tij aktive ai u ndesh me interesat e Maqedonasve. Keta te fundit te drejtuar nga mbreti Kasander nderhyne ushtarakisht ne Epir. Ata rrezuan nga froni ne vitin 313pk. Ajakidin dhe vendosen si mbret, njeriun e tyre, po nga familja dinastike e Ajakideve.


Glaukia ne kete moment kritik mori ne mbrojtje djalin e mbretit te rrezuar Epiriot, Pirron dy vjeçar. Ai e strehoi ate ne oborrin e vet dhe e refuzoi oferten e Kasandrit per ta kembyer me 200 Talante. Pasi e sfidoi perseri Maqedonine, Glaukia tanime nuk priste veçse luften. E keshtu ne vitin 314 pk, Kasandri i nisur nga Epiri sulmoi Apolonine dhe Dyrrahun, duke u futur ne territoret e shtetit Ilir, ku pushtoi nje pjese te konsiderueshme te bregdetit.

Kolonite Helene(Apolonia e Durrahu) u pushtuan prej tij. Ne to u vendosen garnizone ushtarake maqedonase, qe nisen administrimin e vendit. Gjate luftes se Peloponezit, Kasandri u perzje ne kete konflikt, duke i dhene mundesi Glaukias2 qe te sulmonte Apolonine ne vitin 313 pk. Por per zhvillimin e metejshem te ngjarjeve nuk kemi njoftime. Dihet se me ndermjetesine e spartaneve, ai hoqi dore nga rrethimi dhe perfundoi me Apoloniatet nje traktat paqeje.

Nje vit me vone fati i buzeqeshi kete rradhe Glaukias. Duke perfituar nga pakenaqesia e Apolonioteve te cilet e debuan garnizonin maqedonas, ai u fut triumfalisht ne kete qytet duke rivendosur sundimin e tij.

Nje nga autoret antik Diodori, thekson se per te debuar garnizonin maqedonas kishin ardhur per ndihme edhe korkyrasit, te cilet ishin te shqetesuar per daljen e Maqedonise ne Adriatik. Por Kasandri nuk e “gelltiti” lehte kete fakt. Ai e sulmoi perseri qytetin por pa rezultat.


1. Glaukia ishte i vetmi mbret qe kishte thyer Aleksandrin e madh ne betejen e zhvilluar ne token e Atintanteve, ne jug te Beratit te sotem.
2. Historia e Shqiperise, vell.1,fq.54 Tirane 1973

Disfata e detyroi ate qe, te mos kthehej me ne bregdetin ilir, duke u larguar perfundimisht prej tij i humbur.Pas fitores ne Apoloni, Glaukia u perpoq qe te sillte Pirron ne fronin Epirot. Ne vitin 309 pk. ne krye te nje ushtrie ilire Glaukia nderhyri ushtarakisht ne Epir, rrezoi Alketen promaqedonas dhe vendosi ne fron Pirron 12 vjeçar.

Pas viti 302 pes. Glaukia, ky mbret autoritar nuk permendet me ne krye te shtetit Ilir. Vetem ne vitin 295 pk permendet mbreti Bardhyl, i cili nuk kishte as forcen dhe as autoritetin e Glaukias.Me vdekjen e tij shpertheu konflikti midis pretendenteve per fron. Siç na njofton Apiani, nga kjo lufte civile doli i fituar Pirroja, i cili pushtoi tokat e Ilirise pergjate bregdetit Adriatik.


Ndersa pasardhesit e dinastise Taulantase Monuni dhe Mytili nuk permenden per veprimtari ne treven e sotme te Fierit perveçse faktit se kontigjenti me i madh i monedhave te prera nga mbreti Monun, eshte gjetur ne qytetin Ilir te Gurezezes1 ne prapatoken e Apolonise. Gjate ketyre ngjarjeve te vrullshme permenden per rolin e tyre qytetet e Apolonise, Bylisit dhe Nikajes. Keto qytete luajten nje kontribut te rendesishem ekonomik, politik dhe kulturor jo vetem ne treven tone, por edhe me gjere.

Ne vitin 230 pk Taulantet u detyruan t’ja linin pushtetin Ardianeve te dinastise se Pleuratit, te cilet do te drejtojne shtetin Ilir, gjate periudhes se fundit te jetes se tij.
N. Ceka. Iliret, fq. 95. Tirane 2001
 
Titulli: Taulantët

Mbretëria e Taulantëve (335-231 p.K.)
Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enklejtë me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t'u shkëputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët, ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore. Politika e mbretërve të dinastisë së Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë. Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Pas kësaj maqedonasit u përpoqën të futnin nën varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë, që do t'i bënte ata zotër të Adriatikut. Pas kryengritjes së vitit 312 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K. Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhës i Glaukisë, krijoi marrëdhënie miqësore me Epirin, por këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën e paraardhësve vazhdoi më me forcë dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bë edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti të rikëmbënte e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha e sundimit të dinastisë së Glaukisë shënon faqe të rëndësishme për historinë ilire. Shteti Ilir i Ultësirës Bregdetare të Adriatikut u bëri ballë synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe pushtimeve epirote, duke siguruar një zhvillim të hovshëm ekonomik e kulturor në të gjithë Ilirinë. Ekonomia qytetare gjatë pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim të plotë. U ngritën shumë qytete të reja me arkitekturë urbane bashkëkohore dhe me mure mbrojtëse të fuqishme. Arti e kultura morën një zhvillim të paparë deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet kryesore ilire që morën zhvillim janë Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenë edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Këto qytete luajt¨n rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonominë e kulturën e vendit, por edhe në historinë politike të Ilirisë. Përfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe përzirja e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në zgjerimin e marrdhënieve tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtë tij.
 
Titulli: Taulantët

MBRETثRIA E TAULANTثVE
Taulantët të cilët Filipi i II nuk kishte mundurr ti shkelte, paraqiten në këtë konflikt si një fuqi më vete dhe me një mbret të tyre. Tokat e këtij fisi përbënin siç duket atë pjesë të mbretërisë ilire që kishte mbetur e pavarur nga Maqedonia dhe tash e udhëhequr me mbretin e tyre Gllaukia.1)
Gjendja e turbullt që u krijua në perandori pas vdekjes së Aleksandrit dhe shthurrjes së perandorisë së tij, krijoi kushte më të përshtatshme për çlirimin e tokave ilire. Duke u lidhur me armiqtë e Maqedonisë, Glaukia, mbreti i parë i Taulantve, arriti t`ia bashkonte shtetit të tij tokat e Enkelejve po edhe t`i çlironte të gjitha tokat ilire që ishin nën Maqedoninë dhe t`i shtijë nën shtetin ilir të Taulantve. Duket se pas kësaj ai merr emrin mbreti ilir e jo më si më herët mbreti i taulantve.2)
Gllaukia u mundua të dobësonte ndikimin maqedon në Epir. Për këtë qëllim ai u afrua me mbretin e molosëve, Ajakidin dhe u martua me Berojën, një bijë nga dera mbretërore e molosëve. Në këtë politikë ai u ndesh me të birin e Antipatrit, Kasandrin, që pas shumë turbullirash ishte vendosur në krye të Maqedonisë. Kasandri, në vitin 317 p.e.s. rrëzoi nga froni molos aleatin e Glaukisë Ajakidin, i cili në grindjet e mbren dshme për fronin maqedon kishte mbajtur anën e Olimbise, nënëns së Aleksandrit. Në këtë kohë Glaukia mori dhe mbajti në pallatin e tij birin e Ajakidit, mbretit të rrëzuar molos, Pirron dyvjeçar. Me gjithë kërkesat këmbëngulse të Kasandrit, Gllaukia nuk e dorëzoi Pirron. Ai nuk e bëri këtë as kur mbreti maqedon i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kërcënoi më luftë. Kasandri, mbreti maqedon, tentoi disa herë të pushtojë Apoloninë dhe të bëjë dalje në Adriatik por thehet keqas disa herë dhe detyrohet të largohej pasi kishte humbur një pjesë të ushtrisë. Përpjekjet e tij për t`u ngulitur në Ilirinë bregdetare dështuan dhe pas kësaj ai nuk provoi më të kthehej në këto anë.

Luftërat me Kasandrin tregojnë se fuqia e shtetit Ilir ishte rritur aq shumë sa që ai mundi të matej me sukses me Maqe doninë për zotërimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mëdha të këtij bregdeti e që më herët kishin qenë koloni greke, tash kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir.3)
Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit të pozitës së tij në Dyrrah e në Apolloni, Gllaukia u mor me përgatitjen e ekspe ditës që do të vinte Pirron në fronin molos. Këtë nuk e bënte ai nga ndonjë dashuri ndaj Pirros por Epiri ishte pika më nevral gjike e kontaktit dhe hallka më e rëndësishme në kontradiktat iliro-maqedone.Ai donte ate ta shkëpuste nga ndikimi maqedon dhe ti rikëthente shtetit ilir aleatin e humbur. Për këtë qëllim në vitin 309 p,e.s. në krye të një ushtrie shumë të madhe ai hyri në Epir dhe pasi mposhti grupin promaqedon që përfaqësohej nga mbreti i Epirit, Alketa(ungji i Pirros) vuri në krye të shtetit molos 12-vjeçarin Pirro.4)
Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisë për rimëkëm bjen e Ilirisë u kurorëzua me sukses. Gjatë sundimit të tij shteti ilir jetoi ditë lavdie. U bë një shtet i fuqishëm, duke përfshirë në gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai qe e vetmja forcë që iu kundërvu Maqedonisë në këtë pjesë të Ballkanit dhe u bë një faktor i rëndësishëm që ushtroi një ndikim të fuqishëm në ngjarjet politike të kohës.
Pas vitit 302 p.e.s. Gllaukia nuk përmendet më. Reth vitit 295 p.e.s. si mbret i ilirëve përmendet Bardhyli i Ri. Rrethanat se si erdhi në krye të shtetit jënë të pa qjarta. Një lidhje martesore e paraqet ate si aleat të Pirros. Sipas Plutarhut, Pirro ka qenë i martuar me Brikenën të bijën e mbretit ilir të Enkelejve Bardhylit. Sipas historianit grek Apianit, ka mundësi që Bardhyli i Ri të ketë ardhur në fron me ndihmën e Pirros, duke i lëshuar atij të sundonte në një pjesë të Ilirisë, kurse Bardhylit të Ri i mbetën të sundonte një pjësë të ilirisë rreth liqenit Lyhnid.(Ohri)
Në prologun e librit 24 të historianit latin Trogut hasim një lajm që i takon një ngjarjeje të vitit 280,p.e.s. ku flitet për një sundimtar ilir i cili ndërhyn në grindjet për fronin maqedon, me emrin Monun. Sipas renditjes së Trogut, Monuni duhet të ketë qenë sundimtar i shtetit taulant ilir pas Bardhylit të Ri dhe që këtij shteti i takoheshin kufinjtë me Maqedoninë.5) Nga njoftimet e Trogut kuptojmë se me gjithë tronditjet që kishte pasur shteti ilir pas vdekjes së Glaukisë nga ndërhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur ta rimëkëmbëte këtë shtet në të
gjithë territorin e dikurshëm; prej brigjeve të Adriatikut e deri në kufi të Maqedonisë. Si duket ky ishte momenti kur Pirro shkoi për të luftuar në Itali.
Pasardhës i Monunit dhe i fundit nga dinastia e Gllaukisë ka qenë Mytili. Këte na e vërtetton një e dhënë e Trogut 1) dhe një monedhë bronzi e prerë në punishte të Durrahut ku nga të dhënat shihet se Mytili ishte zot i Dyrrahut dhe ushtronte mbi këtë qytet po atë pushtet që kishte edhe paraardhsi i tij Monuni. Pas luftës së fundit të Mytilit kundër mbretit të Epirit në vitin 270,p.e.s. nuk flitet më në burimet historike për shtetin ilir.Deri sa sundimtarët maqedon Antigon Gonata dhe i biri i tij Dimitri u drejtuan drejt Greqisë pqe të ruajtur hegjemoninë e Maqedonisë në këta anë,për shtëtin ilir kjo ishte një periudhë qetsie në marrëdhënjet më fqinjët dhe këtu duhet spjeguar heshtjen e burimeve sepse në këtë kohë nuk pati ndonjë konflikt. Ilirët të lodhur nga luftërat e deriatëhershmë, nuk mundënin, pra edhe nuk kërkuan ti shfrytzonin vështirsitë e Maqedonisë në interes të tyre, të mbetura jashta konflikteve luftarake të ketë ndryshuar raportin e forcave dhe të ketë ndikuar apo të jetë bërë bazë e ndryshimeve politike që pasqy rohen vetëm në zëvendsimin e dinastisë sunduese të Glaukas me atë të Agronit e që u quajt shteti ilir i Ardianeve.2)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 23.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.8%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.9%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 17.6%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.8%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.9%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 23.5%
Back
Top