Tatimori në makinën BMW të vjedhur

vitk

Anëtar i Respektuar
Agustin Gjonaj mohoi se ishte pronar i mjetit

Bllokimi, dy ditë më parë, i një veture tip fuoristradë luksoze nga ana e policisë së kryeqytetit duket se ka krijuar problemin e rradhës për shefin e Tatimeve të Laçit, që ishte në timon të saj. Agustin Gjonaj është ndaluar dy ditë më parë në kryeqytet nga autopatrullat e repartit "Shqiponja", të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke drejtuar automjetin tip BMW "X3", me ngjyrë të zezë dhe targë TR 9793 L. Automjeti dyshohej për dokumentacion të parregullt dhe, pas verifikimeve të kryera, sipas policisë, ai rezultoi i vjedhur në Itali dhe më pas trafikuar e targuar në Shqipëri. Drejtori Gjonaj ka thënë se makinën ia kishte marrë vetëm një ditë më parë një kushëriri të tij, për ta përdorur disa ditë. Kjo, ngaqë kishte mbetur pa makinë vetë, pasi i vjehrri i kishte përplasur makinën që ndodhej në Laç. Vetë kushëriri kishte pasur akt huapërdorimi për makinën dhe Gjonaj deklaroi se nuk e njihte pronarin e vërtetë të automjetit, Fation Latifi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top