Tatimet, kontroll bizneseve me kompjuter

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nis skema e re. Rregullorja: Përzgjedhja, sipas modelit të riskut. Papajani: Ja kriteret dhe procedurat



Bizneset nuk do të kontrollohen më në bazë të një grafiku të ndërtuar nga Drejtoria e Kontrollit në Tatime, por sipas një modeli të ri, tërësisht kompjuterik. Brenda tij do të hidhen të gjitha të dhënat për bizneset me probleme ose me dyshim për deklaratat tatimore dhe në bazë të formulës do të bëhet përzgjedhja e biznesit që do të kontrollohet. Pra, vetë kompjuteri me anë të formulës së riskut do të përcaktojë se cilin biznes do të hetojë dhe kontrollojë tatimori. Natyrisht, për rastet e dyshuara, që kompjuteri nuk i ka përzgjedhur, do të jenë vetë drejtoritë rajonale të sugjerojnë me dokumentacion kryerjen e kontrollit, ndërsa vendimi do të merret vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë. Rregullorja e re, "Për procedurat e zgjedhjes për kontroll", ka nisur që tani të zbatohet, nën vëmendjen kreut të Tatimeve, Artur Papajani. "Shqip" zbulon shkresën që Papajani ua përcjell të gjitha degëve nëpër rrethe, ku i udhëzon për mentalitetin e ri që duhet krijuar, në raport me biznesin. Kreu i Tatimeve pranon se administrata nuk ka mundësi t‘i kontrollojë të gjitha bizneset, dhe për këtë qëllim, po implementohet modeli i ri i përzgjedhjes. Në këtë pikë, do të shmangen të gjitha paragjykimet dhe konfliktet që palët mund të kenë mes njëri-tjetrit. "Zgjedhja për kontroll do të bazohet në analizën e vlerësimit të riskut të kryer nga administrata tatimore për identifikimin e atyre tatimpaguesve që kanë rrezik më të lartë për mosrespektimin e legjislacionit tatimor", thekson Papajani, në shkresën dërguar drejtorive. Sipas tij, modeli i ri është parashikuar më herët, kur u hartua ligji i ri, "Për procedurat tatimore".

Sistemi i ri

Formula e përzgjedhjes sipas Sistemit të Automatizuar të Zgjedhjes bazohet në gjithë informacionin elektronik që disponon sistemi tatimor dhe në të ardhmen do të përfshijë të dhëna shtesë, duke ofruar llogaritje të veçanta sipas degëve të industrisë. "Kjo formulë azhurnohet vazhdimisht bazuar në informacione të tjera, përfshirë rezultatet e kontrollit të bëra te tatimpaguesit e zgjedhur nga Sistemi Automatik", sqaron Papajani. Për të siguruar objektivitet dhe për të përmirësuar formulën e zgjedhjes për të ardhmen, për çdo kontroll të kryer, tatimet do të mbajnë regjistrime të standardizuara që dokumentojnë rezultatet e kontrollit sipas çështjeve të kontrolluara, të cilat duhet të durohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Megjithatë, kur drejtoritë rajonale gjykojnë se është e nevojshme të kontrollohen ato biznese që nuk janë zgjedhur nga Sistemi Automatik i Përzgjedhjes (si p.sh kontrolle për rimbursim, për çregjistrim dhe denoncime të vlefshme nga palë të treta), ato duhet të dokumentojnë dhe të paraqesin për miratim në Drejtorinë e Përgjithshme rekomandime për deklarata tatimore apo tatimpagues që duhet të kontrollohen.


Kreu i Tatimeve pranon se administrata nuk ka mundësi t‘i kontrollojë të gjitha bizneset




"Zgjedhja për kontroll do të bazohet në analizën e vlerësimit të riskut të kryer nga administrata tatimore për identifikimin e atyre tatimpaguesve që kanë rrezik më të lartë për mosrespektimin e legjislacionit tatimor"



Pikat

Kriteret dhe bizneset

që do të kontrollohen


Subjekt i zgjedhjes automatike për kontroll janë të gjithë tatimpaguesit që janë objekt i nenit 2 të ligjit nr.9928, datë 27.04.1995 "Për TVSH-në", si dhe tatimpaguesit që janë objekt i nenit 6 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat". Në këtë kontekst, thuhet në rregulloren e re, sistemi i analizës së riskut analizon dhe përcjell automatikisht deklaratat tatimore me risk më të lartë duke u bazuar në të dhënat që përmbajnë: (a) Formularët e Deklarimit dhe Pagesave për TVSH-në; (b) Formularët e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi Fitimin; (c) Formularët e Deklarimit dhe Pagesës së Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore (d) Formularët e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi; (e) të tjera informacione nga bilancet kontabël, listëpagesat apo burime të tjera informacioni nga palë të treta.
*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top