Tashmë mjeksia shqiptare bën edhe transplantin e mëlçisë

Aren

Anëtar i Respektuar
71.jpg

Ministëri i Shëndetësisë Vangjel Tavo është shprehur sot se tashmë mjeksia shqiptare ka pësuar një zhvillim të madh duke realizuar kështu edhe transplantin e mëlçisë.

Alb-observer.com informon se Tavo u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të fëmijës 3- vjeçar që iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në vendin tonë për transplantin e mëlçisë. “Ky transplant ka një të veçantë, sepse kryhet për herë të parë në vendin tone, ndaj dhe e fut Shqipërinë në vendet që tashmë kryhet transplant. Por, ka edhe një tjetër të veçantë që kryhet tek një fëmijë i vogël, gjë që na bën ne si vend, krahasuar me shumë vende të tjera të rajonit, të jemi avangardë”, tha Tavo.

Gjithashtu ministry garantoi se në të ardhmen këto ndërhyrje do të kenë vazhdimësi dhe do të mbulohet nga buxheti i shtetit. “Ne kemi alokuar nga buxheti i shtetit këtë vit fondin për të mbuluar transplantin e veshkës, por shpresoj se edhe transplanti i mëlçisë do të mbulohet nga fondet e buxhetit të shtetit”, theksoi më tej ministri Tavo. /alb-observer.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top