TAP, u firmos me 13 shkurt marreveshja tripaleshe Greqi-Shqiperi-Itali ne Athine

Darius

DENY IGNORANCE
TAP, punësim dhe energji e lirë për shqiptarët
trans_adriatic_pipeline11.png

Edmond Haxhinasto

(Sot) në Athinë, së bashku me kolegët e mi të nderuar të vendeve fqinje, Z. Avramopullos, dhe Z. Passera, do të nënshkruajmë Marrëveshjen download (8)ndërqeveritare mes Republikës së Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë në lidhje me gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Në këtë marrëveshje kuadër, qeveritë e Italisë, Greqisë, dhe Shqipërisë, marrin përsipër përgjegjësitë politike dhe ligjore për mbështetjen e këtij gazsjellësi strategjik për tri vendet tona dhe vetë BE.

Kjo marrëveshje është rezultat i një pune disavjeçare, intensifikuar ndjeshëm 2 vitet e fundit, duke bindur edhe organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë për rëndësinë strategjike dhe ekonomike të këtij gazsjellësi, jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Jugor, por edhe për vetë Evropën.

Projekti TAP është gjithashtu një metaforë e bukur, një urë e rëndësishme për të lidhur më tej vendet e rajonit mes tyre, Shqipërinë aspirante me dy vende anëtare të BE, për të forcuar më tej vizionin e përbashkët për bashkëpunim, integrim, Europën e bashkuar dhe zhvillimin ekonomik.

Nëpërmjet realizimit të gazsjellësit TAP dhe disa termocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike me gazin e siguruar nga ky gazsjellës, si dhe shtrirjes së rrjetit shpërndarës të gazit në të gjithë territorin e Shqipërisë, do të sigurohet një shkallë e lartë punësimi jo vetëm në vendet ku kalon traseja e gazsjellësit, por në të gjitha qytetet e Shqipërisë që do të përfshihen në këtë rrjet shpërndarës dhe në ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura në funksion të tij.

Më konkretisht, në territorin shqiptar investimi parashikohet të jetë mbi 2 miliardë dollarë dhe do të krijojë në mënyrë direkte dhe të tërthortë, gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij, mbi 20 mijë vende të reja pune. Nga ana tjetër, përdorimi i gazit natyror në biznese dhe banesa, jo vetëm do të garantojë komoditet dhe siguri në furnizimin me lëndë energjetike të qytetarëve, por do të mundësojë eficiencë më të lartë dhe kosto qenësisht më të ulët për ngrohje, gatim dhe përdorim industrial.

Me pjesëmarrjen në gazsjellësin TAP, Shqipëria është vend përfitues i drejtpërdrejtë dhe për herë të parë siguron një lidhje të qëndrueshme dhe të aftë për të përballuar furnizim të plotë dhe cilësor për kërkesat në rritje të ekonomisë për energji. Përfshirja në këtë rrjet i siguron vendit mundësinë e përdorimit të gazit në prodhimin e energjisë elektrike me kosto më të ulët për qytetarët, duke ndikuar kështu pozitivisht dhe ndjeshëm në rritjen e mirëqenies së tyre. Njëkohësisht, TAP siguron edhe diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë me ndotje minimale në mjedis.

Nga pikëpamja strategjike, vendi ynë ofron rrugën më të shkurtër dhe koston minimale për të gazifikuar edhe Republikën e Kosovës dhe atë të Malit të Zi. Gjithashtu, Shqipëria do të jetë një pikë kyçe edhe për të mbyllur unazën e rrjetit ballkanik të gazit nëpërmjet projektit IAP (Jonian Adriatik Pipeline), i cili do të lidhë vendin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor: Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kroacinë.

Së fundmi, jam i bindur se zhvillimi i këtij rrjeti do të vlerësojë dhe shfrytëzojë depozitat natyrore të gazit, duke ofruar kështu një tjetër burim të ardhurash të qenësishëm për ekonominë shqiptare, ndërlidhur me gazsjellësin TAP.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është paraprirë nga një punë e palodhur profesionale e ekipeve të METE, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, të cilat gjej rastin t’i falenderoj thellësisht për kontributin në suksesin e kësaj marrëveshjeje që nënshkruajmë sot.

Në prag të firmosjes së kësaj marrëveshjeje ndihem optimist dhe krenar për rrugën e bërë me kolegët e mi dhe ndjej përgjegjësinë e këtij momenti kaq domethënës që garanton rrugën e vendit në një zhvillim të qëndrueshëm, punëson mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë, ofron energji me çmim shumë më të lirë dhe integron Shqipërinë në ekonominë europiane.

MAPO
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: TAP, u firmos me 13 shkurt marreveshja tripaleshe Greqi-Shqiperi-Itali ne At

Me ne fund mjaft bomblave neper karburante se lam nam .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top