Taksë të re për mbetjet urbane

WxP

Staf në FV.AL
Sipas studimit të Co-Plan, fatura e një vendgrumbullimi është 6 milionë euro në vit

Asgjësimi i mbeturinave do të “kushtojë” minimalisht 39 euro për një familje

Një taksë e re do të rëndojë xhepat e shqiptarëve. Ajo për asgjësimin e mbetjeve urbane. Kostoja e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane, sipas një studimi të bërë publik nga Instituti për Zhvillimin e Habitatit është 39 euro në vit për një familje. Sipas ekspertëve të institutit Co-Plan, kjo faturë jo e vogël financiare nuk është vendosur ende nga kush do të përballohet, për sa kohë nuk dihet nëse do të ngrihen edhe impiante të asgjësimit të mbeturinave.

Trajtimi i mbetjeve

Në vendin tonë nuk bëhet asgjësimi i mbetjeve momentalisht, por veçse mbledhja e tyre. “Bashkitë apo komunat e kanë të detyruar me ligj që të mbledhin, të transportojnë dhe të asgjësojnë mbetjet e ngurta, kjo e fundit nuk ekziston. E vetmja metodë për trajtimin e mbetjeve është thjesht depozitimi në fusha të hapura duke u shoqëruar me probleme të shumta mjedisore dhe shëndetësore”, - thuhet në studim. Madje edhe niveli aktual i normës së gjenerimit të mbetjeve bazohet mbi supozime dhe jo mbi matje konkrete në terren. Kjo krijon vështirësi në planifikimin e mëtejshëm të masave.

Taksa

Menaxhimi i mbetjeve të ngurta urbane ngre shumë pikëpyetje. Për ekspertët e Institutit për Zhvillimin e Habitatit një prej tyre është kush do ta paguajë faturën financiare të kostove që kanë vendgrumbullimet. Ndërsa një tjetër shqetësim është nëse në rajonet e ndryshme të vendit tonë, për këtë çështje duhet të ndërtohet një landfill (vendgrumbullim) apo një incenerator (impiant përpunues). Sipas vlerësimit të ekspertëve për një popullsi rreth 4 milionë banorë dhe me një volum përpunimi të mbetjeve prej 800 mijë tonë në vit, kostoja vjetore për një vendgrumbullim është rreth 36 milionë euro. Pagesa për një familje është rreth 39 euro në vit, ose 3,2 euro në muaj. Ndërsa për një incenerator kostoja është 84 euro në vit, ose 7 euro në muaj. Gjithnjë nëse bëhet fjalë për një incenerator që ka një kapacitet 800 mijë tonë mbetje në vit dhe për një popullsi prej rreth 4 milionë banorësh.

Landfilli i Sharrës

“اdo vit fatura e një vendgrumbullimi me kapacitet 125 mijë tonë në vit do të jetë 6 milionë euro, ndërsa për një incenerator me kapacitet 300 mijë tonë në vit do të jetë rreth 21 milionë euro”, - theksojnë ekspertët në studimin e tyre. Kapaciteti grumbullues i vendgrumbullimit të Sharrës për kryeqytetin është llogaritur për 700 mijë banorë dhe për një sasi mbetjesh rreth 560 ton në ditë. Në një vit ky vendgrumbullimi do të grumbullojë rreth 200 mijë tonë mbetje urbane. Ekspertët sugjerojnë që për menaxhimin e mbetjeve urbane të ketë një bashkëpunim mes autoriteteve vendore dhe qendrore me firmat private që mund të jenë të interesuara. Gjithsesi kostoja për këto vendgrumbullime do të paguhet nga familjet shqiptare, kudo qoftë i vendosur një vendgrumbullim, apo një impiant përpunimi i mbetjeve në të ardhmen.

Vendgrumbullimet

Pas zhvillimit që mori kryeqyteti vitet e fundit problematika e vënies në funksion të vendgrumbullimit të Sharrës ishte çështje prioritare për axhendën e bashkisë. Por vetëm gjatë këtij viti ky vendgrumbullim u përurua. Ndërsa vitin e kaluar, Qeveria miratoi pesë projekte që do të zbatohen për ndërtimin e vendeve të grumbullimit të mbeturinave, në Tiranë, Shkodër, Korçë, Sarandë, Vlorë. “Strategjia kombëtare e mjedisit parashikon ndërtimin e 5 vendgrumbullime rajonale dhe të një sërë vendgrumbullimesh që do të shërbejnë për zonat rurale”, thuhet në studim. Aktualisht, jetëgjatësia e vend-depozitimit të mbetjeve urbane në zonën e Sharrës në kryeqytet është vetëm 7 vjet. Ndërsa impiantet e Shkodrës e Korçës kanë jetëgjatësi 20 vjet dhe ai i Vlorës do të “rrojë” për 15 vjet. Në vitin 1999 u parashikua një tjetër skenar për ndërtimin e 6 vendgrumbullime në 6 qytete të vendit, ndërsa në vitin 1996 në planin kombëtar për menaxhimin e mbetjeve urbane parashikoheshin 12 vendgrumbullime rajonale.

Rreziku

Kostoja që paguan shoqëria nga mungesa e trajtimit të mbetjeve urbane është e lidhur me emetimet në ajër dhe koston sociale, që lidhen me cilësinë e ajrit, ujërave nëntokësore apo tokës. Fushat e grumbullimit të mbetjeve urbane përbëjnë zonat më të ndotura dhe më problematike të vendit tonë për karakteristikat dhe problemet që paraqesin si dhe për ndikimin në mjedis. “Në këto fusha grumbullohen dhe digjen pjesa më e madhe e mbeturinave industriale dhe spitalore të qyteteve tona. Kështu, vend-shkarkimi paraqet një rrezik të madh për banorët e këtyre zonave”, - shprehen ekspertët. Mes faktorëve që influencojnë koston e një vendgrumbullimi janë sasia e mbeturinave që ndikon në ekonominë e shkallës, pozicioni dhe kushtet gjeografike, klima, disponueshmëria e dheut e cila ndikon kostot e mbulimit ditor dhe aksesi i rrugëve të transportit që ndikon investimin kapital. Sipas ekspertëve, teknologjia e përdorur për përpunimin e mbetjeve shkakton një rritje të kostos së vendgrumbullimit me 20-30 për qind​
 
Titulli: Taksë të re për mbetjet urbane

Sikur te ndertoheshin ne fillim landfilled dhe impiantet e trajtimit te mbetjeve do ishte me mire si fillim...dhe me vone popullsia mund te paguaje taksen e mirembajtjes se ketyre impianteve?!

Por ne fillim fare per ta nisur nga A-ja (gje qe u nis por u la serish ne harrese) duhet te vendosen koshat e mbeturinave te ndara(qelq,plastike,leter,dru..)qe me pas te jete e mundur grumbullimi dhe largimi i sakte i mbeturinave drejt vendit te perpunimit dhe trajtimit te tyre...gje e cila nuk behet ne vendin tone..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top