Tajvan, tajfuni shkakton 500 viktima

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

TAIPEI -Tajfuni shkakton tragjedi në Tajvan. Më shumë se 500 vetë mund të jenë varrosur për së gjalli për shkak të rrëshqiptjeve të dheut në zonat e prekura nga tajfuni. Qeveria e Tajvanit bëri të ditur dje statistikat e para të personave që humbën jetën në zonat e dëmtuara. Një zëdhënës për qeverinë tha se rreth 500 persona mendohet se janë varrosur për së gjalli nga rrëshqitjet e dherave në fshatin Hsiaolin, ndër më të prekurit.
Goditja
Fshati u godit nga një rrëshqitje dheu pas shirave të rrëmbyeshëm që solli me vete tajfuni. Balta mbuloi gjithçka me përjashtim të dy shtëpive, bllokoi rrugët dhe ndërpreu linjat e komunikimit. Të enjten qeveria dislokoi mijëra trupa shtesë në zonën e prekur nga tajfuni që goditi ishin para disa ditësh. Mbi autoritetet po ushtrohet presion në rritje për të intensifikuar operacionet e shpëtimit. Qindra vetë janë evakuuar, por qindra të tjerë ende presin të evakuohen nga ajri.
Ofertat
Qeveria në Taipei tha se kishte marrë oferta për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, SHBA dhe BE mes të tjerash. Por autoritetet theksuan se atyre u nevojitej ndihmë teknike shumë specifike: helikopterë që mund të transportojnë buldozerë 22 tonësh dhe mjete të tjera. Dëmet nga përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Morakot në Tajvan deri tani shkojnë në total në 110 miliardë dollarë tajvanezë, tha sot kryeministri Liu Chao-shiuan. Liu nuk i specifikoi se për ç'lloj dëmesh ishte fjala. President Ma Ying-jeou deklaroi dje se pritej që numri i të vdekurve nga tajfuni që goditi në fundjavë vendin të shkonte në mbi 600 vetë, shumë më i lartë nga bilanci zyrtar i deritanishëm prej 500 të vdekurish, pasi mendohet se me qindra vetë mund të kenë mbetur nën rrëshqitjet e tokës. Kjo është tragjedia më e madhe që ka përfshirë Tajvanin dhe zyrtarët thanë se i kanë marrë masat për ta përblluar atë, por se situata mbetet problematike. Shumë vende të botës kanë ofruar ndihma financiare dhe humanitare për të ndihmuar zonën të përballojë fatkeqësinë natyrore. Ndërkohë organizatat ndërkombëtare pritet të ofrojnë më shumë ndihma si dhe vullnetarë për të ndihmuar këtë zonë të tronditur rëndë nga tajfuni dhe rrëshqitja e dheut që shkaktoi ai. Qeveria në Taipei ka bërë të ditur se ka nevojë për ndihmë urgjente financiare si dhe burime njerëzore për të ndihmuar banorët e mbetur të evakuohen.
*g.shqiptare*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top