Tahiri reagon për avionët e drogës: Policia punon, PD-ja gënjen

Guest2

Antarë i Respektuar
Tahiri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës lidhur me të ashtuquajturit “avionë të drogës”.

“Unë i dëgjova akuzat dhe është radha e shumë kur mundësia për të folur në publik shërben si një mekanizëm për të gënjyer publikun. Sqarimi përkatës u bë dhe institucionet shtetërore e bënë shumë të qartë të vërtetën institucionale dhe të vërtetën e vetme, lidhur me të ashtuquajturën fluturim avionësh apo ulje avionësh droge. Por ju të vërtetën e shikoni mjaft qartë. Ne punojmë, ata gënjejnë. Ne mundohemi t’i shërbejmë sa më mirë qytetarëve ata hedhin baltë mbi Policinë e Shtetit. Policia korr rezultate, të cilat konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur, ata hedhin akoma më shumë akuza ndaj Policisë së Shtetit. Ne mundohemi të bëjmë gjithçka është e mundur që qytetarët bashkë me policinë të garantojnë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë, ata sulmojnë vazhdimisht policinë. ثshtë kjo arsyeja pse pas çdo rezultati të Policisë të Shtetit ka një akuzë nga SHQUP-i. Kjo ne nuk na dekurajon, kjo vetëm na jep mundësinë për të konfirmuar që jemi në rrugën e duhur nga njëra anë dhe nga ana tjetër, besoj unë, i qartëson qytetarët se në cilën derexhe ishim deri në 2013, cila është rruga që po ndjekin nga 2013 e këtej, cilat janë arritjet tona, të cilat pavarësisht se nuk janë të mjaftueshme edhe për ne, janë nxitëse për rrugën që kemi nisur dhe drejtimin që kemi marrë.

/ G.S. /
 
Titulli: Tahiri reagon për avionët e drogës: Policia punon, PD-ja gënjen

Tani çdo avion qe fluturon ne lartesi te ulet duhet domosdoshmerisht te jete avion droge?
Nejse, puna mbare! Po lerini dhe robt e thjeshte te bejne nje dor leke, jo vec per vete! :p
 
Titulli: Tahiri reagon për avionët e drogës: Policia punon, PD-ja gënjen

Tani çdo avion qe fluturon ne lartesi te ulet duhet domosdoshmerisht te jete avion droge?
Nejse, puna mbare! Po lerini dhe robt e thjeshte te bejne nje dor leke, jo vec per vete! :p

Jo cdo avion qe fluturon ne lartesi te ulet eshte avion droge,,,por kur paniku i qytetareve zgjat me ore te tera neper meendja sociale duke postuar foto e video te avioneve privat qe qarkullojne mbi kokat e tyre...pse policia nuk del ne deklarate per shtyp ate dit ato ore por del 2 dite me pas ?
 
Titulli: Tahiri reagon për avionët e drogës: Policia punon, PD-ja gënjen

Dileme e madhe: Ke te besojme, ministrin Tahiri apo popullin?!

Ne fakt, shoket Rama dhe Tahiri, na thonin qe jane mushkonja, jaqe na doli me vone qe populli kishte te drejte, qe ne ato avione transportohej droge.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top