Tahiri: Nuk ka më gjoba, por burg për ata që presin pyjet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tahiri1.jpg


Gjatë prezantimit të sistemit të monitorimit të pyjeve 24 orë me kamera, Ministri i Punëve të Brendshme Saimit Tahiri ka deklaruar se për shkelësit e ligjit nuk do të ketë më gjoba, por burg.

Tahiri tha se do të rishikohet Kodi Penal që të ashpërsohet dënimi ndaj çdo individi që shkatërron pyjet në territorin shqiptar.

“Prerja e paligjshme e pyjeve është një krim shumë i rëndë, sepse vret të ardhmen e fëmijëve tanë. Ndalimi i prerjes së pyjeve do të jetë një prioritet absolut i qeverisë dhe mbi të gjitha për të çuar para drejtësisë të gjitha ata, të cilët në historinë e këtyre dekadave, janë mësuar të bëjnë masakër dhe të mos e ndiejnë peshën e përgjegjësisë, – tha Tahiri. – Kemi pasur të bëjmë me lloj lloj kriminelësh, duke shkatërruar pyjet dhe kërcënuar jo pak të ardhmen tonë. Kërkohet më shumë bashkëpunim, siç kërkohet përdorimi i teknologjive të reja dhe ashpërsimin i politikës penale për këta njerëz”.

Tahiri theksoi se “në shtator do ndryshohet Kodi Penal dhe do të ashpërsojmë dënimet për ata që presin pyjet. Dhe nuk do të ketë më gjobë për ata që presin pyjet ose i transportojnë ato. Do të ketë vetëm burg, për të cilën autorët duhet të vuajnë dënimin që i jep drejtësia”.
g.shqip
 
Titulli: Tahiri: Nuk ka më gjoba, por burg për ata që presin pyjet

Zej be? Ueeeee. Seriozisht e ke?
Ueee. Zej be Jozefina Topallin se nuk te besoj!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top