Syrja Eqerem Bej Vlora, 2000 libra të rrallë në fondin e artë!

Bilderberg

Anëtar i ri
Syrja Eqerem Bej Vlora, 2000 libra të rrallë në fondin e artë!

Nga Gëzim Llojdia


Lidhur me traditën dhe koha kur shfaqen qartazi gjurmët e saj mesojmë se tradita e kësaj bibloteke zë fill herët.Prapa kohëve me mjegull.Kodikët ,dorëshkrimet e rralla të Himarës dhe Vlorës në shekujt XIII-XVI,bibloteka e Mekatit 1672,atë të familjes Vlora shekulli XVIII,bibloteka e Manastirit të Zvërnecit,atë të kishës Ortodokse 1916,të Odes së Tregëtisë 1920, biblotekën e Asimtarëve 1939,Librarinë “Shpresa” të Ibrahim Shytit si dhe mjaft biblotekave të pasura në familjet qytetare vlonjate.Kjo besohet të jetë jetëformimi i një institucion ndër më të rëndësisshëm të kulturës kombëtare.

Zanafillën e ka në vitet ‘36-‘37 dhe në të dytin,besohet në vitin ‘37 u konsolidua si një e tërë.Merren si pikë referimi një grup intelektualësh ,kuptohet s‘mund të ishin ndryshe të asaj kohe, që formuan “Biblotekën e Asimtarëve”.Por nga kujtimet që kam për A.Asllanin shfaqet edhe dora e tij,një dorë pushtetari të mirë.Këta intelektualë dhuruan nga pjesa e tyre libra duke përbërë një fond të tillë me rreth 2000-3000-4000 libra,që përvecse dëshirës përmbante edhe shenjën e respektimit të kulturës sonë dhe pasurimin e saj .Duke ndjekur rrëfimin e L.Gjikës mësojmë se në traditën dhe kulturën e Vlorës,një vend të vecantë zë Bibloteka e Vlorës.Në mjaftë dokumenta të shekullit të 18,shprehet ajo midis qëndrave të tjera kulturore përmendet bibloteka e familjes Vlora,Ismail Vlora,Ibrahim Pasha,Mustafa Pashë Vlora,të cilët rreth viteve 1812 kishin në banesat e tyre 5200 ekzeplarë,libra,dorshkrime.Pas kohës së Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje se krahas familjes Vlora,një pasuri kulturore si libri zotëronin familjet e Elmaz Xhafer Kaninës,Ibrahim Abdullait,Hamza Isait,Kolë e Kristo Karbunara,Xhavid Vranari,Jani Minga,Dom Mark Vasa,Osmen Shehu dhe Tol Arapi.Duke zbritur nëpër “orbitën” e kohërave në vitet ’20 siç përmendet edhe në shtypin e kohës,vend zë bibloteka e Syrja,Eqrem Vlorës.Një fakt gati i çuditshëm është se në këto bibloteka të rralla private përkarshi librave të botuar,pra të lidhur gjendeshin dorëshkrime të cilat përmbanin vlera enciklopedike,historike,letrare,etnografike,ku studjes si Karl Patçh,Mis Durhan,Zhusten Godar,Herbert,janë ndeshur me këto matëriale etnografike dhe këto ata përshkruajnë në studimet e tyre.Krjimi i këtyre biblotekave ishte inciativë e personave të veçantë privatë,të shtyrë nga ndenjat patriotike vunë në shërbim të kësaj kulture fondet e tyre të librave,ndërtesat e banimit si dhe derdhën financa.Fondet e librave ishin të pakta,ndërsa literatura nuk u shërbente të gjithë të interesuarve,por misioni i tyre ishte tepër i madh ato ngrehina kulturore u ngritën çdo ditë me nga një gurë në themele të kulturës sonë,shprehet drejtuesia e kësaj bibloteke.

Bibloteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,biblotekën private të familjes së njohur Vlora.Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim ,ishte gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj bibloteke shënohet aty te 14640 vëllime.Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turiqsht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip.Brend a këtij thesari kulturore kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla,Kurani.

Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime,korispodencë,kur e veçanta ishte korispodenca me shkrimtarin Duma.Sipas drejtores nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë biblotekë gjëndet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të biblotekës së Vlorës.

“Bibloteka e Arsimtarëve” është bibloteka e parë zyrtare e qytetit detar në pjesën jugperëndimore,ku ndihej era e valëve dhe prushëzimi I historisë.Daton vitin ’37,si kohëlindjeShërbyen dy dhoma të godinës së familjes Harxhi.Shtypi i kohës bënë fjalë për 7156 libra fond të kësaj bibloteke.Në gazetën “Jeta e re”,që e kishte syrin e botimit në këtë qytet,intelektualët i shtruan bashkisë kërkesën,për të ngritur një biblotekë publike.Kohë më vonë ,kryesisht pas luftës së dytë,me fondin ekzistues ,atë të Eqrem bej Vlorës mori formë ky institucion kulturor në këtë qytet.ثshtë pasuruar nga dhurimi i revistave,librave etj nga patriotë si Ibrahim Shyti,Ali Asllani,Musa Jonuzi,Dr Ali Mihali,Jani Minga,Reis Golemi,Kristo Karbunara,Mateo Matathia ,Pepe Zevi,Murat Tërbaçi,Ahmet Muka.Në Ujët e Ftohtë është shprehur shkrimtari Petro Marko,ishte një biblotekë e shkollës tregtare.Kurse shtegëtimet e biblotekës kanë një itenerar të zgjatuar duke rënë rreth e kryq e tërthor, qytetit me erën e jodit.Fillimisht në ndërtesën në Ujin e Ftohtë.Fillojnë lëvizjet,për një transferim tek shkallët e Kuzum Babasë në lagjen e njohur”Muradie”.Tek godina e shtëpisë së Eqerem bej Vlorës.Në vitin 1974 transferohet përsëri nga ajo godinë në ndërtesën e familjes Matathia,ku qëndroi për gati 22 vite,sepse fondet u shtuan dhe kërkesat e lexuesve për salla.Në vitin ’96 shprehet drejtuesja e saj morrën një letër largimi nga vendqëndrimi i fundit.që shprehte plagë të thella të hapura,në brazda vitesh.Godinës i shfaqur pronari dhe pasuria kulturore do të shpërngulej në një drejtim tjetër.Drejt Skelës.Në disa mjedise të papërshtatshme rreth 6-7 dhomëza, ku dikur kishin shërbyer si dhoma garderobe për pallatin e kulturës Labëria në Skelë,u sistemua gjithë pasuria prej 120 mijë ekzeplamrësh, libra, revista, dorëshkrime ,gjithshka që përbënin atë, që njihet si biblotekë.25mijë libra ishte fondi i biblotekës së fëmijve tepër e ngjeshur ,voluminoze dhe e pasuruar.

Drejtimi i biblotekës ka qënë pasurimi dhe përpunimi shkencor i fondit,në mënyrë që krejt kjo pasuri të arshivohej në bazë të teknikës bibliotekare.Thekësohet pasuria e kësaj bibloteke në fillim vitet 1993-’94 shkonte në 120 000 ekzemplarë,pasuri kjo e kulturës shqiptare e asaj bootërore.Ky trashgimnia e saj i ka shërbyer brezave për kulturimin e tyre,paisjen me dije.Në fondet e kësaj bibloteke qëndronë vepra të tilla si enciklopedia italiane,franceze,greke,ruse.Krahas këtyre zënë një vend të rëndësishëm vlerat albanologjike të autorëve botëror si Pouqeville,Antonio Baldaci,Justin Godart,Miss Durhami,Gazi Mustafa Kema,Aleksandër Ragkov I,P.Fulvio Cordignano,si Giovanna Biasotti,Hobhouse,J.C nga Petro Garzone Senatore,Thiers,Lamartiner,Lebeau.

Në këtë fond, një vend të rëndësishëm zënë botimet me vlera shumë të mëdha për Skënderbeun,Ismail Qemalin,Flamurin tonë kombëtar,vepra të akademikut Shaban Demiraj,Aleks Buda,nga shkrimtarët tanë Kadare , Agolli, Arapi, Marko, Musaraj, Asllani .Thesari, që disponon bibloteka e Vlorës,kohët e fundit iu shtuan vepra të një rëndësie të veçantë si Prof. Shaban Demiraj,Nermin Vlora,Renzo Falaski dhe nga fondacioni Soros.Por dhurata mmë e fundit është dhurmi i Ministrit të Kulturës Bujar Leskaj me 5 milion leke nga financat e tij personale ku do të blihen mbi 17 mijë libra ose 20% të fondit të librave të biblotekës si dhe dhuroi 200 libra në gjuhen shqipe dhe angleze.

Në vitin ’88 në 24 shkurt bibloteka e Vlorës e themeluar nga fondi i pasur i Vlorajve ,çuditërishtë rregjimi i kohës i vuri emrin e shkrimtarit vlonjat Shevqet Musaraj,duke lënë në haresë Vlorajt dhe veprën e poetit pushtetar Ali Asllanit, që i kishte kënduar Vlorës:

” Gjesdisa Europën,gjesdisa Azinë
gjer tek molla e kuqe,vajta gjerr në Kinë
E me re të bardha,dhashë edhe mora
Hazineja gjëja,kur më hante dora
e me re të bardha,mora dhe dhash
Porsi Vlorën time,një qytet nuk pashë…”

Ngjarjet shkurt-mars’97, që tronditën qytetin detar kryen aktin më të rëndë të killerit në hitrosin dhe kultrën e tij .Në mënyrë tragjike u shkatërrua bibloteka publike e qytetit me një vlerë të jashtzakonshme,që ishte krijuar, që prej vitit ’37.U dëmtuan i vetmi tempull i kultrës në qytet nga trazirat që ndodhën.Nga kjo u bë e mundur të ruhen vetëm 50-60% të këtij fondi.Kryesisht dëmtimet ishin në librin artistik shqiptar,të huaj si dhe fjalorët e metodët e gjuhëve të huaj. Drejtoria e saj L.Gjika e kujton mjegullishtë atë ditë kur varrhimësit e kulturës dhe neronët dogjën dhe vodhën thesarin e saj.Në mesditën e 16 marsit një telefonat me një zë të përshpejtuar më thirri:”Ti je drejtorja e biblotekës,këtu në Skelë,kanë hapur biblotekën dhe po rrëmbejne librat e saj”.Nën qiellin e zymtë,nën thirrje me plagë të thella.Me krisma kallashi shkova tek dera e saj.Disa djem me armë qëllonin në ajër, të tjerët rrëmbenin librat me arka,shqyenin dyertë,dritaret e saj.Thirra:”Mosni,mosni dhe u drejtova andej,por rojtarët me armë mu vursulën,”Cfarë do ti këtu”-Jam drejtoria e biblotekës,mos e prishni atë se ajo është pasuri e shqiptarëve.”Qofsh shëndosh,qërohu këtej apo do një këngë kallashi,më thanë.Nën vështrimin e përlotur ata vidhnin libra dhe mbushnin araka.U thirra disa herë.Mosni se kështu bëjnë neronët,po ku dëgjonin ata.Doja tu tërhiqja vëmëndjen:”Kështu u dogj edhe bibloteka e Kairos,dhe pas kaq vitesh kërkojnë pasurinë e saj,edhe fëmijtë tuaj nesër do të kërkojnë këtë pasuri,por ata ishin shkëmb dhe gur,me mëndje tek kallashi.Rrëmbeva fondin e albanologjisë,gazetat,librat e artë,boshatisa një dhomë në shtëpinë time dhe e mbajta 7-8 muaj deri sa u vu rendi.
Në mëngjez gjeta këtë bilancë.Vjedhur krejt librat artistike,shqiptar,të huaj,fjalorë dhe për fëmijë,shqyer dhe hequr të gjitha dyert dhe dritaret,vjedhur dhe marrë stendat.Morrëm blloqe,rërë dhe bëmë murrë duke vuvosur brenda atë pasuri që mbeti aty.Interesoheshim më vonë,banorët e zonës aty hiqnin blloqet dhe prishnin raftet,shkelnin për tokë libra dhe pasuri , i merrnin për të ngrohur gazetat.Bënim murre të rinj me financat tona duke murrosur prapa atyre mureve kulturën, që rrezikohej të zhdukej,siç dukej vetëm barbarët bënin kështu të zhduknin kulturën e një kombi dhe të një qyteti që ishte mbledhur pikë e nga një pikë nga puna dhe pasioni.Ishin vjedhur krejt Shekspiri, Balzaku,Kadare,Agolli,fjalore,albumet e rralla me fotot të Kosovës,që një kosovar i mirë i risolli këtë vit.Pas atyre mureve të pallatit të kulturës u murros për 8-9 muaj kultura e qytetit dhe pak njerëz e dinin sepse mund të rividhej sërish dhe dëmtohej pasuria kulturore.Libri teknik po dhe ai shkencor, që shpëtoi mund të cilësohet mrekulli se këtë llojë literature nuk e njihnin dhe nuk u hynte në punë.
Bibloteka e këtij qyteti detar ka disa kënde dhe fonde të veçantë në 12 ambientet e saj, të librit shqip dhe të huaj.Më interes sjell këndi amerikan,ku janë dhuruar nga ambasadorja e USA në Tiranë,M.Ris 2500 libra,por dhe kompjutera një projekt i kësaj të fundit dhuratë për biblotekën e djegur dhe të shkatëruar të këtij qyteti.Libra dhuratë janë në gjuhën angleze dhe shqyrtojnë kulturën amerikane.
Libri politik përfshinë rreth 5000-6000 tituj dhe fillon nga vitet 1800.Periodiku ka një diapazon më të gjerrë ku 2000-3000 janë koleksion shqip të periodikëve shqiptar të para çlirmit ku përfshihen gazetat:”Balli i kombit” ,”Tomorri”, ”Liria”, ”Korca” , Shekulli” ,”Bashkimi”,”Kombi”,”Shqiptari i Amerikës”.Janë një sërë revistash në gjuhë të huaja që kanë si objekt peshkimin,naftën,mjekësin ekonominë.Libri shqip ka një pasuri të madhe me autorë shqiptarë me rreth 250000 ku përfshihen autorët Kadare , Agolli , Kongoli,Podrimja,Krasniqi etj.Bibloteka e Ferizaj na ka dhuruar 20 libra të autorëve kosovarë poet me moshë të rinj dhe të vjetër në letrat shqipe.Në krejt totalin ekzistues të fondit prej 40 mijë librash edhe autorët vlonjtë janë një pjesë e këtij fondi.Janë 250 libra me 25 autorë ku më të përmendur janë B.Gace,I.Jahaj, E.Canaj. V.Vranari, H,Mece, C.Hoxha, Sh.Tigani,Xh.Lato.A.Abazi,A.Bita.P.Velaj,L.Cipa etj.
Në mesdimri 12 dhjetor 2001 bibloteka e këtij qyteti filloi funksionet e saj në godinën e bankës agrare të djegur.Sorosi i bëri një dhuratë për “shtëpi të re”,me 2000 libra, 12 kompjutera,tavolina,rafte të sjella nga shteti italian.
Bibloteka e këtij qyteti i shërben një popullësie prej 120 mijë banorë.Kanë pasuruar këtë thesar me dhurimet e tyre Sh.Demiraj,familja e Petro Markos,botuesi i “Toena”,Fatmir Toçi,Nermin Falaksi dhe dhjetra personalitete të tjerë.Edhe bibloteka e Lecces fqinje ka sjellur libra me vlerë në fondin e saj.
“Biblotekës së Vlorës po i dhuroj këto libra e revista,shkruante Ibrahim Shyti,me dëshirën e nxehtë të zemrës sime,sepse për gati një gjysëm shekulli ne u përgjakëm me armiqtë e kombit tonë,që të fitonin Lirin dhe Pavarësinë duke ndriçuar mendjet e njerëzve me dituri e kulturë.”Vlora,ky qytet lundërtar, që përkund në ullinjtë e brigjeve të tij legjenda dhe trimëri,shkruan Petro Marko,më duket si një libër enciklopedik që je i etur të shmallesh me të e të mëncurohesh prej saj nëpër kohët, që shkuan dhe nëpër kohët që vijnë.”
“Sa herë vijë në qytetin e Vlorës,shkruan Nermin Vlora Falaski,në vendlindjen e të parëve të mi,bibloteka e këtij qyteti mbledh në gjirrin e vet lexues e intelektualë,shkrimtarë e poetë,studjues e shkencëtarë,që gërmojnë nëpër libra për të mësuar mençurinë e botës së qytetëruar.”Nder emrat e dhuruesve permendet Ministri i Kultures Bujar Leskaj i cili i dhuroi kesaj bibloteke 5 milion leke dhe 200 libra.Duke qene i pari shtetar qe dhuron per kulturen ne keto vite tranzicioni.


#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top